AKTUALITET

Të gjitha bizneset po detyrohen të dorëzojnë bilanc, reagon QKB: Verifikojmë listat e Tatimeve

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Korrik 2026, 08:04

Të gjitha bizneset po detyrohen të dorëzojnë bilanc, reagon

Vijon debati mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe Aleancës së Profesionistëve të Lirë (APL) për detyrimin e depozitimit të pasqyrave financiare për bizneset e organizuara si persona juridik dhe shpk me xhiro vjetore nën 5 mln lekë.

Prej disa ditësh, sipas Aleancës së Profesionistëve të Lirë, nga QKB po u kërkohet bizneseve dorëzimi i pasqyrave financiare pavarësisht nivelit të xhiros vjetore. Kjo ka shkaktuar debat mes institucioneve dhe shoqatave të biznesit, të cilat argumentojnë se kërkesa nuk mbështetet në kuadrin ligjor në fuqi. Shqetësimi kryesor lidhet me faktin se bizneset që nuk depozitojnë pasqyrat financiare rrezikojnë masa administrative deri në 60 mijë lekë.

Më 6 korrik, Aleanca e Profesionistëve të Lirë i dërgoi një shkresë QKB-së, ku kërkoi një sqarim zyrtar nëse bizneset me xhiro nën 5 mln lekë janë të detyruara të depozitojnë pasqyrat financiare. Sipas Aleancës, legjislacioni aktual për kontabilitetin dhe “Për tatimin mbi të ardhurat” përcaktojnë se ky detyrim zbatohet vetëm për bizneset me të ardhura mbi këtë kufi.

Pas shqetësimeve të ngritura nga profesionistët e lirë, QKB ka reaguar duke sqaruar me anë të një shkrese drejtuar profesionistëve të lirë, se institucioni verifikon subjektet që kanë detyrimin për depozitimin e pasqyrave financiare bazuar në listat e përcjella nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT).

Në përgjigjen e saj, QKB thekson se kompetencat e institucionit përcaktohen nga ligji “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit” dhe se depozitimi i pasqyrave financiare është një e dhënë e detyrueshme për regjistrim sipas ligjit “Për regjistrimin e biznesit”.

Megjithatë, lidhur me përcaktimin e subjekteve që duhet të depozitojnë pasqyrat financiare, QKB sqaron se kryen verifikimin mbi bazën e listave të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ku identifikohen subjektet që kanë këtë detyrim për secilin vit. Për çdo sqarim mbi përfshirjen në këto lista, QKB i orienton bizneset t’u drejtohen organeve tatimore si institucioni kompetent.

Pas kësaj përgjigjeje, Aleanca e Profesionistëve të Lirë reagoi sërish me një tjetër shkresë drejtuar institucionit, duke theksuar se detyrimi për depozitimin e pasqyrave financiare nuk rregullohet nga legjislacioni tatimor, por nga ligji nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, Standardi Kombëtar i Kontabilitetit nr. 15 dhe aktet nënligjore përkatëse.

Sipas APL-së, legjislacioni tatimor rregullon marrëdhënien mes tatimpaguesit dhe administratës tatimore, ndërsa depozitimi në QKB ka karakter publik dhe deklarativ, pasi pasqyrat financiare bëhen të aksesueshme për të gjitha palët e interesuara. Për këtë arsye, Aleanca e Profesionistëve të Lirë argumenton se përcaktimi i subjekteve që kanë detyrimin për depozitim nuk mund të mbështetet vetëm në listat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Në përgjigjen e saj drejtuar QKB-së, APL kërkon që institucioni të referojë dispozitën konkrete ligjore mbi të cilën mbështetet për të zbatuar listat e administratës tatimore në përcaktimin e detyrimit për depozitimin e pasqyrave financiare në QKB, duke argumentuar se vetëm një interpretim i qartë i ligjit mund të shmangë paqartësitë dhe penalitetet për bizneset.

Kthimi i përgjigjes nga Qendra Kombëtare e Biznesit

“Në përgjigje të e-mailit tuaj ju bëjmë me dije se, Kompetencat e Qendrës Kombëtare të Biznesit janë të përcaktuara qartë në ligjin Nr.131/2015 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”.

Konkretisht, QKB-ja kryen regjistrimin e subjekteve të përcaktuara në ligjin që rregullon regjistrimin e biznesit, trajton procedurat e licencimit, të autorizimit apo të lejeve, të ndryshimit dhe revokimit të tyre, sipas ligjit që rregullon licencat, autorizimet dhe lejet dhe regjistrimin e pronarëve përfitues.

Referuar germës “a”, të pikës 3 të nenit 43 dhe nenit 46 të ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për regjistrimin e biznesit” i ndryshuar, depozitimi i pasqyrave financiare përbën të dhënë të detyrueshme për regjistrim, të cilat duhet të depozitohen në çdo rast jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar, me aplikim nga personi i autorizuar për të përfaqësuar subjektin raportues, në portalin e-Albania, për kryerjen e të cilit duhet të jetë i pajisur paraprakisht me nënshkrim elektronik nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Ndërkohe për sa i përket subjekteve të cilët kane detyrimin e depozitimit te pasqyrave financiare, ju sqarojmë se, Qendra Kombëtare e Biznesit, kryen verifikimin e subjekteve që kanë detyrimin e depozitimit të pasqyrave financiare, në listën e sjellë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ku listohen të gjithë subjektet të cilët kanë detyrimin e depozitimit të pasqyrave financiare sipas viteve përkatëse.

Për sa më sipër, për marrjen e informacionit të kërkuar nga ana juaj, lutemi drejtohuni pranë organeve tatimore në cilësinë e institucionit kompetent për administrimin dhe dhënien e këtij informacioni”.

Aleanca e Profesionistëve të Lirë i përgjigjet Qendrës Kombëtare e Biznesit

“Pas konsultimit me ekspertët tanë të fushës, një përgjigje profesionale si përpjekje për të kontribuar ne këtë çështje.

Dëshirojmë të theksojmë se detyrimi për depozitimin e pasqyrave financiare rregullohet nga Ligji nr. 25/2018 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, SKK nr. 15 dhe aktet përkatëse nënligjore të referuara më lart, dhe jo nga legjislacioni tatimor. Ky i fundit rregullon marrëdhënien mes tatimpaguesit dhe administratës në veçanti dhe nuk ka karakter publik, por privat mes dy palëve. Depozitimet në e-Filing nuk dalin në publik, kurse në QKB po. Madje, DPT ka qenë korrekte me dorëzimet që kemi bërë më 31 Mars dhe ka bërë dhe postime publike që përforcojnë qëndrimin tonë dhe duke e theksuar pavarësisht përgjegjësisë!

Për këtë arsye, vlerësojmë se përcaktimi i subjekteve që kanë këtë detyrim duhet të bazohet në kuadrin ligjor përkatës dhe jo në lista të përcjella nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila është një institucion zbatues i legjislacionit tatimor.

Administrata tatimore është vetëm një stakeholder nga shumë të tille, ndërsa depozitimi në QKB ka efekt deklarativ e publik për të gjithë stakeholders.

Duke qenë se thelbi i kërkesës sonë mbetet i njëjtë, ju lutemi të na referoni dispozitën ligjore konkrete mbi të cilën mbështetet QKB për të konsideruar zbatimin e kësaj dispozite ligjore mbi depozitimin e detyrueshëm në QKB sipas listës nga DPT”./ Monitor 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan