
Një vatër zjarri e ndezur për shkak të pakujdesisë ka përfunduar me arrestimin e një personi, dëme të mëdha materiale dhe plagosjen e një shtetasi në fshatin Lumth të Lushnjës.
Sipas informacionit zyrtar nga policia, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 57 vjeç, banues në këtë fshat. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturinat, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit si pasojë e përhapjes së shpejtë.
Zjarri ka depërtuar në tokën e fqinjit të tij, shtetasit A. A., duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Nga flakët janë shkrumbuar plotësisht një mjet bujqësor (zetor), një rimorkio, si dhe baza ushqimore që pronari kishte grumbulluar për blegtorinë.
Në përpjekje e sipër për të shpëtuar pronën dhe për të shuar flakët, vetë i zoti i tokës, shtetasi A. A., ka pësuar djegie në trup. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Korrik14:34
Kapet me doza kokaine në automjet, arrestohet 38-vjeçari në Mëzez
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike, gj...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
10 Korrik13:58
VIDEO/ Banorët e fshatit Homezh në Pogradec shtrojnë rrugën me shpenzimet e tyre: Shteti na ka harruar
Banorët e fshatit Homezh në Bashkinë e Pogradecit janë detyruar të marrin vetë punën në dorë për të sht...
AKTUALITET
10 Korrik13:59
Tentoi të bëhej gjyqtare/ KLGJ rrëzon kërkesën e motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirko
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka rrëzuar kërkesën e Pamela Qirkos, ish-anëtare dhe ish-kryetare e Komisionit të Pavarur t&...
AKTUALITET
10 Korrik13:30
Princ Leka bëhet me djalë! Blerta Celibashi sjell në jetë Aleksandrin
Një lajm i bukur ka ardhur për familjen mbretërore shqiptare. Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi, janë bër&eum...
AKTUALITET
10 Korrik13:29
Ndryshohen masat e sigurisë për 3 vajzat e dyshuara për dhunimin e 17-vjeçares në Fier
Gjykata e Fierit ka ndryshuar masat e sigurisë për tre vajzat e përfshira në ngjarjen e dhunimit të një 17-vjeçareje, ras...
AKTUALITET
10 Korrik13:10
SPAK zbardh rolet në grupin kriminal ‘Revanshi’, dënohen ish-efektivi i RENEA-s dhe 4 të tjerë
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për një fraksion të dosjes “Revanshi”, duke dënuar me burgim 5 anëta...
AKTUALITET
10 Korrik13:01
‘Uji si mjet ndëshkimi’/ Vangjeli: Të rikthehet menjëherë furnizimi për qytetarin në nevojë, Arben Kalemaj
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka reaguar për rastin e qytetarit Arben Kalemaj, duke k&eu...
AKTUALITET
10 Korrik12:08
“Mos e përdorni vizën turistike për lindje”, Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë për pasojat: Rrezikoni
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim ku paralajmëron qytetarët shqiptarë për përdo...
AKTUALITET
10 Korrik11:34
FOTO/ Ekzekutoi bashkëshorten, momenti kur 62-vjeçari del me çifte nga shtëpia
Fotoja që shihni tregon momentin dramatik pak para krimit të rëndë që ndodhi dje në Shkodër, ku burri vrau gruan. Ngjarja n...
AKTUALITET
10 Korrik11:35
80-vjeçari dënohet me burg për dhunë ndaj gruas shqiptare dhe dy fëmijëve të saj
Një gjykatë në Itali ka dënuar me 3 vite e 3 muaj burg një 80-vjeçar nga Presicce-Acquarica, në provincën e Le&ccedi...