3 vite pa licencë/ Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?
Portali “Mjekë për Shqipërinë” është një instrument i vënë në dispozicion nga Ministria e Sh&eum...
Portali “Mjekë për Shqipërinë” është një instrument i vënë në dispozicion nga Ministria e Sh&eum...
Një javë më parë u njohëm me historinë tragjike të familjes Pema, djali i së cilës, Eduardi, ishte marrë peng ...
Një konflikt për pronën është kthyer në një përplasje të dhunshme mes familjarëve në Klos. Flutura dekl...
Një grua e re, që quhet Anxhela, ishte ende në shkollë, në një gjimnaz të Elbasanit, kur njohu personin që më von...
Në vazhdën e denoncimeve që kemi bërë për figura të rëndësishme politike si Klodiana Spahiu, Taulant Balla, Evis Ku...
Nga Dojna Mema Kjo është protesta. Të rinj, studentë, gjimnazistë… përballë policëve me skafandra, mburoja dh...
Studiuesi Aurel Plasari ka reaguar pas rastit të studentit Klevi Metaj që u sulmua brutalisht nga 6 policë, të cilët i grushtoi i vet&e...
Një hetim i hapur nga prokuroria e posaçme SPAK ka nxjerrë zbuluar ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si të përfshirë...
Dita e katërt e protestave studentore në Tiranë është shoqëruar me një tjetër incident, ku një i ri ka mbetur i p...
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit Edi Rama, pas protestave të d...

Portali “Mjekë për Shqipërinë” është një instrument i vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë, i cili u krijon mundësi mjekëve të licencuar të punësohen me transparencë dhe meritokraci në shërbimin shëndetësor publik. Por sa realisht funksionon ky instrument, i cili do të duhej të garantonte meritokracinë, siç pretendohet? Këtë do t’jua shpjegojmë hap pas hapi.
Çdo mjek i licencuar mund të aplikojë për vendet e lira të punës, të cilat shpallen në mënyrë të vazhdueshme nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ndërsa procedurat ndiqen nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor.
Po sa korrekte dhe të ligjshme janë këto procedura?
Këtë na e demonstron më së miri rasti i kësaj zonje, që quhet Amarilda Ademi Shkalla, e cila aktualisht mban pozicionin e psikologes pranë Qendrës Shëndetësore Vorë. Sipas Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, më datë 16.01.2023, në kohën kur drejtor i këtij institucioni ishte Markens Shllaku, znj. Ademi është shpallur fituese në platformën elektronike “Mjekë për Shqipërinë” në pozicionin “Psikologe” dhe më pas i është lidhur kontratë definitive me Qendrën Shëndetësore Vorë. Ky emërim definitiv firmoset nga drejtoresha e QSH Vorë, Shkëndije Gruda, më datë 24.04.2023.
Deri këtu gjithçka është brenda rregullave.
Një e re, e cila ka aplikuar në një portal për të siguruar një vend pune dhe, sipas kritereve të përcaktuara, është pranuar.Por në realitet, gjërat nuk janë kaq të thjeshta sa duken. Kjo zonjë, e cila ka pranuar të intervistohet në anonimat, është personi i parë që ka kuptuar parregullsinë e emërimit të psikologes së re.
“Me rinovimin e kontratës së vitit të ri, konstatoj që psikologia ishte pa licencë. Për të mbrojtur veten time, i bëj një shkresë me shkrim drejtoreshës dhe i them: ‘Kam konstatuar se Amarilda Ademi është pa licencë dhe nuk mund ta ushtrojë profesionin e psikologut’. Dhe nuk më kthen përgjigje mua dhe ia çon Drejtorisë Rajonale.”
Nëpërmjet kësaj shkrese, e cila mban datën 06.03.2024, QSH Vorë kërkon një udhëzim se si të procedojë mbi vazhdimësinë e kontratës së znj. Ademi deri në pajisjen e saj me lejen e ushtrimit të profesionit.
Por a janë dakord drejtuesit e Drejtorisë Rajonale me këtë shkresë? Me sa duket, jo.
Ndërkohë, disa ditë pas këtij takimi, Operatori i Kujdesit Shëndetësor dërgon këtë shkresë zyrtare, në të cilën thuhet se znj. Amarilda Ademi, psikologe pranë qendrës suaj, është emëruar me anë të thirrjes në portalin “Mjekë për Shqipërinë”, për hapjen e aplikimeve për punësimin e psikologëve në QSH Vorë në tetor 2022.
Procedura është kryer në zbatim të udhëzimit nr. 571, datë 07.10.2022, “Për procedurat e rekrutimit të punonjësve psikologë/punonjës socialë në strukturat publike shëndetësore të MSHMS-së”, dhe komisioni i vlerësimit ka vlerësuar dosjet e aplikantëve sipas këtij udhëzimi.
Por, sipas udhëzimit për procedurat e rekrutimit të punonjësve socialë dhe psikologëve në strukturat publike shëndetësore, në pikën 4/f, përveç dokumenteve të tjera plotësuese, kërkohet si kriter edhe leja e ushtrimit të profesionit.
