"Shqipëria nuk shitet"/ Nis grumbullimi i qytetarëve për tubimin e pestë për Zvërnecin, protestuesit: Dorëheqje e Ramës dhe qeverisë
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...

Sot u zhvillua një konferencë e përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe asaj italiane, e fokusuar në bashkëpunimin mes dy vendeve për luftën kundër kultivimit të kanabisit.
Gjatë fjalës së tij, drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka dhënë detaje mbi aksionet e ndërmarra së fundmi në këtë drejtim. Ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me autoritetet italiane, duke nënvizuar se operacionet e përbashkëta kanë çuar në një ulje të ndjeshme të rasteve të kultivimit të paligjshëm të bimës narkotike në territorin shqiptar.
Fjala e plotë e Prodës:
Është kënaqësi dhe përgjegjësi profesionale të jemi sot, së bashku, në këtë konferencë të rëndësishme, e cila prej shumë vitesh përfaqëson një nga modelet më të suksesshme të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve italiane.
Lufta kundër kultivimit të kanabisit mbetet një prioritet strategjik për Policinë e Shtetit, shqiptar, si dhe një objektiv që kërkon angazhim të përditshëm, koordinim, transparencë dhe vendosmëri.
Partneriteti ynë me autoritetet italiane ka qenë vendimtar në këtë betejë dhe rezultatet e përbashkëta janë prova më e qartë se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ndërkombëtar në këtë fushë.
Organizimi i kësaj konference me partnerët italianë, për të evidentuar rezultatet e përbashkëta në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, nuk është thjesht një traditë apo një analizë formale, por është analizë pune e përbashkët dhe vlerësim kontributesh.
Policia e Shtetit ka punuar intensivisht për përmbushjen e prioriteteve të dokumenteve strategjike dhe Planit të Veprimit për vitin 2025. Ky plan synoi parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të narkotikëve, përmes operacioneve të koordinuara qendrore dhe vendore, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe angazhimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për të dhënë informacion.
Sensibilizimi i qytetarëve dhe i komunitetit ishte prioritet. Gjatë vitit 2025, u zhvilluan 812 takime me pjesëmarrjen e 16 885 qytetarëve dhe me angazhimin e 2955 punonjësve të Policisë. Institucionet arsimore dhe aktorët lokalë kontribuuan në mënyrë aktive në këto iniciativa.
Kontrolli i territorit dhe përdorimi i teknologjisë ishin faktorë kyç për arritjen e rezultateve pozitive në parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Deri më 31 tetor 2025, Policia e Shtetit kreu 217 119 kontrolle në 330 431 orë shërbimi.
Objektet e kontrolluara përfshinë: sera, magazina, shtëpi të braktisura, tunele dhe ambiente të hapura.
Për vitin 2025, përdorimi i dronëve u rrit në 76 pajisje. Sistemi elektronik “GIS-NARKOTIK” ofroi të dhëna më të plota dhe raporte analitike për ndjekjen e kultivimit të kanabisit.
Një ndihmesë të madhe për terrenet mjaft të vështira na dha Ministria e Mbrojtjes, me vënien në dispozicion të helikopterëve, me qëllim transportimin e forcave policore në ato zona ku ishte e pamundur të shkohej me këmbë. Gjej rastin të falënderoj Shefin e Shtabit të Ushtrisë, Gjeneral Kingjin.
Ne nuk u mjaftuam vetëm me kontrolle, nga toka apo nga ajri, as me prishjen e fidanëve apo bimëve kanabis të mbjella, por u punua me vendosmëri nga strukturat e Policisë kriminale për sigurimin e informacionit policor dhe për nisjen e hetimeve proaktive.
Në këtë kuadër, përgjatë 10-mujorit të këtij viti u siguruan 6 917 informacione policore, për kultivimin e bimëve narkotike dhe filluan 104 procedime proaktive.
Një punë e mirë parandaluese u bë dhe në drejtim të goditjes së posedimin/shitjes së farave të kanabisit, si rezultat i së cilës në 16 raste u sekuestruan 10 798 fara.
Lufta kundër këtij fenomeni u intensifikua dhe në drejtim të evidentimit dhe goditjes së tentativave për kultivim të kanabisit, me anë të llambave, në ambiente të mbyllura, duke evidentuar dhe shkatërruar 10 ambiente të përgatitura me llamba që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike, si dhe 3 ambiente në tentativë për t’i përshtatur për këtë veprimtari kriminale. Për këto raste janë arrestuar dhe proceduar 31 shtetas, mes tyre edhe punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre.
