Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka komentuar situatën në Shqipëri, duke u ndalur te protestat e zhvilluara në vend kun...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka komentuar situatën në Shqipëri, duke u ndalur te protestat e zhvilluara në vend kun...
Një prej aktivistëve të protestës që prej 45 ditësh mbahet para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ram&eum...
Një pankartë e veçantë ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës në sheshin “Skënderbej”, ku një...
France 24 i ka kushtuar vëmendje protestave në Shqipëri kundër projektit për ndërtimin e një resorti luksoz në nj&e...
Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur mbrëmjen e sotme banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime t&...
Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 45-të, ndërsa qytetarët kanë nisur të grumbullohen...
Sasia e ricinës që kishin konsumuar Antonella Di Ielsi dhe vajza e saj 15-vjeçare, Sara Di Vita ishte aq e madhe, sa ishte praktikisht e pamund...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ministres serbe Snežana Paunović lidhur me Kosov...
Zejnulla Gashi është emëruar të martën kryeprokuror i Shtetit, pasi ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e n...
residenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se administrata e tij ka hequr dorë nga vendosja e tarifës 20% për anijet q&eum...
Artisti Robert Aliaj ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, Partisë Socialiste dhe mënyrës se si, sipas tij, po promovohet turizmi në Shqipëri. Aliaj komentoi edhe debatin për koncertin e mundshëm të reperit amerikan Kanye West në Tiranë, protestat e fundit dhe situatën politike në vend.
Sipas Aliajt, promovimi i një koncerti të tillë nuk përbën turizëm kulturor dhe nuk zgjidh problemet e imazhit të Shqipërisë.
Aliaj: Duket se kryeministri duket se ka nevojë të jetë i nënshtruar, siç nënshtron shtresat e vogla. Siç duket edhe ajo turmë që ndjek kryeministrin, PS është në gjendje kome, pasi nuk e di nëse ekziston. Aty ka kokëboshë. Do të doja njerëz të ndërgjegjshëm. Një parlament është përfaqësuesi im dhe jo i kryeministrit. Nuk është aty për të plotësuar tekat dhe të realizojë çfarë do kryeministri. Ky propozon atë sistem skllavërues, që ata socialistë e meritojnë. Ata kanë nevojë më shumë të rrinë se të lëvizin. Më duket qesharake ajo shifra 100 mijë euro që do të vinte nga koncerti apo që do të shërbente për turizmin. Ata që erdhën në konvert, gjoja ata 35 mijë persona. Këtë herë u përdor propagandë, IA. Edhe Ramiz Alia nuk e përdori faktin që solli Albanon në Shqipëri, nuk e tregoi këtë fakt, ndërsa ky si zorraxhi. Ky nuk është turizëm kulturor. Shqipëria njihet shumë keq dhe pak, se det ka kudo.
E di se kam bërë nja 3 udhëtime me të huaj në Shqipëri, mes tyre dhe prokurorë belg. Në një event ku patëm ne, takova një nga këta prokurorë. Ata më thanë; Tirana është qytet pa idenitet. Sikur është ndërtuar brenda një dite. Kurse në jug, ishin tmerruar që natën e parë. Kishin ikur në Korfuz. U gënjyem thanë. Ky është një impakt i një kategorie që nuk plaset si bretkosë në diell. Turizmi në gjithë vendin, duhet të prmovojë trashëgiminë kulturore. Nuk është se ka ndonjë opinion solid pa e vizituar Shqipërinë, por karikaturën e korrupsionit të gjitha këto i dinë teorikisht. Pra Shqipëria akoma vazhdon në opinionin publik tek njerëzit të jetë ai vendi shumë i korruptuar, domethënë gangsterësh e politikë. Domethënë kjo gjë nuk mohohet dot edhe ne vetë s’kemi si ta mbrojmë dot Shqipërinë nga kjo gjë sepse është shumë e dukshme.
Unë kam miq për shembull, një mik shumë të rëndësishëm në Komisionin Europian që më ka thënë disa herë që: “Robert, ne i japim shumë para Shqipërisë”. Domethënë ka qenë një bisedë e tensionuar, kam shumë miq familjarë, edhe ka qenë biseda e fundit që kemi bërë shumë e tensionuar nga ankesat që kisha unë në lidhje me Komisionin Europian, me Parlamentin Europian, edhe domethënë me karikaturën e këtyre komisionerëve që vijnë këtu edhe tregojnë gënjeshtra për arsye simpatie personale ose për arsye se ka një përfitim aty.
Se askush nuk e merr përsipër këtë gjë pa pasur një arsye se pse këta e bëjnë këtë gjë, sepse e dimë shumë bukur se ku është Shqipëria sot e kësaj dite, domethënë kur vjen puna në aplikimin e proceseve demokratike në të gjithë spektrin e aktiviteteve, që nga liria deri tek mjedisi e klima, është katastrofë.
Pra të gjitha këto mohohen këtu kur i dëgjon nëpër këto qarqe dhe nuk njihen sepse nuk janë, si të them, çështje topike që mund t’i flasësh me njerëz të thjeshtë. Këto janë çështje ndërqeveritare, sepse ata i kanë edhe të dhënat, statistikat e të gjitha, dhe ka shumë abuzim. Kështu që e vërteta është që njerëzit këtu e duan Shqipërinë, ka një pozitivitet për shqiptarët, po ndryshon shumë trendi, po thonë janë njerëz shumë mikpritës, por ama ka shumë ankesa për shumë gjëra të tjera. Pra shërbimet që nuk vijnë dot, edhe të tjerat domethënë kur vjen puna te korrupsioni, tek problemet e tjera. Do thuash ti që turistët nuk përballen me korrupsionin; është e vërtetë, por korrupsioni ka një impakt tek mikpritësi, tek unë, tek mënyra se si unë sillem me atë tipin, në çfarë rrjete merimange më ka futur mua vetë edhe biznesin, se si kontrollohen bizneset, se si taksohen, e të gjitha këto kanë impaktin e tyre në shërbime.
