AKTUALITET

"Në një botë ku gjithçka po kthehet në “me qira”!" Analiza: Ekonomia e abonimeve, a po përqafohet si model nga shqiptarët?

M.B. Përditësimi i fundit 24 Maj 2025, 07:39

"Në një botë ku gjithçka po kthehet në “me

TIRANA- Ekonomia e abonimit po riformëson zakonet e konsumatorëve, duke ofruar akses fleksibël mbi pronësinë. Ajo sjell komoditet, besnikëri dhe të ardhura të parashikueshme. A po përqafohet si model nga shqiptarët? Në një botë ku gjithçka po kthehet në “me qira”, nga filmat te makinat, nga muzika tek ushqimi, edhe Shqipëria po ndjek të njëjtin drejtim.

Konsumatori shqiptar, veçanërisht ai urban dhe dixhitalisht aktiv, po largohet gjithnjë e më shumë nga ideja tradicionale e zotërimit të një produkti, qoftë një libër apo një program kompjuterik dhe po përqafon një model të ri, më “të lehtë” për xhepin dhe më të thjeshtë për t’u menaxhuar: ekonominë e abonimeve.

Nga Netflix, ku përdoruesit paguajnë për të parë filmat më të fundit pa i shkarkuar apo zotëruar kurrë, te Canva dhe Adobe, ku dizajnerët punojnë në bazë mujore pa pasur nevojë të blejnë licenca të përhershme; nga Spotify që sjell muzikë pa reklama në çdo pajisje, te kutitë me produkte kozmetike apo ushqimore që mbërrijnë çdo muaj, në derën e përdoruesit; dhe deri te paketat e përmbajtjes premium në platformat shqiptare të lajmeve, modeli i abonimit po hyn në jetën e përditshme me hapa të shpejtë dhe të qëndrueshëm.

Për shumë konsumatorë, kjo qasje nuk është thjesht praktike, është psikologjikisht çliruese. Ata nuk janë më të detyruar të bëjnë një investim të madh për një produkt që mund të mos u shërbejë gjatë, por kanë mundësinë ta testojnë, ta përdorin për aq sa kanë nevojë dhe më pas të ndërrojnë drejtim.

Abonimi nuk është vetëm pagesë, është mënyrë jetese, një marrëveshje e përkohshme që u jep njerëzve lirinë për të zgjedhur sërish çdo muaj. Ky model i ri po riformëson zakonet e konsumit, duke e kthyer fokusin nga zotërimi tek aksesibiliteti, nga statiku te fleksibiliteti.

Konsumatori modern, edhe në Shqipëri, kërkon shërbime të personalizuara, të shpejta dhe që mund të anulohen në çdo moment. Dhe pikërisht këto janë pikat e forta të ekonomisë së abonimeve. Nga ana tjetër, bizneset e kanë kuptuar se një konsumator i abonuar është më i vlefshëm se një blerës i rastësishëm.

Ai garanton të ardhura të përsëritura, sjell të dhëna të dobishme për preferencat e tij dhe nëse përvoja e përdorimit është e mirë, kthehet në avokat të markës. Në një treg gjithnjë e më të mbingarkuar me zgjedhje, besnikëria e konsumatorit është një valutë më e fortë se kurrë më parë.

Një model i vjetër, me fytyrë të re

Shërbimet me abonim nuk janë një shpikje e re. Për dekada me radhë, lexuesit paguanin paraprakisht për të marrë çdo javë gazetën ose revistën e preferuar në derën e shtëpisë. Madje edhe shërbimet bazë si uji, energjia apo telefoni tradicional operonin nën logjikën e pagesës mujore, të përsëritur. Ajo që ka ndryshuar rrënjësisht është mënyra se si teknologjia ka transformuar këtë model të njohur në një industri globale të sofistikuar dhe shumëdimensionale.

Në epokën dixhitale, modeli i abonimit është rishpikur dhe po përdoret nga një spektër i gjerë sektorësh: nga argëtimi me transmetim (streaming), te software si shërbim (SaaS), nga pajisjet inteligjente që vijnë me opsione “më paguaj për muaj”, deri te dërgesat automatike të produkteve fizike si kutitë me libra, vakte ushqimore apo dieta, verë, veshje apo pajisje për kafshët shtëpiake.

Për shembull, në vende të zhvilluara si SHBA apo Britania e Madhe, konsumatorët mund të abonohen për gjithçka: nga frutat e freskëta te makinat luksoze. Ky evoluim nuk është vetëm në formë, por edhe në thelb. Aty ku dikur një abonim ishte një pagesë e thjeshtë për shpërndarjen e një materiali fizik, sot është një mjet kompleks për krijimin e përvojave të personalizuara, ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientin dhe analizimin e sjelljes së konsumatorëve në kohë reale.