Siç e theksova dhe në fillim, lufta ndaj këtij fenomeni nuk bëhet e vetme. Bashkëpunimi ndërkombëtar, sidomos me Guardia di Finanza, prej shumë vitesh ka dhënë rezultate shumë pozitive.
Gjatë 10-mujorit të vitit 2025 janë evidentuar dhe asgjësuar gjithsej 203 960 bimë kanabisi, nga të cilat 106 894 bimë të evidentuara nga monitorimi ajror dhe 97 066 të evidentuara nga kontrollet e territorit, nga strukturat e Policisë së Shtetit.
Nga analiza e bërë, dhe këtë vit qarku i Shkodrës mbetet qarku me risk më të lartë, me 105 591 bimë të asgjësuara.
Njëkohësisht, nga strukturat e Policisë së Shtetit janë evidentuar dhe asgjësuar në fazë fillestare, 17 447 fidanë të dyshuar kanabis.
Të nderuar pjesëmarrës,
Strukturat vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit përgjatë 10-mujorit të vitit 2025 kanë evidentuar 580 raste kultivimi me 191 shtetas të implikuar, nga të cilët 106 janë arrestuar, 36 janë ndaluar, 17 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 32 janë shpallur në kërkim.
Po t’i krahasojmë këto rezultate, me të njëjtën periudhë të vitit 2024, përgjatë 10-mujorit të vitit 2025 kemi ulje me 132 raste kultivimi, 58 317 bimë narkotike më pak dhe 71 873 fidanë më pak.
Kemi rritje të procedimeve penale, me 7 autorë kultivimi më shumë dhe 60 punonjës të proceduar për shpërdorim detyre, më shumë.
Integriteti dhe vendosmëria e Policisë kanë qenë themeli i suksesit tonë. Përgjatë këtij viti u proceduan penalisht 163 shtetas për shpërdorim detyre dhe moskallëzim të krimit (kryetarë fshatrash, administratorë, punonjës të OSHEE-së, inspektorë të pyjeve etj.).
Për vitin që vjen puna do të nisë menjëherë, duke zhvilluar analiza të hollësishme të rasteve të evidentuara, për zbardhjen e rasteve të pazbuluara përgjatë këtij viti, identifikimin dhe kapjen e autorëve, evidentimin dhe mbajtjen në kontroll të shtetasve me precedent kriminal me këtë tendencë, si dhe forcimin e bashkëpunimit me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit, padyshim dhe me qytetarët.
Gjithashtu, do të punohet intensivisht për evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, nëpërmjet llambave, identifikimin dhe arrestimin e individëve dhe grupeve që importojnë fara, si dhe të financuesve të kësaj veprimtarie kriminale.
Në përfundim, dua të theksoj se Policia e Shtetit mbetet plotësisht e përkushtuar për të rritur më tej rezultatet dhe për të minimizuar çdo tentativë për kultivim të kanabisit.
Vendosmëria jonë është e qartë dhe e palëkundur.
Ne do të vazhdojmë të investojmë në teknologji dhe në forcimin e bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, në veçanti me Policinë italiane dhe me GDF-në që kryen monitorim nga ajri, sepse kjo është rruga e vetme që garanton sukses afatgjatë.
Shpreh mirënjohjen time për qeverinë italiane, për Ministrinë e Brendshme të Italisë, Bashkimin Europian, ambasadën italiane në Tiranë, Guardia di Finanza-n, si dhe për të gjithë kolegët që kontribuojnë në këtë partneritet të rëndësishëm.
Në projektbuxhetin e vitit 2026, Qeveria ka parashikuar një fond prej 1 miliard lekësh që do t’u shpërndahet bashkive në s...
Inxhinieri Grek, Ioannis Kirkinezis, i cili rezulton të jetë në Shqipëri përfaqësuesi i degës së kompanisë hollan...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, e ka quajtur të paligjshëm përjashtimin e Sali Berishës nga Kuvendi për ...
Fisnik Qosja, kryetari i Bashkisë Kavajë, pak para mbledhjes se Kryetarëve të degëve, që do të mbahet në selinë b...
Qytetarët e Vlorës janë sërish të indinjuar me mënyrën se si Bashkia po zhvillon punimet për shtrimin e rrugëve d...
Banorët e Durrësit kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar prishjen e pronave ku do të realizohet proj...
Gjykata e Apelit të Përgjithshëm në Tiranë ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Gjon Shkambit për lirimin ng...
Komisioni i Reformës Territoriale ka nisur punimet sot, por ajo që u vu re ishte mungesa e paralajmëruar e Partisë Demokratike. PD kishte...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, ka folur për mediat jashtë Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimi...
Karabinierët e Komandës Provinciale të Barit kanë arrestuar në flagrancë, për posedim të lëndëve narkotike me ...