AKTUALITET

'Ku të fle me kalamaj?' Banorët e 'Urës së Dajlanit' kërkojnë strehim: Qeveria po na lë në qiell të hapur!

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Janar 2026, 10:59

'Ku të fle me kalamaj?' Banorët e 'Urës së

Dhjetëra familje që banojnë pranë zonës së njohur si Ura e Dajlanit kanë protestuar ditën e sotme, pasi rrezikojnë të mbeten pa strehë për shkak të një vendimi për prishjen e banesave të tyre.

Prej më shumë se dy dekadash në këto shtëpi, ata shprehen se po lihen në mëshirë të fatit, pa asnjë zgjidhje.

“Jemi pa strehë. Ku të fle jashtë me kalamaj? Jemi fukarenj, mezi hamë një copë bukë,” shprehet njëra prej banoreve, duke treguar kushtet e vështira ekonomike dhe frikën se do të përfundojë në rrugë bashkë me fëmijët dhe familjarët e tjerë.
Sipas saj, ata nuk kanë mundësi financiare për të paguar qira dhe kërkojnë vetëm një strehë. Mes tyre është edhe Ermand Ida, i cili tregon se jeton në këtë zonë prej 28 vitesh.

Sipas tij, u ka ardhur një vendim që i urdhëron të lirojnë banesën brenda dy ditëve. "Jemi me fëmijë, me familje, të sëmurë. Kam dy fëmijë me probleme në spektrin e autizmit dhe nuk ia dal dot të shkoj me qira. Kërkojmë strehim, të na marrë në konsideratë bashkia," thotë ai, duke shtuar se për vite me radhë kanë paguar rregullisht faturat e shërbimeve.

Situata paraqitet kontradiktore, pasi banorët pretendojnë se ndërkohë që u vjen urdhri për prishje, disa prej tyre kanë marrë më herët leje nga institucionet për të bërë ndërhyrje në banesa. Këto familje janë vendosur në këtë zonë që prej vitit 1998, duke ndërtuar jetën e tyre aty.

"Jemi sëmurë, na prishën shtëpitë. Një shtëpiduam, se s'kena lekë të paguajmë qiranë. Neve fukare jena, mezi hamë një copë bukë. Punojmë, hamë një copë bukë, të paktën një strehim, tri me kalamaj. Jam vetë i shtatë. Edhe goca me fëmijë. Edhe shpejt i gjashtë. Ka pesë kalamaj ka edhe goca. Ku shkojmë, ku të mbytemi? Jena sëmurë.

Banori 2:  Jam Ermand Ida. Banoj ka 28 vjet këtu. Edhe na ka ardhur vendimi brenda dy ditëve për me na prish. Pa asnjë lloj të drejte, që vendimi do të thotë, të paktën do të japin afat për 10 ditë. Jena me kalamaj, me familje, sëmurë, s'kemi ku shkojmë.

Banori 3: Ne kërkojmë që strehim, një, edhe të na mbajnë në konsideratë bashkia. Të na strehojnë diku. Se edhe kështu nuk dilet.  Kemi dy fëmijë me probleme me spektrin e autizmit. Paguj terapi, gjëra, edhe nuk ia dal dot edhe të shkoj me qira.
 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?