Bizneset që zbatojnë këtë model, në vend që të ndjekin transaksione të dikurshme, fokusohen në vlerën e konsumatorit dhe përpiqen ta mbajnë atë të angazhuar muaj pas muaji. Statistikat globale tregojnë se kjo strategji po jep rezultat. Sipas Indeksit të Ekonomisë së Abonimeve 2024, ky sektor është rritur me 437% që nga viti 2012, një shifër që pasqyron jo vetëm popullaritetin në rritje të modelit, por edhe aftësinë e tij për të gjeneruar të ardhura të qëndrueshme, edhe gjatë krizave ekonomike.

Ndërkohë, të dhënat nga Statista parashikojnë se deri në fund të vitit 2025, shpenzimet globale për abonime do të arrijnë rreth 1.26 trilionë dollarë, një rritje prej 13.5% që nga viti 2021. Ky fenomen nuk po tregon shenja ngadalësimi.

Modeli i abonimeve, dikur i huaj për konsumatorin shqiptar, tashmë po fiton terren edhe brenda vendit, veçanërisht në qytetet e mëdha dhe në sektorë të lidhur me përmbajtjen dixhitale, edukimin dhe shërbimet shëndetësore. Edhe pse i fragmentuar dhe ende në zhvillim, ky treg i vogël po tregon shenja përparimi, teksa bizneset vendase eksperimentojnë me forma të reja monetizimi.

Në mungesë të statistikave të sakta vendase, trendi vërehet më së shumti në zakonet e reja të konsumit urban dhe dixhital. Përdoruesit shqiptarë janë më të hapur ndaj platformave ndërkombëtare dhe gjithnjë e më shpesh shfaqin gatishmëri për të paguar për përmbajtje apo shërbime me abonim, qoftë për të parë një serial, për të përdorur një aplikacion grafik, apo për të dëgjuar muzikë pa reklama.

Shqiptarët janë abonentë aktivë të platformave globale si Netflix, Disney+, Spotify, Canva, Adobe Creative Cloud dhe YouTube Premium, ndërsa të tjerë po zbulojnë vlerën e shërbimeve të specializuara si Duolingo për të mësuar gjuhë, Headspace për meditim apo Coursera dhe Udemy për kurse online në disiplina të ndryshme akademike dhe profesionale.

Ky trend nuk përjashton më askënd, as profesionistët, as studentët, madje as prindërit që po abonohen në aplikacione edukative për fëmijët. Një tjetër tregues është zgjerimi i platformave shqiptare që ofrojnë përmbajtje apo shërbime me pagesë mujore.

Portale lajmesh kanë filluar të testojnë modelet me “mur pagese” (paywall), kurse shërbimet e edukimit online, mjekësisë dixhitale dhe aplikacionet e produktivitetit po eksperimentojnë me modelet “freemium”, ku baza është falas, por funksionalitetet shtesë kërkojnë abonim.

Dean Çelaj, themelues i platformës edukative “Akademi.al”, ka ndarë vizionin dhe përvojën e tij në lidhje me zhvillimin e modelit të abonimeve dhe ndikimin e tij në Shqipëri. I pyetur nga “Monitor”, ai theksoi se ‘Akademi.al’ u krijua me misionin për të ofruar akses të lirë në arsim cilësor për të gjithë në Shqipëri, pavarësisht vendndodhjes apo kushteve ekonomike.

Gjatë pandemisë COVID-19, platforma u bë partner zyrtar i qeverive të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për mësimin në distancë, duke u shërbyer mbi 1 milion përdoruesve dhe duke ofruar mbi 20,000 video mësimore në gjuhën shqipe.

“Modeli i abonimit nuk është i lehtë për t’u zbatuar në një treg si Shqipëria, ku pritshmëritë janë që çdo gjë dixhitale të jetë falas.

Megjithatë, përmbajtja cilësore ka një kosto dhe nëse duam të ndërtojmë sisteme arsimore që funksionojnë, duhet të ndryshojmë këtë kulturë”, tha – Dean Çelaj, themelues i “Akademi.al”.

“Gjatë pandemisë vendosëm të ofrojmë gjithçka falas, sepse ishte urgjencë kombëtare. Por në periudhë afatgjatë, qëndrueshmëria e një platforme si Akademi.al kërkon modele të qëndrueshme monetizimi, përfshirë edhe abonimet”.

“Për shumë përdorues shqiptarë, koncepti i pagesës për edukim online ka qenë i huaj, por po shohim një ndryshim të ngadaltë, por të qëndrueshëm, prindër që investojnë në aplikacione edukative për fëmijët, studentë që blejnë akses për përmbajtje shtesë. Është një sinjal pozitiv”.

