AKTUALITET

Pësoi goditje në tru, QSUT i rrezikon jetën 25-vjeçares, nuk i jep shërbim

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Janar 2026, 16:54

Pësoi goditje në tru, QSUT i rrezikon jetën 25-vjeçares,

Rasti i influencieres shqiptare Dajana Kalo, vetëm 25 vjeçe, ka nxjerrë edhe një herë në pah mosdhënien e shërbimit jetik nga QSUT dhe dështimin e shëndetësisë publike. E reja ka pësuar një hemorragji cerebrale si pasojë e një Malformacioni Arteriovenoz (MAV) dhe ndodhet në gjendje serioze shëndetësore, e paralizuar në anën e djathtë.

Pavarësisht urgjencës, familjarët denoncojnë në rrjete sociale se për javë të tëra janë përballur me zvarritje, mungesë përgjegjësie dhe justifikime absurde nga spitali, duke e lënë Dajanën të luftojë për jetën pa ndërhyrjen e nevojshme në kohë. 25-vjeçarja ndodhet e shtruar që prej 29 dhjetorit në pavionin e neurokirurgjisë në QSUT dhe është diagnostikuar me Malformacion Arteriovenoz (MAV).

Ajo ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht është e paralizuar në njërin krah dhe njërën këmbë. Pavarësisht gjendjes së rëndë, mjekët nuk kanë ndërhyrë ende, pasi për të vendosur për kirurgjinë, përfshirë edhe trombectominë, duhet më parë të kryhet ekzaminimi Arteriografi (DSA).

Edhe pse në QSUT ndodhen dy pajisje për këtë ekzaminim, pas tre javësh për të renë nuk ka pasur asnjë zgjidhje: njëra pajisje pretendohet se nuk funksionon, ndërsa për tjetrën kërkohet miratimi i një mjeku që nuk e merr përsipër. Mjeku që duhet të japë miratimin për ekzaminimin punon gjithashtu në një spital privat, i cili është e vetmja strukturë jo publike në vend që ofron këtë shërbim, me kosto që nisin nga 25 mijë euro.

Në këto rrethana, sorollatja e 25-vjeçares në QSUT merr kuptim të plotë, duke krijuar dyshime serioze për klientelizëm, monopol dhe konflikt të hapur interesi mes shëndetësisë publike dhe asaj private. Familjarët e Dajanës janë detyruar të hapin GOFUNDME, pasi shteti si gjithmonë dështon të shpëtojë jetën e qytetarëve të saj, duke nxjerrë në pah dështimin e shëndetësisë në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, drejtoresha e QSUNT, Anxhela Paparizo mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për një sistem që lë pacientët shqiptarë, në rastin konkretë edhe Dajanën, të presin mes jetës dhe vdekjes./JOQ

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?