“Na bllokuan në doganën malazeze!”, flet shqiptari: Jemi nisur nga Franca, na detyruan të hiqnim simbolet kombëtare
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Një protestues i cili vjen nga diaspora tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosn...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...

Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar përgjime të reja nga hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ndonëse Berisha ja atribuoi gabimisht përgjimet tenderave të Unazës, në fakt bëhet fjalë për një grup tjetër tenderash. është supervizioni i mirëmbajtjes me performancë të akseve nacionale të Shqipërisë.
Në bisedat e zhvilluara Balluku e pyet me habi Evis Berberin se çfarë janë këto tendera supervizioni që ka hapur dhe pse i ka bërë me afat tre vjeçar.
Sipas përgjimeve, në orën 18:07, shtetasja Belinda Balluku ka dërguar një fotografi, si ajo nga sistemi elektronik i prokurimeve, në të cilën janë listuar procedurat e prokurimit të publikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në datën 17 mars të vitit 2022. Fotoja përmban konkretisht procedurat:
Loti 4: Kontrata D “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Jugor”;
Loti 3: Kontrata C “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendor dhe Juglindor”;
Loti 2: Kontrata B “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit Qendor dhe Verilindor”;
Loti 1: Kontrata A “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit verior”;
Pasi i dërgon foton ministrja e pyet vartësin e saj sa më poshtë:
Belinda Balluku: “Per kte flet ky se ka rene dakord me Ramen! Dyta pse ia ke bere për 3 vite? Se është çmenduri! Merru me kto se do me çmendesh. Sqaroji atij kurve qe nuk do hapen procese te reja se nuk lejojne financať”.
Evis Berberi: “Ok”.
Belinda Balluku: “Ca jane kto supervizione qe paske hap ti???”. |
Evis Berberi: “Po pra për tre vite! Janë të mirëmbajtjes “.
Belinda Balluku: “Kane mirembajtjet supervizion? Se i ke hapur ti? E po nje do ta marr ky super k… ia ka premtuar R”.
Por kush është k*rva që i referohet ministrja, i cili ka rënë dakord me R?
Tenderat
Katër tenderat për supervizionin e mirëmbajtjes me performancë të akseve kombëtare të Shqipërisë u shpallën në 17 mars të vitit 2022 dhe u zhvilluan një muaj më vonë, pra në 18 prill, me një fond limit total prej 1.84 milionë euro.
Fituesit e tenderave u shpallën në fund të qershorit 2022. Sipas dokumentave zyrtare të konsultuar nga Kapitali, loti i parë ai i “Supervizon punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit verior” u fitua nga bashkimi i kompanive ArchiSpace dhe Ave Consulting me vlerën 440 mijë euro.

Fituesi i lotit 1
Loti i dytë, supervizioni për mirëmbajtjen e rajonit qëndror dhe atij verilindor u fitua nga Net Group e Evis Berberit dhe SWS Consulting Engineering me vlerën 454 mijë euro.
Loti i tretë u fitua nga bashkimi “TRANSPORT HIGHWAY CONSULTING” & “ARABEL – STUDIO” & “LEAD CONSULTING” me 275 mijë euro, ndërsa loti i katër u fitua nga përbindëshi “A & E ENGINEERING e lubisë së marrë nën akuzë nga SPAK për korrupsion, Entela Çano, me vlerën 475 mijë euro.
Entela Çano, pronare e A & E Engineering
Megjithatë, Çano është një zonjë dhe kjo e përjashton automatikisht nga identikiti, pasi Balluku i referohet ky k*rva në bisedat e përgjuara. Po kështu Net Group pasi ajo ishte praktikisht kompania e vet Berberit. Kështu që mbeten dy kompani.
Në kërkim të k*rvës
Përjashtimi i Çanos dhe Berberit e ngushton identikitin e k*rvës që kish rënë dakord me R-në, tek kompanitë e dy loteve. Ato janë loti 1 dhe loti 3.
Më konkretisht loti 1 u fitua nga bashkimi i kompanive Archi Space dhe Ave Consulting. E para zotërohet nga Rais Petrela, një arkitekt i përfolur si shërbëtor i Erion Veliajt, teksa mbrojti publikisht me një shkrim ndërhyrjet në Sheshin Skënderbej.

Rais Petrela, pronar i ArchiSpace
Ave Consulting zotërohet nga Arben Dervishaj, ish zëvendëspresidenti i FSHF-së i arrestuar në skandalin e inceneratorëve.

Arben Dervishaj, pronar i Ave Consulting
Ndërkohë loti i tretë u fitua nga “TRANSPORT HIGHëAY CONSULTING” & “ARABEL – STUDIO” & “LEAD CONSULTING”. E para zotërohet nga Engjëll Caka, ndërsa kompania e dytë dhe e tretë zotërohen respektivisht nga Ana Nishku dhe Ardit Kane. Por me herët pronarë të kësaj kompanie kane qenë njerëz të lidhur me Berberin si Brunilda Buli, të cilin ish drejtori i ARRSH-së e quante teze në përgjimet e transkriptuara nga SPAK në dosjen e tij.
Kjo e ngushton edhe më tej identikitin e k*rvës në një nga dy kompanitë fituese të lotit 1. Pra mes Rais Petrelës dhe Arben Dervishajt. Ndonëse përfitues të fondeve publike, të dy këta personazhe janë të vegjël për të shkaktuar mllef dhe acarim tek Belinda Balluku. Ndaj dyshimet janë se tenderi i fituar nga dy kompanitë është marrë për llogari të një pronari mediatik, çka përforcohet nga fakti që një rresht me sipër në përgjimet e transkriptuara, Balluku flet për rreth mediatik.
Nuk dihet nëse SPAK e ka gjetur k*rvën që kishte marrë miratimin e R-së për të marrë tenderin. Por paratë e buxhetit në Shqipëri kështu u bitisën. Në punë k*rvash./kapitali
Gazetarja Ola Xama ka reaguar publikisht mbi listën e investimeve publike për vitin 2026, duke ngritur shqetësime serioze mbi mënyrën...
Autoritetet spanjolle u kanë kthyer përgjigje zyrtare institucioneve shqiptare, duke konfirmuar se Gilmando Dani dhe Mustafa Shaljani, i njihur si "...
SPAK kërkoi të martën Kuvendit që të japë autorizimin kësaj prokurorie që të marrë masë tjetër nda...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje tronditëse lidhur me aksionin e SPAK kundër një grupi kriminal që dyshohet se ka vepruar brenda ...
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të zv/kryeministres Belinda Ballu...
Janë publikuar pjesë nga një dosje hetimore që përmban komunikime mes zv.kryeministres Belinda Balluku dhe Evis Berberit, lidhur me s...
Një incident është regjistruar në një apartament në lagjen Pavarësia, ku një bombol gazi ka marrë flakë n&eu...
Ujërat e zeza të cilat kanë dalë sheshit po rrezikojnë dhjetëra familje në lagjet e Këlcyrës. Ndonëse ankesa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për ish-prokurorin Xhevahir Lita. KPK kishte vendosur për Li...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, q...