INVESTIGIME

"Doktor Shkencash"/ Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Tetor 2026, 22:55
"Doktor Shkencash"/ Çfarë fshihet pas titullit akademik

Në vazhdën e denoncimeve që kemi bërë për figura të rëndësishme politike si Klodiana Spahiu, Taulant Balla, Evis Kushi e Ogerta Manastirliu, kësaj here do të flasim për kopjimet e z. Manja. Një nga nismëtarët e kësaj fushate antiplagjiaturë, bashkë me Taulant Mukën, është edhe studiuesi Vladimir Kola.

“Gjithçka nisi aty nga fundi i 2018-ës, që koincidoi edhe me protestën e studentëve si periudhë dhe unë u bëra kurioz të shihja pak tezat e doktoraturës që ishin bërë në Shqipëri. Dhe vura re që aty kishte pasur disa kopjime që ishin përkthyer fjalë për fjalë. Për sa i përket doktoraturës së z. Manja, pasi kisha parë disa doktoratura të tjera, vura re që edhe aty kishte disa kopjime pa përmendur burimin origjinal, kopjime me paragrafë dhe me faqe të tëra”, tregon z. Kola për gazetarin Freard Rista.

Ish-ministri i Drejtësisë ka marrë titullin “doktor” me disertacionin “Veprat Penale Kundër Mjedisit”, të mbrojtur në vitin 2017 në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë.

Në tezën në fjalë, plot 7 faqe janë kopjuar nga artikulli shkencor me titull: “E Drejta për Informim mbi Çështjet e Mjedisit: Legjislacioni Shqiptar në Vështrim Krahasues me Konventën e Aarhus-it”, me autore Irma Baraku, i publikuar në vitin 2013 në “Revistën Shqiptare për Studime Ligjore”, Vol. 7.

Një pjesë e konsiderueshme e artikullit të profesoreshës shkodrane, ku flitet për refuzimin e institucioneve për të dhënë informacion, të drejtën që lind për ankimin administrativ, ankim gjyqësor dhe rolin e Avokatit të Popullit, është marrë fjalë për fjalë dhe nuk është cituar as në fund të faqes dhe as në bibliografi.

Edhe nëse vijohet më tutje, aty ku zonja Baraku flet për ndërgjegjësimin e komunitetit në lidhje me mundësitë që ofron legjislacioni për të drejtën për aksesin në dokumentet zyrtare, në përgjithësi, dhe informacionin mjedisor në veçanti, vihet se është marrë çdo fjalë copy-paste.

Mirëpo z. Manja nuk është mjaftuar vetëm me pjesën teorike, por ka kopjuar edhe sugjerimet e zonjës Baraku.

“Nuk jam në dijeni për këtë. Po e dëgjoj për herë të parë këtë gjë. Ai, në qoftë se e ka bërë, le ta mbajë përgjegjësinë vetë”, tha ajo.

Në tezën në fjalë, faqja 71 dhe një pjesë e faqes 68 janë kopjuar nga siti i Komisionit Evropian. Për të qenë korrekt, sajti i Komisionit Evropian është listuar te literatura e konsultuar dhe është referuar në tekst me fusnotë në faqet 61 dhe 62, por nuk është referuar te faqet 71 dhe 68.

Në këtë disertacion, faqet 87-88 janë mbushur fjalë për fjalë nga “Vendimi i Këshillit të Ministrave, nr. 24, datë 22.1.2004”. Gjithashtu, një tjetër pjesë e konsiderueshme e përkthyer fjalë për fjalë është marrë nga një studim i Bankës Botërore, i vitit 2010, me titull: “Inspections Reforms: Do Models Exist?”

“Ai nga ky studim kopjon disa faqe të tëra të gatshme dhe i vendos te teza e tij e doktoraturës. Pra, janë pjesë të tezës së doktoraturës mbi mjedisin, që i ka gjetur të përshtatshme me temën e tij dhe i ka vendosur te teza e tij e doktoraturës”, shtoi studiuesi Kola./piranjat

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.

 

Artikuj te sugjeruar

video

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët