
Shqipëria zhvilloi sot zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki, ku 13 kandidatë garuan për të marrë drejtimin e Vlorës, Beratit, Matit, Cërrikut e Tepelenës. Përpos fushatës atipike, ku nga dy partitë kryesore PD e PS nuk zhvillua asnjë miting elektoral, procesi i votimi u karakterizua nga një pjesëmarrje shumë e ulët, ndërsa moti i keq nuk favorizoi as votuesit.
Qytetarët iu drejtuan kutive të votimit që prej orës 07:00 të mëngjesit deri në orën 18:00 kur u mbyll zyrtarisht procesi i votimit. Nga 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote, sipas të dhënave të KQZ deri në orën 18:00 kur janë raportuar 352 QV nga 472, vetëm 46 696 qytetarë ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, ose 18.72% e zgjedhësve.
Bashkia me numrin më të lartë të pjesëmarrjes ishte Mati me 39.36%, dhe bashkia me numrin më të ulët të pjesëmarrjes ishte Vlora me 12.54% .Në 3 bashkitë e tjera u raportua kjo pjesëmarrje, Tepelena 34.63%, Cërriku 25%, Berati 19.98%. Për herë të parë, KQZ ka pasqyruar edhe të dhënat e grupmoshës, ku vihet re se më të interesuarit për të marrë pjesë në votim ishim grupmosha plus 65 vjeç. Interesi i të rinjve ishte shumë i ulët.
Procesi i votimit ishte i qetë, me probleme sporadike. Vetëm 19% e qendrave u hapën me pak vonesë, ndërsa në 3 QV pati probleme me mungesën e komisionerëve të PD, por situata u zgjidh. Në të gjitha qendrat u aplikua identifikimi elektronik. Në Mat, deputetja e PD, Denisa Vata hodhi akuza se po intimidoheshin zgjedhësit, por kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se u bënë të gjitha verifikimet dhe ka rezultuar se nuk ka pasur as pretendime nga partitë për shkelje. Edhe në Cërrik, Policia e Shtetit përgënjeshtroi pretendimet e kandidatit të Shqipëria Bëhet, Eligert Hima se po intimidohen zgjedhësit.
Shqipëria Bëhet ka raportuar edhe për votim familjar në qendrën e votimit në Selvias në Cërrik. Por pavarësisht pretendimit të vëzhguesit së Nismës Shqipëria Bëhet, votimi nuk është ndërprerë.
Për herë të parë, në bashkinë e Tepelenës, do të aplikohet si test inteligjenca artificiale në numërimin e votave. Rezultati do të transmetohet online dhe do të ballafaqohet me numërimin manual të komisionerëve. Në këto zgjedhje, PD e Berishës dhe aleatët nuk kanë kandidatë të regjistruar në siglën e tyre, por kanë deklaruar mbështetjen për disa emra të cilët janë shpallur si të pavarur, të cilët do të jenë përballë 5 socialistëve por edhe disa emrave të tjera.
Mandati i kryebashkiakëve të rinj do të jetë vetëm një vit e gjysmë, derisa të mbahen zgjedhjet lokale në pranverën e vitit 2027.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
9 Nëntor19:40
Tepelena injoron zgjedhjet/ Habit kryetarja e QV: Ishte një ditë e bukur!
Procesi i votimit në Bashkinë e Tepelenës është mbyllur me një pjesëmarrje tejet të ulët, duke shënuar nj&eu...
AKTUALITET
9 Nëntor19:29
A ishin zgjedhjet e pjesshme të suksesshme? Celibashi: Jo edhe aq shumë
Me mbylljen e procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashkitë e vendit, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në prononcim...
AKTUALITET
9 Nëntor19:21
Kutitë drejt qendrave të numërimit/ Ja sa ishte pjesëmarrja totale e votuesve në zgjedhjet e pjeshme
Procesi i votimit ka përfunduar në 5 bashkitë ku mbaheshin zgjedhjet në vend. Menjëherë pas përfundimit të votimit, ka...
AKTUALITET
9 Nëntor19:04
EMRAT/ Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën tragjikisht dy të rinj shqiptarë
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të diel në Itali, ku kanë humbur jetën dy të rinj shqiptarë. Mediat italiane...
AKTUALITET
9 Nëntor18:51
Mbyllen votimet në Mat/ Akuza për presion dhe vonesa në numërim, ja çfarë pritet të ndodhë
Procesi i votimit në Bashkinë e Matit është mbyllur zyrtarisht, duke i hapur rrugë numërimit të votave për të zgj...
AKTUALITET
9 Nëntor18:42
Në mëngjes hodhi votën në kuti e pasdite u rikthye në punë! Kandidati për Bashkinë Cërrik në detyrë si mjek pranë skuadrës së Elbasanit
Kandidati i Pavarur për bashkinë e Cërrikut, Amarildo Hoxha ka vijuar punën e tij si mjek, pasi votoi këtë mëngjes për...
AKTUALITET
9 Nëntor18:28
Pak minuta para mbylljes së procesit zgjedhor, ndërpritet energjia elektrike në qyetin e Vlorës
Kjo e dielë ishte një ditë votimi për qytetarët e 5 bashkive në vend Vlora, Berati, Cërriku, Mati dhe Tepelena. Në qyt...
AKTUALITET
9 Nëntor18:12
Mbyllet votimi në 5 bashkitë, pjesëmarrja tepër e ulët. Të rinjtë ‘braktisin’ kutitë e votimit!
Është mbyllur procesi i votimit në 5 bashkitë që sot shkuan në zgjedhje të pjesshme për të zgjedhur kryetarin e r...
AKTUALITET
9 Nëntor18:06
Sekreti i votës së zbuluar! Nga Vlora në Mat- një ditë votimi që zbuloi fytyrën e vërtetë të sistemit
Dita e zgjedhjeve lokale në pesë bashki të vendit nuk ka kaluar pa incidente. Raportime të shumta nga terreni tregojnë për shkel...
AKTUALITET
9 Nëntor17:53
Politikë e qëllimshme? Turqia hyn, Perëndimi del/ Ekonomia shqiptare në kthetrat e klientelizmit
Largimi i kompanive perëndimore dhe zëvendësimi i tyre me kompani vendase e turko-arabo-kineze favorizon ekonominë klienteliste dhe kontro...