Real Madridi i jep fund bojkotit të Topit të Artë, Mbappe dhe Vinicius pritet të jenë në Londër
Real Madridi ka vendosur t’i japë fund bojkotit të ceremonisë së Topit të Artë, me një delegacion të klubit q&eu...
Real Madridi ka vendosur t’i japë fund bojkotit të ceremonisë së Topit të Artë, me një delegacion të klubit q&eu...
Studenti i Mjekësisë, Jon Sinoimeri reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka publikuar fotografin&...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku në fokus kanë qenë protestat masive të zhvillu...
“Solidarizohemi me studentët”, “Duam një të ardhme më të sigurt” dhe “Studentët bashkohen, shteti ...
Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama që të jepnin dorëheqjen të gjithë drejtorët e institucioneve, për shkak të ...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 ka goditur rajonin e Tibetit, në jugperëndim të Kinës, të enjten rreth or&...
Studentët e Universitetit të Korçës janë mbledhur në ambientet e universitetit, duke iu bashkuar protestës studentore p&e...
Mjekët i janë bashkuar gjatë ditës së sotme protestës së studentëve dhe thirrjeve të tyre për dorëheqje...
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare Ergys Verdho është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme. Deri m&e...
Teksa shkallmuan thuajse të gjithë gurët e trotuareve, nga frika e sulmeve nga protestuesit, sot punonjës të bashkisë janë fu...
Protesta e korrierëve të platformës së shpërndarjes së ushqimit Wolt duket se po zgjerohet edhe në qytete të tjera të vendit. Pas marshimit që zhvilluan disa ditë më parë në Tiranë, motoristët kanë dalë sërish në protestë edhe në qytetin e Durrësit. Dhjetëra korrierë shihen teksa marshojnë me motorët e tyre në rrugët e qytetit bregdetar, duke rënë borive në shenjë proteste dhe pakënaqësie ndaj kushteve të punës dhe pagesave.
Kjo protestë vjen vetëm pak ditë pasi një grup korrierësh protestuan edhe në Tiranë, ku marshuan me motorët e Wolt në rrugët e kryeqytetit për të ngritur shqetësimet e tyre. Në qendër të kërkesave të motoristëve qëndron rritja e pagesës për çdo kilometër të përshkuar gjatë shpërndarjes së porosive, nga restorantet deri në adresën e klientit. Ata thonë se aktualisht pagesat janë të ulëta dhe nuk përputhen me vështirësinë e punës që kryejnë çdo ditë.
Një tjetër kërkesë e tyre lidhet me rastet kur porositë duhet të dorëzohen në katet e pallateve, veçanërisht në ndërtesat e larta. Sipas motoristëve, për këto raste duhet të parashikohet një pagesë shtesë. Po ashtu, ata kërkojnë që kur klientët zgjedhin opsionin e dërgesës së shpejtë, edhe korrierët të përfitojnë një pagesë ekstra për këtë shërbim.
Mes shqetësimeve të ngritura është edhe aplikacioni i kompanisë, ku motoristët kërkojnë që të shfaqet simboli i motorit dhe jo ai i motoçikletës, pasi dyshojnë se kjo mund të ndikojë në mënyrën e llogaritjes së pagesave.
Korrierët pretendojnë gjithashtu se muajt e fundit kompania ka punësuar edhe shtetas të huaj nga vendet e Azisë me kosto më të ulët. Sipas tyre, kjo nuk është problem në vetvete, por kërkojnë që fillimisht të respektohen të drejtat dhe kushtet e punës për motoristët që tashmë punojnë në këtë platformë. Ndër kërkesat e tjera është edhe sigurimi nga kompania i mjeteve dhe uniformave të punës, pasi sipas tyre një pjesë e korrierëve, sidomos të rinjtë, detyrohen t’i paguajnë vetë këto pajisje.
Wolt operon prej rreth dy vitesh në tregun shqiptar të shpërndarjes së ushqimit dhe në një kohë të shkurtër ka tërhequr qindra të rinj që punojnë si korrierë. Megjithatë, me kalimin e kohës kanë nisur të shtohen edhe pakënaqësitë lidhur me nivelin e pagesave dhe kushtet e punës.
View this post on Instagram
Gjykata Administrative në Francë ka vendosur të shfuqizojë vendimin për dëbimin nga Franca të shtetasit shqiptar Fatjo...
Familja e ish-deputetit të LSI-së dhe PS-së, Agron Çela, do të rindërtojë “Kafen e Madhe” në Shkodë...
Nga të gjithë skenarët e bujshëm të arratisjeve të ndodhura në burgjet shqiptare, ai që duket më i organizuari dhe ...
Burime nga Kuvendi raportojnë se projektligji i amnistisë, parashikohet të përfshihet në kalendar për tu diskutuar në komisio...
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka shpallur sot vendimin unanim në çështjen “Manjani kundër Shqipërisë...
Rreth orës 18:30 në aksin rrugor dytësor Berat–Roshnik, në fshatin Duhanas, një aksident i rëndë la një person t&e...
Hakerimi i email-eve të disa deputetëve të Republikës së Shqipërisë nga grupi i njohur si HomeLandJustice ka nxjerrë n...
Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe dërguar në burg në qytetin Cento të Italisë, pasi dyshohet se ka kryer...
Flavia Zaka, shqiptarja nga Kanadaja, mund të marrë rolin e Zonjes së Parë të Baden-Württembergut pas zgjedhjes së bashkë...
Detaje të reja dalin në dritë nga dosja e SPAK për Inez Hajrullën, apo sic njihet “i forti” i Vlorës, i cili i shp&eum...