
Duke nisur nga mbrëmja e sotme dhe përgjatë të paktën 48 orëve në vijim, vendi do të përfshihet nga reshje intensiove dhe të dendura shiu, me erëra të forta, por në disa zona priten edhe reshje dëbore. Veriu i vendit është territori më i rrezikuar nga moti i keq që pritet të "pushtojë" vendin.
Në një mbledhje të zhvilluar sot me 12 prefektët e qarqeve dhe kryetarët e bashkive që konsiderohen zona me rrezikshmëri të lartë për përmbytje, u theksua nevoja për një bashkërendim dhe koordinim periodik mes pushtetit vendor dhe ministrisë së Mbrojtjes, asaj të Brendshme, ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, me qëllim përballimin e situatës dhe shmangien e sa më shumë dëmeve.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, u kërkoi kryebashkiakëve të qyteteve që pritet të goditen më shumë nga moti i keq, që të kërkojnë numrin e nevojshëm të eskavatorëve të krahë të gjatë dhe automjete të larta.
“Besoj se të gjithë prefektët janë të vetëdijshëm që kemi një dritare veprimi tani për të marrë ende disa masa parandaluese deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme. Dua vëmendjen e të gjithë kryetarëve të bashkive të cilët kanë situata problematike me përrenj të cilëve nuk u janë bërë prita lumore të domosdoshme, me vendodhje fshatrash të cilat kanë ose situata grykëderdhjesh ose situata ku ngushtohet shtrati për efekt të një ndërhyrje urbane siç ka Vaidejë specifikisht. Menjëherë pas kësaj mbledhjeje t’i transmetonit qoftë Ministrisë së Mbrojtjes, AKMC-së, qoftë kolegëve të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Bujqësisë nevojat për mjete ekskavatorë me krahë të gjatë që keni. Elementi i dytë, nevoja për mjete të kalueshmërisë së lartë”,- tha Vengu.
Gjithashtu, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zhvilloi një inspektim në hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe pas pak mbledh Komitetin e Emergjencave Civile, në zyrat e Prefekturës së qarkut Shkodër, ku edhe intensiteti ireshjeve do të jetë më i madh.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
17 Nëntor17:03
Alarmi për motin e keq në vend, reagojnë Emergjencat Civile: Ja qarqet që kanë më shumë rrezik
Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se ditët 17–18 nëntor 2025 do të shoqërohen me reshje të dendura shiu në p...
AKTUALITET
17 Nëntor16:51
Vrasja e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar/ Policia kontrollon bizneset e viktimës
Policia greke ka vijuar hetimet për vrasjen e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar, ngjarje e cila ndodhi më 5 tetor në Finikounda t&eu...
AKTUALITET
17 Nëntor16:29
Bregdeti përgatitet për stuhi! Nga Durrësi, në Fier e Vlorë ngrihet alarmi! Pezullohen anijet
Në Vlorë, Fier dhe Durrës autoritetet po marrin masa për të përballuar reshjet me intensitet që pritet të bien në...
AKTUALITET
17 Nëntor16:23
Vrau Martin Canin, Prokuroria kërkon 25 vite burg për 14-vjeçarin Mario Përlleshaj
Prokuroria e Tiranës ka paraqitur pretencën për 14-vjeçarin Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Martin Canit dhe plagosj...
AKTUALITET
17 Nëntor15:58
Partia Demokratike protestë para Kryeministrisë, çfarë pritet të ndodhë
Partia Demokratike sonte do të zhvillojë një protestë para Kryeministrisë. Protesta do të nisë në orën 18:00.&nbs...
AKTUALITET
17 Nëntor15:34
Vodhi 5 milionë lekë në 3 biznese të ndryshme, arrestohet 36-vjeçari në Vlorë
Një 36-vjeçar është vënë në pranga sot në qytetin bregdetar të Vlorës, pasi dyshohet se është au...
AKTUALITET
17 Nëntor15:24
"Zhurmë për të hequr vëmëndjen nga mega skandalet"/ Arben Ahmetaj: Nuk ka kërkesë të re për ekstradim, lajmi i sotëm është i rremë
Arben Ahmetaj ka mohuar kategorikisht lajmet e qarkulluara sot që pretendojnë se Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar një kër...
AKTUALITET
17 Nëntor14:50
63-vjeçari humbi jetën në punë, shpallet në kërkim administratori i subjektit
Një 63-vjeçar ka humbur jetën një ditë më parë në punë pasi ra nga lartësia e një banese ku punonte.
...
AKTUALITET
17 Nëntor14:43
Ekzekutimi i Gentian Bejtjas, ja sa vite burg kërkon Prokuroria e Tiranës për Ilir Beqarajn
Gentian Bejtja
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë...
AKTUALITET
17 Nëntor13:52
Rruga e "vdekjes" në Fier, 1 kilometër pa trotuar, pa ndriçim dhe pa siguri për këmbësorët
Një kilometër rrugë që lidh qytetin e Fierit me lagjet Zhupan, Drizë dhe Peshtan i Vogël është kthyer ndër vite n...