Zvicra mori për herë të parë kryesimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të hënën, më 1 maj. Në këtë rol, Zvicra dëshiron ta realizojë reputacionin e saj si ndërmjetëse dhe ndërtuese urash, tha ambasadori i OKB-së, Pascale Baeriswyl.
Megjithatë, reputacioni i Zvicrës tradicionalisht neutrale është dëmtuar që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.
“Në qarqet politiko-diplomatike, politika e jashtme zvicerane e 18 muajve të fundit të jep arsye për ta tundur kokën”, tha eksperti politik, Christoph Frei, nga Universiteti zviceran i St Gallen, për agjencinë e lajmeve, DPA.
Sipas tij, arsyet përfshijnë hezitimin në fillim për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë dhe refuzimin e vazhdueshëm për t’i ndaluar aleatët të transportojnë municione zvicerane në Ukrainë, pavarësisht politikave neutrale të Zvicrës.
Vendi ka refuzuar gjithashtu një ftesë nga shtetet më të industrializuara (G7) për t'u bashkuar në një grup pune për t’i gjurmuar fondet e mbështetësve të presidentit rus, Vladimir Putin .
“Ne jemi në rrugën drejt humbjes së miqve” tha Frei.
Raportimet kritike ndaj Zvicrës janë shtuar, sipas Ministrisë së Jashtme të Zvicrës. Por, sipas ministrisë, nuk ka asnjë indikacion deri më tani “për një përkeqësim të konsiderueshëm në perceptimin e përgjithshëm për neve që do të kishte pasoja negative të qëndrueshme”.
Për shkak të kritikave ndaj vendit të tij, Frei thotë se ai ka marrë mesazhe armiqësore. Ai thotë se gjatë javëve të fundit ka marrë letra me përmbajtje si “Ti je tradhtar i vendit, luftënxitës, gomar”.
Presidenca e Këshillit të Sigurimit ndërron sipas një radhe të paracaktuar çdo muaj. Para Zvicrës, presidencën e Këshillit të Sigurimit e kishte Rusia, gjë që gjithashtu kishte nxitur kritika të shumta.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
1 Maj10:46
Parandalohet krimi në familje në Grabovë të Gramshit! Babai kërcënonte se do vriste fëmijët, policia i gjen arsenal armësh
Gjergj Sotiri, 53 vjeç iu gjet në banesë nga policia arsenal armësh pa leje, 5 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe fishekë.
N&...
AKTUALITET
1 Maj10:46
Hetimet - Vrasja e kenianes drejt zbardhjes/ Dyshime mbi deklarimet e mikeshave
Pas shoqërimit të 6 personave, të cilët u morën më pyetje lidhur me ngjarjen ende misterioze te kenianes, 22-vjeçares Joy...
AKTUALITET
1 Maj09:19
Harta e re gjyqësore, nga sot “shkrihen” 9 gjykata e prokurori
TIRANË-Sot nis faza e dytë e implementimit të hartës së re gjyqësore, ku nuk do të funksionojnë 9 Gjykata të Shka...
AKTUALITET
1 Maj09:18
Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Prokuroria shqiptare plotëson dosjen për të ekstraduar britanikët drejt Tiranës
TIRANË- Dy persona janë në arrati nga grupi i Edmond Haxhisë, i formuar për të vrarë biznesmenin Ardian Nikulajn. Auto...
AKTUALITET
30 Prill22:37
Prisnin të deportoheshin, shqiptarët arratisen nga kampi në Angli
13 kriminelë të huaj, mes tyre 7 shqiptarë janë arratisur nga një kamp emigracioni në Angli.
Mediat angleze bëjnë me ...
AKTUALITET
30 Prill19:41
Arrestimi i shqiptarit bën “bujë” në mediat e huaja! Dailymail: Shqiptarët, kontingjenti më i madh i të burgosurve të huaj në Britani
BRITANI E MADHE- Arrestimi i Fatmir Limanit ështe bërë sërisht kryefjalë në mediat britanike. Ashtu si Dosja.al raportoi, L...
AKTUALITET
30 Prill16:00
VIDEO- Aksident i rëndë në Vlorë/ Përplasen dy makina, njëra përfundon në lokal, dy të plagosur
VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në nj&...
AKTUALITET
30 Prill10:00
Shqiptarja “e pafuqishme” përballë ligjeve britanike, 45-vjeçarja: Fëmijët nuk hanë ushqimin që na ofrohet, s'na lejohet të hapim dritaret
BRITANI E MADHE- Shqiptarja e quajtur Hyrje, që jeton në hotel thotë se dy fëmijët e saj nuk duan të hanë, sepse ushqimi nu...
AKTUALITET
30 Prill08:00
Prodhimi vendas në rrezik nga rritja e kostove, pagave, konkurrencës nga importi dhe emigracionit
Prodhuesit përsërisin shqetësimin se nga rritja e kostove, për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të para, që ...
AKTUALITET
29 Prill22:00
Detajet, e shkuara kriminale e Harry Simpson. Vëzhgoi Ardian Nikulajn
Vijon të mbetet në arrati Harry Simpson, një prej pesë anglezëve të kërkuar për vrasjen e Ardian Nikulajt. Simpson kis...