
Sektori bujqësor pritet të ketë një transformim të modelit se si funksionon në Shqipëri, me synim që të fuqizohet dhe të rritet pesha e tij në Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Ky transformim parashikohet të ndodhë në katër vitet e ardhshme. Në programin e saj qeverisës, qeveria planifikon kalimin nga ferma e vogël tradicionale tek ferma moderne e lidhur me tregun nëpërmjet “Contract Farming”, përmes nxitjes e krijimit të Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor, apo të njohura ndryshe si kooperativa dhe modeleve të ekonomisë së shkallës.Pilotimi do të fillojë në 5 bashki, të cilat kanë edhe bujqësi të zhvilluar.
Por çfarë është “contract farming?”
Ky koncept i referohet “bujqësisë me kontratë”, pra një marrëveshje që nënshkruhet midis fermerit dhe blerësit i cili mund të jetë kompani, përpunues apo eksportues ku përcaktohen paraprakisht kushtet e prodhimit dhe të shitjes së një produkti bujqësor.Përmes kësaj kontrate fermeri merr përsipër të prodhojë një kulturë të caktuar apo të rrisë bagëti sipas standardeve të përcaktuara nga blerësi.
Ndërsa blerësi angazhohet të blejë produktin nga fermerët, më kushte të paracaktuara, si çmimi, sasia cilësia dhe afatet.
Shpesh blerësi mund të ofrojë inpute bujqësore si fara, plehra kimikë, këshillim teknik apo financim paraprak. Ndër përfitimet e fermës me kontratë është siguria e tregut dhe çmimit për fermerin. Siguri furnizimi dhe cilësie për blerësin.Sa i takon Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor apo kooperativave moderne, ligji në Shqipëri ekziston prej kohësh por nuk ka funksionuar siç duhet në terren. Kjo për shkak edhe të mentalitetit që kanë fermerët shqiptarë, të cilët tremben nga ideja e bashkimit të tokave vetëm në funksion të kultivimit, të pajisjeve bujqësore apo të prodhimit./scan
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
21 Shtator14:48
EMRI/ Vodhi automjetin dhe e shiti për skrap, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë
Një 42-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ditën e djeshme kishte vjedhur një automjet në rrugën “...
AKTUALITET
21 Shtator14:02
VIDEO/ Tentoj të korruptonte policinë, arrestohet 36-vjeçari në Durrës
Policia ka arrestuar sot një 36-vjeçar pasi drejtonte automjetin e tij tip BWV nën efektin e alkoolit. Ai tentoi të korruptonte efe...
AKTUALITET
21 Shtator13:52
Aksident në Otllak të Beratit, motori përplaset me automjetin, përfundon në spital shoferi
Një aksident raportohet të ketë ndodhur në fshatin Otllak të Beratit.
Në aksident është përfshirë një ...
AKTUALITET
21 Shtator13:36
Trafikonin armë zjarri nga Shqipëria në Angli, dy të arrestuar në Tiranë! Pistoleta ishte fshehur brenda televizorit
Policia e Tiranës ka organizuar një operacion kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Anglisë. Gjat...
AKTUALITET
21 Shtator13:07
Makina del nga rruga në Lumin e Vlorës, plagoset shoferi
Një automjet i tipit fuoristradë ka dalë nga rruga në aksin e njohur si “Rruga e Lumit të Vlorës”, në afër...
AKTUALITET
21 Shtator13:03
E pazakontë në Vlorë! Adoleshenti godet me gërshërë 40-vjeçarin
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë, ku një adoleshent 17-vjeçar ka sulmuar një 40-vjeçar me një mjet...
AKTUALITET
21 Shtator12:59
Sot në Tiranë, përkujtimore në nder të aktivistit konservator Charlie Kirk
Të dielën, më 21 shtator, do të mbahet në Tiranë një përkujtimore për aktivistin e ndjerë, Charlie Kirk.
P&eu...
AKTUALITET
21 Shtator12:43
‘Diella’ kthehet në hit parodik: Vëllezërit Lleshi sfidojnë ministren e Ramës
Ministrja digjitale e Ramës, ‘Diella’, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të mediave ndërkombëtare, por edhe të ...
AKTUALITET
21 Shtator12:46
U arrestua për trafik armësh drejt Britanisë, kush është shkodrani i dënuar për plagosje dhe çiklist me ekipin e Vllaznisë
Njëri prej personave të arrestuar për trafikun e armëve drejt Britanisë së Madhe të fshehura brenda televizorëve rezul...
AKTUALITET
21 Shtator12:23
Ish-kryenegociatori Zef Mazi nxjerr zbuluar Ramën: E pamundur hyrja në BE deri në 2030!
Zef Mazi kundër shkrirjes së Komisionit të Integrimit: një sinjal negativ për prioritetin europianIsh-kryenegociatori i Shqipëris&...