3 vite pa licencë/ Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?
Portali “Mjekë për Shqipërinë” është një instrument i vënë në dispozicion nga Ministria e Sh&eum...
Portali “Mjekë për Shqipërinë” është një instrument i vënë në dispozicion nga Ministria e Sh&eum...
Një javë më parë u njohëm me historinë tragjike të familjes Pema, djali i së cilës, Eduardi, ishte marrë peng ...
Një konflikt për pronën është kthyer në një përplasje të dhunshme mes familjarëve në Klos. Flutura dekl...
Një grua e re, që quhet Anxhela, ishte ende në shkollë, në një gjimnaz të Elbasanit, kur njohu personin që më von...
Në vazhdën e denoncimeve që kemi bërë për figura të rëndësishme politike si Klodiana Spahiu, Taulant Balla, Evis Ku...
Nga Dojna Mema Kjo është protesta. Të rinj, studentë, gjimnazistë… përballë policëve me skafandra, mburoja dh...
Studiuesi Aurel Plasari ka reaguar pas rastit të studentit Klevi Metaj që u sulmua brutalisht nga 6 policë, të cilët i grushtoi i vet&e...
Një hetim i hapur nga prokuroria e posaçme SPAK ka nxjerrë zbuluar ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si të përfshirë...
Dita e katërt e protestave studentore në Tiranë është shoqëruar me një tjetër incident, ku një i ri ka mbetur i p...
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit Edi Rama, pas protestave të d...
Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu, u ka bërë thirrje qytetarëve që marrin pjesë në protesta të distancohen nga personat e dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e akteve të shkatërrimit të pronës publike dhe private. Gjatë deklaratës për mediat, Ziu theksoi se e drejta për të protestuar duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën ndaj punonjësve të Policisë apo institucioneve shtetërore.
Ziu bëri gjithashtu të ditur se strukturat e specializuara po hetojnë mesazhe të shpërndara në kanale dhe grupe komunikimi online, ku dyshohet se janë bërë thirrje për akte ekstreme dhe terroriste, si dhe kërcënime ndaj punonjësve të Policisë.
Dekarata e plotë:
Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, Drejtues i Lartë Dhimitraq Ziu, konferencë për median, në lidhje me veprimet hetimore dhe policore të kryera në lidhje me protestat e dhunshme të ditëve të fundit
Përshëndetje,
Fillimisht ju falënderoj, jo thjesht për prezencën tuaj këtu, për të ndjekur komunikimet me interes të lartë publik të Policisë së Shtetit, por dhe për këmbënguljen dhe profesionalizmin tuaj për të pasqyruar me korrektësi dhe vërtetësi punën e punonjësve të Policisë, të cilët gjatë këtyre ditëve janë gjendur në mënyrë të vazhdueshme, përballë sulmeve të egra dhe të pandërprera gjatë përmbushjes së detyrës.
Jam sot këtu për të bërë prezente për ju, dhe nëpërmjet jush, për qytetarët, veprimet hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Policisë, në Tiranë, Korçë, Shkodër, Kukës, Elbasan, Durrës dhe Vlorë, për identifikimin, arrestimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të shkatërrimit të pronës publike dhe private, dhunimit të punonjësve të Policisë dhe dëmtimit të institucioneve shtetërorë, gjatë protestave të këtyre ditëve. Strukturat e Policisë së Shtetit në qendër dhe në qarqe, më bashkëpunim të ngushtë me prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, kanë ngritur grupe të posaçme hetimore për analizimin profesional dhe të paanshëm të çdo prove materiale dhe pamjeje filmike.
Deri në këto momente:
-në Tiranë, janë arrestuar 127 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 244 shtetas, për ushtrim të dhunës ndaj punonjësve të Policisë, dëmtim të institucioneve shtetërore, shkatërrim të pronës publike dhe private, si dhe të bankomateve, kamerave, automjeteve dhe rrethimeve metalike;
-në Durrës, janë arrestuar në flagrancë 23 shtetas dhe janë proceduar penalisht 12 të tjerë, për kundërshtim dhe goditje me sende të forta të punonjësve të Policisë, si dhe për shkatërrimin me sende të forta dhe me zjarr të institucioneve shtetërore, pronave publike dhe private;
-në Korçë, janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 23 shtetas, për kundërshtim dhe dhunë ndaj punonjësve të Policisë dhe për shkatërrimin, me sende të forta dhe me zjarr, të godinave të institucioneve shtetërore dhe të pronave publike;
-në Vlorë, janë proceduar në gjendje të lirë 20 shtetas, për pengimin e zhvillimit të procesit mësimor në disa shkolla të qytetit, kundërshtim të punonjësve të Policisë, goditje me sende të forta të fasadës së një institucioni, si dhe dëmtimin e pronës publike.
-në Shkodër, janë proceduar në gjendje të lirë 9 shtetas, për kundërshtim dhe goditje me sende të forta të punonjësve të Policisë, si dhe për shkatërrimin me sende të forta dhe me zjarr të godinave të institucioneve shtetërore dhe të pronave publike dhe private. Gjatë protestës u plagos rëndë një oficer i Policisë së Rendit, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore. Autori i plagosjes është identifikuar, por për shkak të moshës nuk është arrestuar.
-në Elbasan, janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas, për dëmtimin e xhamave të godinës së një institucioni shtetëror, të sinjalistikës rrugore dhe të tabelave të reklamave, dhe pronës publike;
-në Kukës janë proceduar në gjendje të lirë 10 shtetas, për dëmtimin të sinjalistikës rrugore, tabelave dhe reklamave.
Ndërkohë, nga dhuna e ushtruar mbi punonjësit e Policisë, në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Kukës, janë dëmtuar deri tani 120 punonjës policie.
