POLITIKE

Ola Xama nxjerr bllof Ramën: Kryeministri po gënjen, ai është pala më e interesuar për shkatërrim

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Tetor 2026, 14:40
Ola Xama nxjerr bllof Ramën: Kryeministri po gënjen, ai

Gazetarja Ola Xama përmes një statusi ka nxjerr "bllof" kryeministrin Rama duke shkruar se Rama është pala më e interesuar për shkatërrim, duke nxjerr fakte se kioska që Rama publikoi është një rrjet i madh biznesesh dhe jo një biznes i vogël i një familjar.

Postimi
Kjo është gërmadha e jetës, e punës, e munditi dhe djersës, e ëndrrave dhe shpresave i një familjeje të zakonshme. Prindër të zakonshëm, që hapin derën në mëngjes për të çuar në mbrëmje të ardhurat dhe për të shtruar tryezën me ndershmëri.” Kjo ishte fraza me të cilën kryeministri Edi Rama tentoi të prekë sot opinionin publik, lidhur me aktet e dhunës që dogjën një ditë më parë disa kioska në kryeqytet.

Duke hequr çdo përgjegjësi nga vetja, e duke ia lënë turmës që sipas tij do na marrë dhe ato pak që kemi, Edi Rama, sërish gënjeu. Përdori zjarrin e vënë ndaj një biznesi për propagandë.

Kioska që u dogj dhe që ai tha se bashkë me të iku dhe mundi i jetës së një familjeje ndodhet në lulishten “3 Vëllezërit Frashëri” në kryeqytet. Logo e kioskës mbante emrin “Kubo” dhe rezulton në pronësi të rrjetit “Kube sh.p.k”, me pronar biznesmenin nga Kosova Kushtrim Kasumi.

Rrjeti zotëron 101 kioska në kryeqytet, ka dhjetra të punësuar dhe sipas raportimeve të vetë kompanisë u shërben mbi 5 mijë klientëve në ditë. Firma realizon 2 milion euro xhiro vjetore, ndërsa fitimi i viteve raportuese 2025 dhe 2024 është 170 mijë euro. Shoqëria importon mallra që vijnë nga një tjetër kompani e z.Kasumi, Pestova sh.p.k., e cila në Kosovë ka një xhiro vjetore 10 milion euro në vit.

Disa nga këto dyqane, iu jepen me qira individëve të caktuar, ku qiranë e vendos biznesi “Kube” dhe mallrat që duhet të tregtohen furnizohen nga ai. Për ta kuptuar si skemë: në vend që familja që e punon të marrë vetë të drejtat në bashki, i paguan qira atij që ka patur lidhjet për të marrë këto të drejta.

Hapja e kioskave në Tiranë iu dha si e drejtë eksluzive pronares së televizionit Top Chanel nga kryebashkiaku Erion Veliaj në vitin 2016, por pas disa problemeve me detyrimet ndaj furnitorëve, biznesi u shit. Procedura u bë pa garë dhe nuk pati asnjë sqarim se përse dhjetra kioska duhet të punohen nga një njeri i vetëm dhe të mos ndiqen politika sociale për t’ia dhënë familjeve të papuna.

Nga kjo kuptohet qartë se kryeministri jo vetëm gënjen, por ai është pala më e interesuar që të shkatërrohen biznese, sidomos ajo kategori që ofron një histori të bukur për tu propaganduar më pas në media.

Artikuj te sugjeruar

video

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët