VIDEO/ Policia qëllon me plumb gome pedagogen
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit. Ata u dëbuan ...
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe ...
Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin nr. ...

Italia ka nisur një “gjueti” të madhe ndaj personave të kërkuar për krime të ndryshme dhe kryesisht narkotrafikut.
Nga viti i kaluar kur mori jetë projekti “Të kërkuarit”, janë arrestuar deri tani të paktën 83 persona, një pjesë e madhe e tyre shtetas shqiptarë. Totali i dënimeve që kanë të arrestuarit shkon në 500 vite burgim, informon media italiane.
Madje dy operacionet e fundit të drejtësisë italiane lidhen me arrestimin apo ekstradimin e 2 bosëve shqiptarë të drogës, njëri prej të cilëve u kap në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe tjetri që kërkohej prej dy dekadash dhe i dënuar me 21 vite burg (foto kryesore).
“Projekti “Wanted”, i koordinuar nga Drejtoria Qendrore Kundër Krimit dhe Shërbimi Qendror i Operacioneve, çoi në arrestimin e 83 të arratisurve , me dënime totale të mbetura që arrijnë në afërsisht 500 vjet burgim. Nga të arrestuarit, 29 iu nënshtruan masave paraprake dhe 54 masave përfundimtare”, informon media e vendit fqinj.
Operacioni, i cili filloi në janar 2025, përdori një model të integruar me ekipe mobile, SISCO, mjete teknologjike, inteligjencë dhe bashkëpunim ndërkombëtar.
Arrestimet e fundit përfshijnë një burrë shqiptar në arrati që nga viti 2000, i dënuar me 21 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge, i cili u kthye në Itali pasi u arrestua në Shqipëri. Si dhe 39-vjeçari që u arrestua javën e kaluar në Dubai, teksa kishte ftuar gruan dhe familjen për të festuar Vitin e Ri, lëvizjet e të cilëve dhe përgjimet çuan në lokalizim.
Kjo iniciativë thekson efektivitetin e bashkëpunimit midis policisë italiane dhe partnerëve ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar.
Kapet dhe vihet në pranga pas dy ditësh autori i grabitjes së një institucioni financiar në Shkodër. 27-vjeçari Gjionata...
Kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës Edison Memolla i dënuar në Shkallën e Parë është paraqitur në Apelin e Posa&cced...
Mungesa e infrastrukturës dhe rruga e dëmtuar, ka bërë që qindra banorë të fshatit Luz në zonën e Fushë-Kruj...
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Pasagjeri”. Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet nga Forca “Shqiponja”, ...
Dhjetëra familje që banojnë pranë zonës së njohur si Ura e Dajlanit kanë protestuar ditën e sotme, pasi rrezikojnë...
Banorët e lagjes “Mima Traxhiu” në Elbasan janë ngritur në protestë kundër vendimit të bashkisë për z...
Bujar Sefa (Xaka), i arrestuar në Dubai është një emër i njohur i drejtësisë shqiptare, por jo vetëm. I riu ishte shp...
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku Mikel Ndoj plagosi me thikë va...
Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim Ilirjan Selmanin, 31-vjeçarin që masakroi me thikë të...
Ka më shumë se një javë që aktiviteti i bizneseve është i bllokuar, pasi një platformë e rëndësishme, s...