Përveç ngjarjeve në terren, strukturat e specializuara të Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Antiterrorit kanë marrë në shqyrtim të menjëhershëm hapësirën virtuale, ku gjatë monitorimeve intensive, janë identifikuar disa kanale dhe grupe komunikimi, nëpërmjet të cilave janë shpërndarë mesazhe me përmbajtje të drejtpërdrejtë kriminale, ndër to, thirrje për kryerje të akteve ekstreme dhe terroriste, si dhe kërcënime direkte kundër jetës së punonjësve të Policisë së Shtetit.
Lidhur me këtë situatë është regjistruar menjëherë procedimi penal përkatës për veprat e lidhura me këto veprime kriminale tejet të rrezikshme, dhe po bashkëpunojmë ngushtësisht me agjencitë partnere ndërkombëtare për zbulimin e adresave IP, identifikimin e administratorëve të këtyre kanaleve dhe të çdo përdoruesi që bën thirrje për dhunë dhe akte terroriste.
Përdorimi i rrjeteve sociale nëpërmjet llogarive anonime nuk duhet dhe nuk do të lejohet t’i shërbejë rrymave apo shtetasve me prirje terroriste, ekstremiste dhe të dhunshme, brenda dhe jashtë vendit, të cilët janë aktualisht në një proces hetimor tejet të detajuar dhe konfidencial, për të vlerësuar qëllimet dhe veprimet e tyre destabilizuese, si dhe të rrezikshme për shoqërinë dhe të ardhmen e vendit.
Gjithashtu, Policia e Shtetit shpreh keqardhjen për përhapjen e lajmeve të pavërteta dhe dashakeqe që synojnë të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.
Policia e Shtetit gjen sërish rastin, të vijojë apelet e bëra gjatë këtyre ditëve, për qytetarët pjesëmarrës në protesta që të distancohen menjëherë nga personat e maskuar dhe të dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e akteve të dhunës e të shkatërrimit. Përgjegjësia është individuale dhe do përballeni me forcën e ligjit.
E drejta për protestë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën dhe shkatërrimin.
Çdo efektiv që sulmoni është aty për të bërë detyrën që i është caktuar, është i betuar për komb dhe flamur dhe bashkëjeton çdo ditë në të njëjtin terren me ju.
Ndërkohë në mënyrë të vazhdueshme drejtuesit e Policisë në terren udhëzojnë punonjësit e policisë jo vetëm gjatë instruktazheve, por dhe në terren në detyrë, që pavarësisht situatave ku përballen me sulme të rrezikshme, apo gjatë ndërhyrjeve për të mbrojtur institucionet, të tregojnë vetëpërmbajtje dhe propocionalitet.
Të nderuar qytetarë,
Policia e Shtetit është krah jush, pjesë aktive e komunitetit të cilin e ndajmë dhe jetojmë së bashku, me sfidat e përditshme, të cilat duhet të rritin mirëkuptimin mes nesh dhe asnjëherë përçarjen.
Policia e Shtetit nuk është armike e qytetarëve, por partnerja më e besueshme e tyre, është organizata që asimilon çdo ditë krimin në vijën e parë të rrezikut, që i ka dhënë kombit qindra dëshmorë dhe që çdo moment, vë në shërbim të çdo shqetësimi të qytetarëve, mijëra burra dhe gra, familjarë dhe bij të të njëjtit atdhe.
Ushtroni të drejtën tuaj për të protestuar, por distancohuni menjëherë nga elementet e dhunshme, individët me precedentë, individët e rrezikshëm dhe nga grupet që kërkojnë të përdorin kauzën tuaj për kaos, rrezik dhe destabilizim!
Dhuna ndaj Policisë dhe shkatërrimi i pronës publike dhe private, nuk janë të drejta kushtetuese, por janë vepra penale.
Në përfundim, kam edhe një tjetër apel të përsëritur për prindërit dhe familjarët e të miturve dhe të rinjve, tregoni kujdes maksimal për fëmijët tuaj!
Mos lejoni që ata të bien pre e manipulimeve ose thirrjeve anonime në rrjete sociale për t'u bërë pjesë e akteve të dhunshme, pasi pasojat ligjore të këtyre veprimeve do të dëmtojnë rëndë të ardhmen e tyre.
Policia e Shtetit është në detyrë edhe pse përballet këto ditë me sulme të papara më parë dhe nuk do të tërhiqet përballë dhunës, por do përmbushë detyrën që i ngarkon ligji dhe që ka për mision.
Në mes të tensioneve dhe përplasjeve të njëpasnjëshme para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë vendosur ball&e...
Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar se për shkak të situatës aktuale dhe protestave të dhunshme studentore në kryeqyt...
Një nga emrat më të njohur në atletikën shqiptare, Luiza Gega ka reaguar lidhur me situatën e krijuar gjatë protestave studen...
Një ambulancë ka mbërritur në ambientet e Bllokut të Sigurisë, ku janë shoqëruar protestuesit e arrestuar gjatë pro...
Pamje të rënda janë regjistruar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, në ditën e katërt të saj. N&e...
Një grup studentësh dhe të rinjsh janë mbledhur para Bashkisë së Durrësit, ku po protestojnë në mbësht...
Situata e të arrestuarve gjatë protestave ka marrë një dimension tjetër shqetësues lidhur me gjendjen shëndetësore t&eum...
Policia ka zbardhur atentatin me tritol të ndodhur më 10 tetor në Gjirokastër, ku humbi jetën Beqir Devolli, i njohur edhe si Ç...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kërkuar transparenc&...
Problemet teknike në sistemet e kontrollit të trafikut ajror në Itali kanë sjellë anulimin e disa fluturimeve nga dhe drejt Aeroportit ...