“Nuk është vetëm një çështje teknologjie, por edukimi i vetë tregut, për të kuptuar se cilësia, personalizimi dhe përditësimi i vazhdueshëm kërkojnë investim, dhe për këtë, modeli i abonimit është një rrugë e natyrshme”, – përfundon ai.

Edhe në fushën e tregut të librave, disa nga platformat që janë ndërthurje mes tradicionales dhe dixhitales, po priren të japin forma abonimi. Albert Gjoka thotë për “Monitor” se ka interes nga individë për libra të një fushe të caktuar, për të cilat abonohen.

“Në Shqipëri, modelet e abonimeve janë ende të reja për shumë sektorë, por po shohim rritje të interesit nga përdoruesit për shërbime dhe përmbajtje që ofrohen në këtë formë.

Pavarësisht se jemi në faza të hershme, është një hap i natyrshëm për çdo biznes që kërkon të krijojë një lidhje afatgjatë me konsumatorët” – thotë Albert Gjoka, Drejtor i Leximtari.

Në Shqipëri, shumë shërbime shëndetësore dhe për mirëqenien janë duke eksploruar mundësitë që ofron ky model.

Mundësia për të ofruar shërbime si konsultat mjekësore online, kurse trajnimi për shëndetin dhe mirëqenien në forma abonimi është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e këtyre tregjeve.

Denisa Balo, nga “Bohem Clinic” në Tiranë thotë për “Monitor” se kanë nisur format e abonimit mujor për shërbime mirëqenieje si pastrime fytyre e deri te trajnime estetike invazive. Ajo pohon se, nëpërmjet abonimeve 6-mujore, ofrohen çmime me ulje dhe kështu, klientela tërhiqet të abonohet.

Modeli i abonimeve është një mundësi fantastike për markat që duan të krijojnë një lidhje afatgjatë me klientët e tyre. Në industrinë e kujdesit personal, për shembull, abonimet mund të ofrojnë mundësinë për konsumatorët që të kenë akses të rregullt në produktet që u duhen, në mënyrë më të përshtatshme dhe pa nevojën e blerjeve të vazhdueshme.

Klea Pashaj, drejtuese e “Alexandra Organic” thotë se, në Shqipëri, ka ende një hap të madh për të bërë në lidhje me edukimin e konsumatorëve për modelet e abonimeve, por funksionon për persona që ndihen të lidhur me markën dhe kanë mundësinë të marrin produktet e njëjta që parapëlqejnë.

Sipas hulumtimeve në terren të “Monitor”, disa nga rastet më të dukshme të bizneseve me abonime në vend janë:

Çfarë është ekonomia e abonimit?

Ekonomia e abonimit përshkruan kalimin nga një model biznesi tradicional me pagesë për produkt në një model aksesi të bazuar në abonim. Me fjalë të tjera, në vend që të paguajnë për një produkt, konsumatorët paguajnë për një abonim që u lejon atyre të marrin një produkt ose shërbim të caktuar për një kohë të caktuar.

Termi vjen nga Indeksi i Ekonomisë së Abonimeve të Zuora, i cili mat rritjen e vëllimit të biznesit për produktet dhe shërbimet e bazuara në abonim. Ekonomia e abonimit mbështetet në të ardhurat e përsëritura.

Në vend që të zotërojnë plotësisht një produkt ose shërbim, konsumatorët mund të paguajnë për akses të vazhdueshëm javor, mujor ose vjetor. Shumë biznese përdorin një strategji çmimi me nivele, ku konsumatorët mund të zgjedhin nga pikat e ndryshme të çmimeve bazuar në veçoritë që dëshirojnë ose sa shpesh ka të ngjarë ta përdorin atë./ Monitor

Tendenca

Koncepti i ekonomisë me abonim i referohet tendencës së kompanive për të kaluar nga modeli tradicional i pagesës për produkt në një model biznesi me abonim. Ky model bazohet në të ardhura të përsëritura, ku klientët paguajnë një tarifë javore, mujore ose vjetore në këmbim të aksesit të vazhdueshëm në një produkt apo shërbim. Ekzistojnë shumë shembuj të këtij modeli. Shërbimet e transmetimit si Spotify dhe Netflix. Softuerët si shërbim (SaaS) si Adobe. Përmbajtja me abonim si PlaystationPlus. Modelet me kuti abonimi, si për shembull një përzgjedhje mujore vere/ushqimesh. Ose abonimet për makina luksoze, që të lejojnë të drejtosh në një distancë të caktuar përmes pagesave mujore.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan