3 vite pa licencë/ Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?
Portali “Mjekë për Shqipërinë” është një instrument i vënë në dispozicion nga Ministria e Sh&eum...
Portali “Mjekë për Shqipërinë” është një instrument i vënë në dispozicion nga Ministria e Sh&eum...
Një javë më parë u njohëm me historinë tragjike të familjes Pema, djali i së cilës, Eduardi, ishte marrë peng ...
Një konflikt për pronën është kthyer në një përplasje të dhunshme mes familjarëve në Klos. Flutura dekl...
Një grua e re, që quhet Anxhela, ishte ende në shkollë, në një gjimnaz të Elbasanit, kur njohu personin që më von...
Në vazhdën e denoncimeve që kemi bërë për figura të rëndësishme politike si Klodiana Spahiu, Taulant Balla, Evis Ku...
Nga Dojna Mema Kjo është protesta. Të rinj, studentë, gjimnazistë… përballë policëve me skafandra, mburoja dh...
Studiuesi Aurel Plasari ka reaguar pas rastit të studentit Klevi Metaj që u sulmua brutalisht nga 6 policë, të cilët i grushtoi i vet&e...
Një hetim i hapur nga prokuroria e posaçme SPAK ka nxjerrë zbuluar ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si të përfshirë...
Dita e katërt e protestave studentore në Tiranë është shoqëruar me një tjetër incident, ku një i ri ka mbetur i p...
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit Edi Rama, pas protestave të d...
Një javë më parë u njohëm me historinë tragjike të familjes Pema, djali i së cilës, Eduardi, ishte marrë peng nga banda e Vakëfit në Berat e më pas ishte torturuar, vrarë dhe djegur në mes të qytetit si shenjë e forcës së bandës që në atë kohë zotëronte qytetin.
Vëllai i viktimës, Ronaldo, dhe nëna Hamite rrëfyen tmerrin që panë me sytë e tyre, kur djali dhe vëllai torturohej në garazhdin e kreut të kreut të bandës, ku më pas edhe u ekzekutua dhe u tërhoq zvarrë nga aty deri në sheshin e Vakëfit, ku më pas iu vendos flaka.
Këtë të premte, do të njihemi me dëshminë ekskluzive të një prej personave të dyshuar si autor i masakrës, Kudret Zhuka. Ky i fundit mohon përfshirjen e tij në krimin që ende rrëqeth qytetin. Sipas tij, ai ka qenë në banesë kur ka ndodhur ngjarja, por jep një version që nuk e ka thënë më parë, madje as në polici.
Zhuka shprehet se për ngjarjen ka marrë dijeni nga kushëriri i tij, i cili i ka thënë se ai dhe të tjerë kanë vrarë Eduard Pemën.
Por sot kushëriri nuk jeton më dhe, përderisa të vdekurit nuk flasin, kjo dëshmi nuk mund të merret parasysh. Sipas tij, Pema ka qenë një kriminel, e po ashtu edhe vëllai i tij. Po ashtu, ai lëshon një sërë akuzash ndaj Ronaldo Pemës, që nga përfshirja e tij në krime e deri te problemet mendore që, sipas Zhukës, ka ai.
Në fakt, këto pretendime, sa u përket problemeve mendore të pretenduara ndaj Ronaldos, janë hedhur poshtë edhe nga gjykata.
Zhuka kishte alibinë e tij, që mesa duket ka bindur edhe gjykatat, të cilat i kanë dhënë edhe pafajësinë. Por familjarët nuk kanë qenë dakord asnjëherë me këto vendime, duke pretenduar se e kanë parë me sytë e tyre Kudret Zhukën duke marrë peng dhe më pas dhunuar Eduard Pemën.
Pavarësisht se premtoi se do të na vinte në dispozicion dokumente që vërtetojnë pafajësinë e tij, deri në publikimin e këtij emisioni, nuk na është dhënë asnjë dokument i tillë. Në sytë e “akullt” të Zhukës nuk mund të lexosh asgjë. Mbase kjo ka qenë edhe arsyeja që gjykatat dhe prokuroritë nuk kanë arritur kurrë që ta zbardhin plotësisht këtë ngjarje, për të cilën pas hekurave ndodhet vetëm Benjamin Hajro, kreu i bandës së Vakëfit.
Ndërkohë, familjarët, edhe sot, pas gati tre dekadash, kërkojnë drejtësi për ngjarjen që u ndryshoi tërësisht jetën, që panë tmerrin me sytë e tyre dhe që ende sot rrëqeth një qytet të tërë./Piranjat
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.
Një konflikt për pronën është kthyer në një përplasje të dhunshme mes familjarëve në Klos. Flutura dekl...
Një grua e re, që quhet Anxhela, ishte ende në shkollë, në një gjimnaz të Elbasanit, kur njohu personin që më von...
Në vazhdën e denoncimeve që kemi bërë për figura të rëndësishme politike si Klodiana Spahiu, Taulant Balla, Evis Ku...
Ndërsa kryeqyteti shqiptar mbushet me kulla dhe çmimet e banesave arrijnë nivele gjithnjë e më të vështira për t&rsq...
Për 4 puntata me radhë, që mbajnë datat 27 shkurt, 6 mars, 20 mars dhe 27 mars 2026, trajtuam dhe hodhëm dritë mbi historinë ...
Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Korçës ishte dj...
Një rrëmbim në mes të trazirave të vitit 1997, një garazh i kthyer në dhomë torture dhe një ekzekutim makabër ...
Historia nis më 19 gusht 2026, kur në internet publikohet një njoftim për punë nga shtëpia. Kompania që pretendohej se kë...
Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, është përballur me probleme të përsëritura me depërt...
Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit n...