
Çapjat të zhytur në hasmëri me grupin Çela, kishin dyshime se Dumani ishte paguar ti eliminojë me antitank. Kjo ngjarje duket se u përdor nga Florenc Çapja dhe Bledar Muça, me qëllim për të takuar Dumanin. Dumani u thirr në një takim sqarues. Ndërmjetës ishin Elvis Çaushllari i njohur si ‘Vis Korçari’ dhe Eljo Bitri.
Takimi sqarues përfundoi me një kontratë vrasjeje me pagesë. Shënjestra ishte Sokol Sanxhaktari. Dhëndri i ish kryebashkiakut të ndjerë Qazim Sejdini. Sanxhaktari, ishte një prej njerëzve më të afërt të Suel Çelës aso kohe.
“Kur shkova aty, pashë njerëz me automatik në dorë, thashë unë pse, ne kemi ardhur si miq këtu apo si armiq se nuk mora vesh. Edhe i thashë atij, ore se mos na hajë njeri në besë këtu ne, “jo e lali ç’ke ti, ça do të hajnë n’besë, ke ardhur me mua këtu”. Hajt të besoj ty tani unë, u bë puna, erdha deri këtu unë……. hyj brenda unë, mirëmbrëma çuna, mirëmbrëma i fola”.
Ndonëse ai shkoi atje për t’u sqaruar, Dumani iu ofrua një kontratë 200 mijë euro për kokën e Sanxhaktarit si fillim.Lista ishte e gjatë me njerëzit e Suel Çelës në shënjestër…
“Ti je shok i mirë, më tha Bledi, Bled Muça”, po duam të na ndihmosh, se kemi halle të mëdha. Ça hallesh ke ti, ti mbarojmë ne, çfarë do qyteti. Ti na mbaro këtu, se këtu na kanë vënë në kurriz shtetin Çelajt. Pra, bëhej fjalë për Suel Çelën. Atë nuk e kapim dot për momentin. Po ti do na ndihmosh të heqim disa krahë të atij. Një nga këto ishte Sokol Sanxhaktari.
Pas këtij takimi ata i dhënë dorën njëri-tjetrit, dhe Dumani nisi studimet në terren. Edhe pse mori informacion nga miku i tij Festim Qoli për vendodhjen e Sanxhaktarit, Dumani e neglizhoi këtë punë.
“Ishte koha që duhet të isha më i angazhuar për ngjarjet e Erjon Alibejt, sa me Çapjat. Me thënë të drejtën edhe nuk kisha qejf të merresha me ata, sepse historia kishte nisur se ata nuk jepnin pagesat, ishin vrarë për punë pagesash, edhe nuk doja që edhe vet të përplasesha me ata. Përderisa unë nuk kisha punë me ata”.
Ditën kur Sokol Sanxhaktari vrau shokun e tij Florjan Lamçja, Nuredin Dumani e mbante atë në vëzhgim.
“Atë natë që kishte qenë aty ai, po të kishim rënë dakord, po të më kishin dhënë lekët ata mua, që atë natë kishte për të ndodhur, para se të bënte atë që bëri ai…”.
Atë natë, Sanxhaktari kreu vetë një vrasje nën efektet e alkoolit dhe përfundoi në burg. Ishte fati, që i shpëtoi jetën pikërisht mbrëmjen kur i mori jetën shokut të tij./Top Channel
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
17 Shtator22:21
Projektligji për gjininë/ Xheni Karaj e LGBT: Të përfshihen edhe transgjinorët, të cilët nuk përputhen me seksin e tyre të lindjes
Xheni Karaj nga Aleanca LGBT+ ka sqaruar pozicionin e saj dhe të organizatës që përfaqëson në lidhje me projektligjin “P&e...
AKTUALITET
17 Shtator22:01
Gazetarët denoncojnë planet e PS për kufizim të mediave në Parlament: Do të mbyllet “ishulli” i fundit që na ka mbetur për të bërë pyetje
“Planet e diskutuara së fundmi, për të mos lejuar kamerat brenda sallës së seancave plenare dhe për të kufizuar akses...
AKTUALITET
17 Shtator21:39
Skandali/ Katër muaj nga zgjedhjet e 11 Majit, 3300 numërues nuk kanë marrë ende pagesat
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 4 muaj nga zgjedhjet e 11 Majit ,3300 numërues nuk kanë marrë pagesat e tyre për punë...
AKTUALITET
17 Shtator21:29
Aksident në Pogradec, plagoset rëndë drejtuesi i motorit
Një aksident ndodhi këtë mbrëmje, mbeti i plagosur drejtuesi i një motori. Drejtuesi i një motori gjendet në rrugë i r...
AKTUALITET
17 Shtator20:22
Fondacionet e Sorosit u dhanë 80 milionë dollarë grupeve terroriste dhe ekstremiste
Nga Ryan Mauro, Capital Research
Që nga viti 2016, Fondacionet e Shoqërisë së Hapur (OSF) të George Soros-it, që tani drejto...
AKTUALITET
17 Shtator20:16
Me fermë kanabisi në Britani/ ‘Më shkatërrohet martesa nëse kthehem në vendlindje’, shqiptari i shpëton deportimit
Një shqiptar, trafikant droge, arriti t’i shpëtonte për momentin deportimit në Sqhipëri, falë pezullimit të vendimit t&...
AKTUALITET
17 Shtator19:47
Kush i vodhi fondet e Brukselit? Delegacioni special i BE, takim me Dumanin
Bashkimi Europian ka vendosur të vihet vetë në lëvizje për skandalet me fondet që ata japin për Shqipërinë. Fondet ...
AKTUALITET
17 Shtator17:05
Dhoma e Avokatisë Vlorë thirrje KLGJ-së: Çdo ditë vonesë në shqyrtimin e çështjeve është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë ka shprehur shqetësimin e saj për situatën në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit t&eum...
AKTUALITET
17 Shtator18:17
Skema piramidale online, flet para gjykatës nëna e një prej të akuzuarve: Lekët ia dhashë vetë, nuk e dinim që ishte e gabuar
“Arrest me burg” me afat 60-ditor ka vendosur Gjykata e Fierit për 4 prej të arrestuarve në kuadër të operacionit policor...
AKTUALITET
17 Shtator17:29
"Jeni gjobitur me...", mesazhe me gjoba të rreme, AKSK paralajmëron qytetarët
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka parlajmëruar qytetarët se po qarkullon një mesazh smishing që mashtr...