VIDEO/ Policia qëllon me plumb gome pedagogen
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit. Ata u dëbuan ...
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe ...
Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin nr. ...

Planifikimi dhe zbatimi i investimeve publike gjatë vitit 2024 ka shfaqur rreziqe të konsiderueshme, të lidhura kryesisht me paqëndrueshmërinë e planeve buxhetore dhe problematika strukturore në menaxhimin e projekteve kapitale.
Të dhënat nga “Deklarata e Posaçme e Rreziqeve Fiskale” nga Ministria e Financave për fitin 2024 tregojnë se, ndonëse procesi është mbështetur në kuadrin ligjor në fuqi, ndryshimet e shpeshta gjatë vitit kanë krijuar pasiguri për financat publike.
Gjatë vitit 2024, planet buxhetore për shpenzimet kapitale janë rishikuar disa herë përmes akteve normative. Në vijimësi, diferencat mes projektbuxhetit, buxhetit fillestar dhe atij përfundimtar kanë evidentuar rreziqe për buxhetin e shtetit, duke çuar në shtyrje të afateve të projekteve ose në krijimin e detyrimeve të prapambetura.
Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë devijanca të ndjeshme mes fazës së parë të PBA-së, buxhetit fillestar dhe atij përfundimtar për shpenzimet kapitale, çka tregoi pasiguri në menaxhimin afatmesëm të investimeve publike. Këto luhatje kanë vështirësuar parashikueshmërinë e financimit dhe zbatimin në kohë të projekteve.
Ministria e Financave është shprehur se, gjatë vitit janë evidentuar edhe problematika strukturore, që kanë ndikuar në rritjen e kostove të projekteve dhe në nevojën për fonde shtesë të paparashikuara në PBA.
Vonesat lidhen, ndër të tjera, me vështirësi në zbatimin e plotë të procedurave të reja për menaxhimin e investimeve publike, mungesë analizash të thelluara nga institucionet përfituese në fazën e propozimit të projekteve, si edhe me rishpërndarje të shpeshta të fondeve nga ministritë e linjës dhe institucionet buxhetore.
Një tjetër problem mbetet përditësimi jo në kohë i Listës Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare, përfshirë projektet që realizohen përmes partneriteteve publik-private.
Sipas vlerësimeve zyrtare, këta faktorë përbëjnë rreziqe të drejtpërdrejta për disiplinën fiskale dhe për efikasitetin e shpenzimeve publike. institucionet theksojnë nevojën për një planifikim më të qëndrueshëm afatmesëm dhe për zbatim më rigoroz të kuadrit ligjor, në mënyrë që investimet publike të realizohen me kosto më të kontrolluara dhe pa vonesa që rëndojnë financat e shtetit.
Shpenzimet për investime në 2024 janë planifikuar sipas metodologjisë së miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 887, datë 27 dhjetor 2022, për menaxhimin e investimeve publike, ndërsa financimi është ndarë sipas udhëzimeve standarde për përgatitjen e buxhetit, ndërkohë që ka pasur dallime politikave ekzistuese dhe atyre të reja.
Prioritet në financim u është dhënë projekteve kapitale të papërfunduara që priteshin të mbylleshin, projekteve ende të panisura por me angazhime ligjore të miratuara në Programin Buxhetor Afatmesëm (PBA), si edhe investimeve të financuara gjatë vitit fiskal./Monitor
Tensionet janë rikthyer në ambientet para Kryeministrisë, teksa një grup aktivistësh të lëvizjes “Shqipëria B&eu...
Këtë të hënë moti i keq ka përfshirë disa zona të vendit. Në qarkun e Gjirokastrës kanë vazhduar reshje...
Pas skandalit në Vlorë, ku banorët ndejtën më shumë se pesë ditë pa një pikë ujë në çezmat ...
Prej dy ditësh, Shkodra është përfshirë nën kushtet atmosferike jo të favorshme, të tilla si reshje shiu dhe dëbo...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka përcjellë një mesazh me rastin e 35-vjetorit të gazetës “Rilindja Demokrati...
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Peqin–Elbasan”, në fshatin Bradashesh, një aksident rrugor me pasojë vdekj...
Në arenën politike shqiptare po rikthehet debati për një qeveri teknike si një mundësi për të dalë nga kriza politi...
Një hajdut shqiptar i deportuar dy herë ka ngacmuar Ministrinë e Brendshme britanike duke filmuar veten duke festuar në seksionin VIP t&eu...
Fillimi i vitit të ri ka nisur me një bilanc tragjik në rrugët e vendit, duke ngritur alarmin për sigurinë rrugore. Në nj&e...
Kushtet e pafavorshme të motit kanë ndikuar në lundrimet e trageteve në linjën Durrës–Bari. Sipas Autoritetit Portual Durr&...