Temperaturat e larta ndikojnë edhe te shampanja, autoritete franceze autorizojnë prodhimin e saj me përqindje më të lartë alkooli
Dashamirësit e shampanjës mund të ‘dehen’ më shpejt, pasi prodhuesit francezë janë autorizuar për herë t&e...
Dashamirësit e shampanjës mund të ‘dehen’ më shpejt, pasi prodhuesit francezë janë autorizuar për herë t&e...
Suedezët votojnë për parlamentin e ri, në një garë tejet të ngushtë që mund t’i sjellë fitore të ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Patos.Një person është gjetur i pa jetë në oborrin e bane...
Edon Zhegrova ishte protagonist i minutave të fundit në përballjen mes Sassuolos dhe Juventusit, por dopieta e tij nuk mjaftoi për të...
350 kg drogë janë gjetur në një anije të mbërritur nga Brazili në portin e Mersinit, në Turqi, ndërsa nënt&e...
Protesta kundër qeverisë vijon në rrugët e Tiranës, teksa qytetarët pjesëmarrës në ditën e 106-të t&eum...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të dielën se planifikon të heqë tarifën prej 15% për uiskin irlandez. Trum...
Kontratat koncesionare dhe partneritetet publik-privat do të kalojnë nën një kontroll më të fortë administrativ, pasi ...
Disa mijëra njerëz jetojnë në një makinë, furgon ose kamping në qytetin e Los Anxhelosit. Situata nxjerr në pah vë...
Një qytetare që mori pjesë në protestë ka reaguar ashpër ndaj situatës në vend, duke ngritur shqetësime për ...

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thellon rënien gjatë kësaj jave dhe po thyen rekorde të reja historike. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 95.49 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave.
Kursi Euro-Lek ka rënë me 1.3% që nga fillimi i vitit dhe me 3.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Agjentët e tregut valutor shprehen se tremujori i dytë i vitit i ka theksuar më tej presionet nënçmuese mbi Euron, siç ishte edhe e pritshme, kryesisht për shkak të një efekti në rritje të turizmit.
Gjatë vitit 2026, forcimi i Lekut ka marrë një hov të ri, që u pa qartë qysh në tremujorin e parë të vitit. Një forcim i Lekut gjatë tremujorit të parë nuk kishte qenë, deri këtë vit, një dinamikë e zakonshme në të dhënat historike.
Por, me sa duket, oferta e lartë e valutës dhe kërkesa e dobët për të ka bërë që Euro të vijojë të humbasë terren. Banka e Shqipërisë po ndërhyn rregullisht duke blerë Euro në tregun valutor, por pa e ndalur dot plotësisht rënien graduale të kursit të monedhës europiane.
Sipas statistikave zyrtare, vitin e kaluar Banka Qendrore bleu 1 miliard e 27 milionë euro, për objektivit të rritjes së rezervës valutore, por në pjesën më të madhe në funksion të qëllimit për të frenuar forcimin e kursit të këmbimit të Lekut. Sasia e valutës së blerë është rritur me 10% krahasuar me një vit më parë. Vlera e përgjithshme e blerjeve përfshin ato të planifikuara, me qëllim rritjen e rezervës valutore, por edhe ato të lidhura me ndërhyrjet direkte në treg, me qëllim për të penguar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit.
Këtë vit, Banka e Shqipërisë parashikon të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm. Ajo synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore.
Blerjet e mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë e kanë rritur ofertën monetare të Lekut me ritmet më të larta historike në muajt e fundit të 2025 dhe në fillimin e vitit 2026. Pavarësisht kësaj, monedha vendase vazhdon të forcohet./ Monitor
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Pirg të Maliq, ku një 55-vjeçar dyshohet se i ka dhën&eum...
29-vjeçari Xhulio Salaj është proceduar nga policia, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve...
Një operacion i përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve franceze ka goditur një skemë të gjerë mashtrimi kompjuterik që s...
Një 43-vjeçar i akuzuar se krijoi kushte për vrasjen e dy personave është ekstraduar nga Franca drejt Shqipërisë. Bëh...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, reagoi për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar humbjen si një tjetë...
Trupi i 21-vjeçarit shqiptar, Mateo Llupi, i cili humbi jetën tragjikisht më 14 prill në Helsingborg të Suedisë, është...
Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjit...
Një 28-vjeçare e huaj është gjetur pa shenja jete në një apartament të marrë me qira në Tiranë. Policia b&e...
Akademiku i njohur, Rexhep Qosja u nda sot (23 prill) nga jeta në moshën 89-vjeçare. Ai, ishte një nga figurat më të r&eum...
“Ne ua dërguam vajzën nuse, ata e sollën me arkivol“, janë këto fjalët rrëqethëse të një në...