Vrasja e efektivit të “Shqiponjave” në Maliq, dhe plagosja e tjetrit. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve ...
Donald Trump ka nisur një sulm të ri ndaj gazetares së CNN , Caitlan Collins, të cilën me sa duket ai e do ta urrej&eu...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Punonjësi i "Shqiponjave" që humbi jetën ne Maliq, Enea Mekolli Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashki...
Momente tensioni u regjistruan gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, menjëherë pas golit të shënuar nga skuadra mike. F...
Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama, një...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një...

Operacioni i fundit policor kundër call center-ave mashtrues ka nxjerrë në pah një realitet alarmant në kryeqytet. Aktivitetet e paligjshme, që gjeneronin fitime marramendëse përmes mashtrimit të qytetarëve të huaj, nuk zhvilloheshin në periferi apo ambiente të fshehura, por operonin haptazi në kullat më të reja, më të larta dhe më luksoze të Tiranës.
I ftuar në edicionin qendror të SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi, autori i emisionit “Piranjat”, Taulant Kopliku, theksoi se rasti i Tiranës dallon ndjeshëm nga shembujt e ngjashëm në vende të tjera europiane. Ai solli si krahasim Qipron, ku disa javë më parë emisioni investigativ italian “Le Iene” dokumentoi një call center mashtrues, por i vendosur në periferi të qytetit dhe jo në qendër të kryeqytetit.
“Diferenca është se në Tiranë këto call center janë vendosur në zemër të qytetit, në kullat më të sigurta dhe më prestigjioze,” u shpreh Kopliku. Sipas tij, në një nga kullat ku ndërhyri policia ndodhet edhe Ambasada e Izraelit, një përfaqësi diplomatike me masa maksimale sigurie. “Në mes të kësaj sigurie dhe pranisë së forcës së shtetit, funksiononte një biznes mashtrimi, që në një farë mënyre ruhej, ndoshta edhe pa dashje, nga security i kullës dhe i ambasadës,” shtoi ai.
Operacioni policor nuk u ndal me kaq. Në mbrëmje, hetimet vijuan në një tjetër kullë pranë Qendrës Tregtare ETC, e njohur si “Downtown”, ku në katin e pestë u gjetën materiale kompromentuese. Sipas Koplikut, kjo kullë dyshohet se shërbente si bazë rezervë për aktivitetin mashtrues, çka shpjegon edhe shpejtësinë me të cilën u zhdukën provat nga ambienti i parë.
“Dy nga kullat më moderne dhe më të shtrenjta të Tiranës rezultuan të përfshira në të njëjtin biznes mashtrues. Kjo tregon qartë fuqinë dhe organizimin e personave që qëndrojnë pas këtyre strukturave,” theksoi ai.
Kopliku ngriti gjithashtu dyshime serioze mbi versionin zyrtar se tre vëllezër nga Tropoja, aktualisht në kërkim, janë pronarët realë të këtyre call center-ave. “Askush nuk mund ta besojë se këta janë truri i vërtetë. Pas tyre fshihen njerëz shumë më të fuqishëm, me pushtet dhe lidhje, të cilët nuk do të dalin kurrë në skenë,” u shpreh ai, duke e krahasuar skemën me “matrioshkat ruse”, ku fundi nuk arrihet asnjëherë.
Sipas tij, fakti që këto aktivitete zhvilloheshin kaq hapur dhe ishin gjerësisht të njohura nga publiku, ndërsa institucionet shtetërore nuk kishin reaguar më herët, ngre pikëpyetje të forta mbi sigurinë, kontrollin dhe pandëshkueshmërinë në vend.
Taulant Kopliku: Diferenca e këtyre call center-ave të Tiranës edhe qyteteve të tjera të Shqipërisë me, le të themi, me rastin e Qipros, do ta, ilustroj. Para disa javësh, grupi i, trupa Le Iene-ve ishte në, në Qipro. Në një call center mjaft të mirë organizuar, ku ishin, bënin pjesë edhe italianë në atë call center.
Por diferenca është që ky call center ishte në një periferi të qytetit, jo në qendër të kryeqytetit të vendit, siç është këtu. Call center-at mashtrues në kullat më të larta dhe më të rejat e Tiranës, ku janë vendosur, në rastin konkret të kullës ku u bë ndërhyrja, është e vendosur edhe, edhe një ambasadë mjaft e rëndësishme, siç është ajo e Izraelit. ku siguria është në maksimum atje, dhe aty, në mes të kësaj sigurie dhe, dhe forcës së shtetit, është një biznes mashtrimi, ku në një farë mënyre ruhej, ndoshta pa dashje, nga security i ambasadës dhe i kësaj kulle.
