
Policia Rrugore e Elbasanit ka njoftuar se për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor “Librazhd–Korçë”, në zonën e fshatit Dragostunjë, qarkullimi i automjeteve do të bllokohet përkohësisht gjatë orëve të natës.
Sipas njoftimit zyrtar, bllokimi do të zbatohet nga data 3 shkurt 2026 deri më 5 shkurt 2026, në intervalin kohor 22:00 – 05:00.
Gjatë këtyre orareve, aksi rrugor do të jetë i pakalueshëm për të gjitha mjetet, veçanërisht për automjetet e tonazhit të rëndë. Për këtë situatë janë njoftuar edhe pikat e kalimit kufitar, me qëllim informimin e drejtuesve të mjeteve.
Sipas njoftimit, gjatë kohës së bllokimit do të lejohen të qarkullojnë vetëm autoambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe ato të Policisë.
Si rrugë alternative për mjetet e vogla, autoritetet bëjnë me dije se do të shërbejë aksi “Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh”, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.
Kujtojmë se para dy ditësh në zonën e Dragostunjës një shembje masive e gurëve dhe dherave bllokoi qarkullimin në këtë aks për disa orë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
3 Shkurt15:17
'Lista e barnave po shkatërron tregun farmaceutik'/ Shehu: Shqipëria po mbushet me medikamente të pacertifikuara
Deputeti i PD, Tritan Shehu gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare tha se lista e çmimit të barnave &eu...
AKTUALITET
3 Shkurt15:03
SPAK kërkon arrestimin e saj/ Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Gjykata Kushtetuese shtyn sërish vendimin
Gjykata Kushtetuese, e cila u mblodh sot në lidhje me “zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Krye...
AKTUALITET
3 Shkurt14:47
Iute Credit “rrjep” qytetarët, shteti fle gjumë
Institucionet mikrofinanciare janë kthyer në një gangrenë që po rrjepin xhepat e qytetarëve të cilët nga halli drejtoh...
AKTUALITET
3 Shkurt14:39
Maliq/ Uji i pijshëm në Terovë e Pendavinj me erë të rëndë dhe ngjyrë, banorët: Po helmohemi
Rreth 400 banorë të fshatit Terovë në Bashkinë Maliq po përballen prej dy javësh me ndotje të ujit të pijshë...
Nga Elton Qyno
AKTUALITET
3 Shkurt14:33
45 vite burgim për grupin e Pogradecit, që tregtonte drogë në disa zona të qytetit
Plot 45 vite burgim, ka kërkuar në gjykatë prokuroria e Korçës për grupin e Pogradecit që tregtonin heroinë dhe koka...
AKTUALITET
3 Shkurt14:27
Të dënuarit i zbulohet drogë në burgun e Fierit, e fshihte në zonën intime
Një sasi e dyshuar lënde narkotike është konstatuar gjatë një kontrolli fizik në Institucionin e Ekzekutimit të Vendim...
AKTUALITET
3 Shkurt14:21
Shpërndanin drogë në Kukës, goditet grupi i të miturve! Si u zbuluan nga policia
Një grup të miturish që akuzohen se bënin shpërndarjen e drogës në qytetin e Kukësit është goditur sot pas n...
AKTUALITET
3 Shkurt14:12
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera
Konflikti mes dy aksionerëve të Aeroportit të Vlorës është ashpërsuar më tej, teksa Behgjet Pacolli ka denoncuar publi...
AKTUALITET
3 Shkurt14:10
Shembet një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon aksin drejt Dhërmiut
Një tjetër rrugë është shembur ditën e sotme, pas atyre në Tunelin e Murrizit, Qukës-Qafë-Plloçë, Lib...
AKTUALITET
3 Shkurt14:05
Konflikti mes familjeve Ndoka–Nikulaj/ Artan Hoxha: Hera e tretë mund të jetë fatale
Një konflikt i nisur një vit më parë në Shëngjin mes të rinjve Ndoka dhe Nikulaj solli atentatin e tre ditëve më ...