AKTUALITET

Nga Dubai në Itali, goditet rrjeti shqiptar i kokainës: 200 kg drogë dhe lidhje me 'Camorrën'

Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 4 Qershor 2026, 10:41

Nga Dubai në Itali, goditet rrjeti shqiptar i kokainës: 200 kg

Një organizatë kriminale e trafikut ndërkombëtar të kokainës, e cila sipas hetimeve drejtohej nga persona me bazë në Dubai dhe Shqipëri, është goditur nga autoritetet italiane. Guardia di Finanza ka ekzekutuar gjashtë masa sigurie ndaj shtetasve me origjinë shqiptare, të dyshuar si pjesë e një rrjeti të strukturuar kriminal që operonte në disa rajone të Italisë dhe kishte kontakte edhe me klane të njohura të Camorrës.

Operacioni u zhvillua nga Guardia di Finanza e Komandës Provinciale të Perugias, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake (GIP), me kërkesë të Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Perugias.

Nga gjashtë masat e sigurisë të ekzekutuara, katër persona janë dërguar në burg, ndërsa dy të tjera janë vendosur në arrest shtëpie. Këto të fundit janë nëna të fëmijëve nën moshën 10-vjeçare. Sipas autoriteteve, të gjithë të dyshuarit janë shtetas me origjinë shqiptare; katër prej tyre banonin në provincën e Perugias dhe dy në provincën e Firences.

Hetimi aktual buron nga një operacion i mëparshëm i zhvilluar në janar të vitit 2025, kur në Foligno u sekuestruan 65 kilogramë kokainë dhe u godit një organizatë kriminale e përbërë nga shtatë shtetas shqiptarë dhe një italian.

Sipas Prokurorisë, hetimet janë kryer përmes përgjimeve telefonike dhe ambientale, sistemeve satelitore të gjurmimit, si dhe operacioneve të vëzhgimit dhe ndjekjes. Këto metoda kanë bërë të mundur dokumentimin e aktivitetit të një grupi kriminal të specializuar në trafikimin kombëtar dhe ndërkombëtar të sasive të mëdha të kokainës.

Autoritetet italiane kanë zbuluar se organizata kishte bazën operative në Foligno, por vepronte në disa rajone të Italisë. Ajo kishte degëzime dhe kontakte në Perugia, Romë, Bari dhe Napoli, ku janë konstatuar edhe lidhje me eksponentë të rëndësishëm të Camorrës.

Sipas dosjes hetimore, organizatori kryesor koordinonte, në emër të drejtuesve të organizatës që ndodheshin në Dubai dhe Shqipëri, transportin e sasive të konsiderueshme të kokainës. Më pas, droga shpërndahej tek qeliza të ndryshme aktive në pjesë të ndryshme të territorit italian.

Për të shmangur përgjimet dhe identifikimin nga forcat e rendit, anëtarët e grupit përdornin telefona të koduar dhe sisteme komunikimi të sofistikuara, të cilat lejonin fshirjen e menjëhershme të të dhënave në rast tentativash për akses nga persona të paautorizuar. Pikërisht këto masa të avancuara sigurie e bënë hetimin veçanërisht kompleks.

Një nga elementët më domethënës të dosjes lidhet me mënyrën e transportimit të drogës. Sipas hetuesve, personi kryesor nën hetim shoqërohej shpesh gjatë udhëtimeve nga bashkëshortja dhe djali i tij i mitur. Gjatë operacioneve të ngarkimit dhe shkarkimit të kokainës, të cilat zhvilloheshin zakonisht në mes të ditës në parkingjet e qendrave tregtare të mbushura me njerëz, ai i kërkonte bashkëshortes të kujdesej për fëmijën, duke krijuar imazhin e një familjeje të zakonshme që kishte dalë për pazar.

Gjatë hetimeve janë dokumentuar rreth 40 episode të lidhura me transportin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike. Sipas autoriteteve, sasia totale e kokainës së lëvizur nga organizata arrin në të paktën 200 kilogramë.

Në kuadër të operacionit është arrestuar në flagrancë edhe një person, i cili u kap me afro 25 kilogramë kokainë. Një pjesë e drogës ishte fshehur në një vend të posaçëm të ndërtuar nën dyshemenë e pjesës së pasme të automjetit. Ky mekanizëm sekret mund të hapej vetëm përmes një kombinimi të veçantë butonash të vendosur në kroskot dhe poshtë sediljes së shoferit.

Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu 55 mijë euro cash, një armë zjarri e rezultuar e vjedhur nga një familjar i një efektivi të forcave të rendit, si dhe nëntë telefona celularë, dy prej të cilëve të koduar.

Duke pranuar kërkesën e Prokurorisë së Perugias, Gjyqtari për Hetimet Paraprake vlerësoi se provat e mbledhura mbështesin si akuzën për pjesëmarrje në organizatë kriminale të trafikut të drogës, ashtu edhe episodet e shumta të transportit dhe shpërndarjes së sasive të mëdha të kokainës, të dokumentuara gjatë hetimeve dhe të konfirmuara edhe nga komunikimet e përgjuara mes të dyshuarve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?