Dokument që kandidatja për vendin e punës nuk e kishte.Prandaj, drejtoresha e Qendrës Shëndetësore të Vorës mundohet t’i rezistojë kësaj paligjshmërie, duke nxjerrë një urdhër të brendshëm, ku urdhëron pezullimin e përkohshëm nga puna të psikologes Amarilda Shkalla Ademi deri në dorëzimin e dokumentacionit të licencës profesionale.
Por përtej këtyre veprimeve të drejtoreshës, për të qenë sa më korrektë me ligjin, shigjetat e hakmarrjes, me sa duket, u drejtuan tek juristja që kishte denoncuar rastin.
Një frymë që jo vetëm e detyron të japë dorëheqjen, por edhe të largohet përfundimisht nga Shqipëria për shkak të mosbërjes palë me abuzimin. Ndaj, në këto kushte, lind pyetja: Si është punësuar kjo psikologe pa pasur lejen e ushtrimit të profesionit?
Për këtë shkojmë të takojmë nga afër psikologen. Kjo e fundit, për Piranjat, thotë se nuk mund të japë informacion për vitin e licencimit të saj.
Sipas Urdhrit të Psikologut në Shqipëri, znj. Amarilda Ademi është licencuar më datë 19 janar 2026.
Plot tre vite nga fillimi i punës.
Ademi justifikohet se licenca nuk ka qenë kriter në kohën e aplikimit, por kjo është e pavërtetë, sepse znj. Amarilda ka aplikuar në vitin 2023, ndërkohë që udhëzimi nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka hyrë në fuqi një vit më herët, më 2022. Ndërkohë, teksa jemi në këtë diskutim, aty shfaqet edhe drejtoresha e këtij institucioni, Shkëndije Gruda, që, në njëfarë mënyre, ka përgjegjësitë e veta për sa i përket mbajtjes në punë të zonjës Amarilda pa licencë.
Kjo e fundit nuk na jep një përgjigje, duke na udhëzuar të bëjmë kërkesë për informacion.
Meqenëse drejtoresha nuk na dha asnjë përgjigje, duke pasur hallin më të madh se si ne kemi hyrë në institucion, shkojmë të takojmë ish-drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Operatorit, Lorenc Hashorva, i cili është personi që ka pasur dijeni për këtë parregullsi.
Zoti Hashorva e hedh të gjithë fajin te QSH Vorë, e cila, sipas tij, ka pasur kompetencën për të bërë këtë emërim, që më pas doli se ishte i paligjshëm.
Sikundër thamë, znj. Amarilda Ademi është emëruar më datë 16 janar 2023 dhe shpallja e saj fituese në portal është bërë nga drejtori i komanduar, Markens Shllaku, i cili, nëpërmjet një mesazhi, mundohet të sqarojë pozicionin e tij lidhur me skandalin.
“Në lidhje me rastin që ju keni cituar në ‘voice’, t’ju them të drejtën, kanë kaluar shumë vite dhe nuk më kujtohet.”
Z. Shllaku nuk i kujtohet shpallja fituese e zonjës, por i kujtohet fare mirë udhëzimi, pasi na e vë në dispozicion.
Por, sa i përket procedurave të rekrutimit dhe punësimit nëpërmjet platformës elektronike “Mjekë për Shqipërinë – ndërfaqja Psikolog”, si komision kemi zbatuar udhëzimin nr. 571, datë 07.10.2022, “Për procedurat e rekrutimit të punonjësve psikologë/punonjës socialë në strukturat publike shëndetësore”.
Pra, njësoj si psikologia, ish-drejtori Hashorva edhe ish-drejtori Shllaku topin e përgjegjësisë e hedhin te drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Vorë, si punëdhënësja e zonjës Amarilda Ademi, e cila ka refuzuar të japë një përgjigje shteruese për emërimin e paligjshëm të psikologes.
Ngjan me një trekëndësh në të cilin secila palë e përfshirë ndjehet e papërfshirë, por sidoqoftë, fakti është një dhe i vetëm.
Ligji është shkelur me të dy këmbët dhe për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi./PIRANJAT
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.
Një javë më parë u njohëm me historinë tragjike të familjes Pema, djali i së cilës, Eduardi, ishte marrë peng ...
Një konflikt për pronën është kthyer në një përplasje të dhunshme mes familjarëve në Klos. Flutura dekl...
Një grua e re, që quhet Anxhela, ishte ende në shkollë, në një gjimnaz të Elbasanit, kur njohu personin që më von...
Në vazhdën e denoncimeve që kemi bërë për figura të rëndësishme politike si Klodiana Spahiu, Taulant Balla, Evis Ku...
Ndërsa kryeqyteti shqiptar mbushet me kulla dhe çmimet e banesave arrijnë nivele gjithnjë e më të vështira për t&rsq...
Për 4 puntata me radhë, që mbajnë datat 27 shkurt, 6 mars, 20 mars dhe 27 mars 2026, trajtuam dhe hodhëm dritë mbi historinë ...
Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Korçës ishte dj...
Një rrëmbim në mes të trazirave të vitit 1997, një garazh i kthyer në dhomë torture dhe një ekzekutim makabër ...
Historia nis më 19 gusht 2026, kur në internet publikohet një njoftim për punë nga shtëpia. Kompania që pretendohej se kë...
Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, është përballur me probleme të përsëritura me depërt...