Diaspora solli një shpresë aty sepse energjia, mënyra si erdhën mbi të gjitha, shpreh atë energjinë që ata transmetojnë nëpërmjet asaj dëshire. Se të shkosh nga diaspora e të vish në Shqipëri për këtë gjë, do kurajo, do edhe vullnet, dhe të kesh brenda atë dëshirën për vendin tënd. Të gjitha këto aty u deklaruan në një mënyrë shumë demonstrative dhe ishte shumë energjike, edhe kur e shihje në ekran. Kishte entuziazëm shumë të madh, por mbi të gjitha sepse janë të lidhura gjërat edhe me mbijetesën e shqiptarëve.
Diaspora ka një peshë në ekonominë e vendit atje sepse njerëzit, duam s’duam ne, ndihmojnë familjet e tyre. Pra kjo është një arsye e fortë që e bën diasporën të ketë autoritet tek të gjithë, sepse në fund të fundit, çdo familje që ka një djalë ose një prind që është jashtë dhe që mban familjen këtu në të gjitha format e marrëdhënieve, ndihma ekonomike në Shqipëri – në atë mjerim që janë familjet e thjeshta – është ajër, është uji që u mungon, është gjithçka. Ka shumë familje që mbahen nga kjo ndihmë.
Po aq më tepër pastaj entuziazmi që u dha edhe njerëzve që nuk kanë lidhje direkte me diasporën, por e shohin diasporën si një zgjidhje. Zgjidhje sepse diaspora vjen me njerëz me një vizion të ndryshëm nga shqiptarët që kanë kaluar vitet këtu. Vitet jashtë kanë funksionuar në formimin e mendimit të këtyre njerëzve për t’u bërë më tolerantë, më të vëmendshëm dhe jo indiferentë me hallet e të tjerëve. Sepse Evropa ka një dimension social të jashtëzakonshëm (në kuptimin pozitiv) që të bën pak a shumë njeri, të bën të mendosh pak edhe për hallin e tjetrit ose të mendosh për mjedisin – gjë që në Shqipëri nuk ke kohë ta bësh sepse është mbijetesa. Prandaj diaspora e meriton atë vend sepse janë bijtë e Shqipërisë, dhe fakti që erdhën treguam që kanë një kujdes, vëmendje dhe dashuri për atë vend.
Protesta ka nevojë që ajo lëvizje të mbështetet fuqimisht. Dhe është një gjë e tmerrshme që shqiptarët, edhe pse janë në mjerim e me vështirësi ekonomike, prapëseprapë zgjedhin të jenë asnjëanës ose thonë se kanë frikë sepse kanë njerëz të familjes që punojnë në administratë, ose tregojnë indiferencë. Nuk ka më vend për indiferencë! Shqiptarët duhet të kuptojnë se ky është një moment historik ku po ndodh një gjë e jashtëzakonshme. Po të them, e jashtëzakonshme.
Unë nuk dua t’i futem shumë më thellë, por energjia që shoh në atë shesh, dëshira për të krijuar një shoqëri më të shëndetshme, më tolerante, më demokratike, më të barabartë (sepse s’ka barazi), të gjitha këto gjëra nuk mund të injorohen nga shqiptarët. Shqiptarët duhet të tregojnë që janë njerëz dhe nuk kanë mbetur mbeturina të një periudhe të vdekur që i shërbejnë një sistemi tani.
Nuk është larg, për arsye se ajo fabula e integrimit të Shqipërisë në Evropë është akoma si të thuash qesharake, në kuptimin e pretendimeve të kryeministrit. Sepse po gëzohet sot për shembull me gjërat që do të ndodhin sot, mirëpo harron në fakt çështje dhe kapituj ekstremisht të rëndësishëm siç janë prokurimet publike, politika e konkurrencës, drejtësia, liria, siguria, mjedisi dhe klima. Siç thashë, janë kapituj që duhet të plotësohen në vijim, dhe për të cilët është tepër e vështirë të flasë një kryeministër i zhytur në… më fal për shprehjen, edhe në krim, të flasë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është kapitulli 24 për shembull.
Një foto e publikuar nga blogeri Olti Curri ka ngritur pikëpyetje mbi zbatimin e ligjit antiduhan dhe standardin që ndiqet ndaj zyrtarëve t&...
Partizani i parë i promovimit të imazhit të Shqipërisë në arenën globale, përmes sjelljes së personaliteteve me f...
Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësir...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publik...
Gjykata e Apelit në Tiranë ka marrë në shqyrtim dosjen penale me të arrestuar 3 bodygardët e policisë private “Major ...
Momente tensioni janë regjistruar jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit ku deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe...
Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra, ndërsa ndaj saj ka dyshi...
Një fluturim i Ryanair u shndërrua në një makth 12-orësh, pasi moti i keq e detyroi avionin të ulej dy herë në dy shte...
Policia e Shtetit ka intensifikuar goditjen ndaj fenomenit të zjarrvënieve, duke raportuar bilancin e periudhës qershor-korrik 2026, ku 29 shte...
“Një zgjedhje shumë dinake”. Kështu e ka cilësuar Morena Corbellini, nëna e Aurora Tilës, rrëfimin e ish-të...