Kjo është diferenca pra me vendet e tjera, sepse, siç ka në Shqipëri, ka edhe në Qipro, që janë mjaft të njohura. Ka edhe në Lituani, në Rumani, në Moldavi. Por kaq hapur, kaq hapur dhe shiko, për këtë call center, unë kam parë edhe, në një farë mënyre, edhe komentet e njerëzve. Dhe kur nxjerrim një temë, gjithmonë ka komente. Dhe një pjesë e madhe e njerëzve, o, si nuk e dinit ju? Pra, ky call center është i njohur, është i njohur gjerësisht.
Vetëm policia nuk ka ditur gjë. Përveç policisë.
Edhe pastaj, operacioni ka vazhduar në darkë në kullën tjetër, në kullën, e cila ndodhet ngjitur me ETC-në, kulla e madhe me hartën e Shqipërisë.
Down Town-i, po. E, në katin e pestë të asaj kulle janë gjetur pastaj materialet kompromentuese, sepse nga këtu u zhdukën, nga kulla e parë. Po këtë mund ta diskutojmë edhe më pas, se si, çfarë ndodhi me dekonspirimin.
Rasti, rasti i pardjeshëm e tregoi më së miri. Dy kulla nga më të rëndësishmet, më të bukurat, më moderne dhe më të rejat e Tiranës, i njëjti biznes mashtrues kishte ambiente në të dy këto kulla. Dhe le të themi, në një, me një llogari të thjeshtë, kuptohet që, në Down Town kishin, le të themi, bazën rezervë, në rast se do të ndodhte diçka këtu. Sepse shpejtësia me të cilën u dërguan të gjitha materialet atje, ishte baza rezerve, e cila do të vazhdonte të funksiononte.
Fakti që ndodhen në këto ambiente dhe jo në ambiente të fshehura, diku, ku di unë, në një bodrum diku, tregon edhe forcën e këtyre personave që që janë pas këtyre, call center-ave.
Sepse duhet të, të themi diçka dhe nuk mund të na marri askush për budadhej, për të besuar që këto tre persona që janë në kërkim sot, tre vëllezër nga Tropoja, janë vërtet pronarët e vërtetë të këtyre call center-ave. Nuk, këtë nuk ka shanse që ta besojë askush.
Absolutisht, absolutisht janë njerëz më të fuqishëm, me më pushtet dhe me më shumë lidhje, të cilët nuk do të dalin kurrë dhe këtu do jemi, nuk do dalin asnjëherë në skenë, sepse vetë fijet e lidhura janë në mënyrë të tillë që, pra, është si puna e atyre matrioshkave ruse që asnjëherë nuk e arrin fundin.
Gazetarët tanë dhe ata të Le Iene kanë tentuar të hyjnë në kullë. Por ka qënë e pamundur, Ashensori ishte me çip dhe të shoqëronin.
Autori i emisionit Piranjat, Taulant Kopliku ka zbuluar ditën e sotme detaje të reja nga zbulimi i skemës mashtruese me ''call centër&rsqu...
Avokati i Safet Bajrit është shfaqur me karrocë marketi në ambientet e SPAK ditën e sotme dhe brenda saj ka vendosur fashikujt hetimo...
Të paktën 2.4 miliardë lekë apo rreth 24 milionë euro ishte dëmi ekonomik dhe menaxhimi jo efektiv i parave publike që Kont...
Një histori suksesi që bën krenar jo vetëm qytetin e Cërrikut, por mbarë Shqipërinë. Loris Qosja, nxënës i k...
Pas një hetimi njëmujor me metoda speciale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në koordinim me Prok...
Gjatë dimrit, shumë europianë udhëtojnë drejt resorteve të skive për të kaluar pushimet dimërore. Në rrjetet...
Dëmet e shkaktuara nga dalja e lumit Seman në fshatrat e bashkisë Roskovec, janë shumta. Banorë dhe fermerë shprehen se sipë...
Altin Ndoci i cili u arratis një javë më parë nga spitali i Durrësit, rezulton se nga tetori i vitit 2025, deri në janar të...
Dy vëllezër, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e një shtetasi në vitin 2018 në qarkun Dibër, janë ar...
Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete, këtë të hënë, në fshatin Zhurje të Tiranës. Sipas po...