
Qeveria ka sqaruar vendimin e 3 shkurtit për rikthimin e TikTok pas gati një viti mbylljeje.
Në sqarim thuhet se vendimi u mor pas një rivlerësimi institucional dhe adresimit të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.
Qeveria ben me doje se bashkepunimie i autoriteteve shqiptare me përfaqësuesit e platformës është institucionalizuar dhe se fokusi është zhvendosur nga ndalimi i aksesit në monitorim aktiv dhe përgjegjësi të përbashkët për sigurinë digjitale.
“Sot, autoritetet shqiptare janë në partneritet me përfaqësuesit e TikTok, për filtrat mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitetet më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve.
Ky vendim shënon kalimin nga masa kufizuese në një fazë monitorimi aktiv, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përgjegjësie të përbashkët me platformat digjitale”, thuhet ne sqarim.
Njoftimi:
Agjencia për Media dhe Informim sqaron median dhe opinion publik në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave datë 03.02.2026 për heqjen e masave të përkohshme për ndalimin e aksesit në platformën online TikTok
Heqja e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën online TikTok është rezultat i një rivlerësimi institucional dhe i adresimit konkret të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.
Masa e miratuar nga Këshilli i Ministrave në mars 2025 u konceptua dhe u zbatua si një ndërhyrje e parandaluese, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe adresimit të shqetësimeve të evidentuara gjatë asaj periudhe. Ajo shërbeu edhe për të hapur një dialog të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv me platformën, duke vendosur bazat për mekanizma të rinj sigurie, të cilët më parë nuk ishin të pranishëm. Sot, autoritetet shqiptare janë në partneritet me përfaqësuesit e TikTok, për filtrat mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitetet më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve.
Ky vendim shënon kalimin nga masa kufizuese në një fazë monitorimi aktiv, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përgjegjësie të përbashkët me platformat digjitale.
Paralelisht, po punohet për hartimin e një plani të mirëfilltë komunikimi dhe ndërgjegjësimi, të fokusuar te fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit, për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të platformave online. Qëllimi është i qartë dhe i orientuar drejt edukimit digjital, mbrojtjes reale dhe ndërtimi i një kulture sigurie në hapësirën online.
Kjo qasje e balancuar synon të garantojë lirinë e aksesit, duke vendosur njëkohësisht interesin e sigurisë dhe mirëqenies së të rinjve në qendër të politikave publike.

Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
5 Shkurt14:40
Goditet banda e ‘skifterëve’, grabisnin makina e motorë, tre të arrestuar! Mes tyre një 14-vjeçar, dyshohet për 150 vjedhje!
Një grup ‘skifterësh’ është goditur nga policia, pasi akuzohen si përgjegjës për vjedhjen e automjeteve në...
AKTUALITET
5 Shkurt14:36
DETAJE/ U kafshua për vdekje nga qeni, arrestohet kunati i viktimës 65-vjeçare!
Një ditë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Cërrik, ku një 65-vjeçare, Emine Agolli, u kafshua nga qeni për vdekje,...
AKTUALITET
5 Shkurt14:37
Betonizohen tokat bujqësore në rrethinat e Tiranës, çmimet 70 herë mbi mesataren e BE-së
Nëse në Farkë rreth 3 vite më parë toka bujqësore shitej me çmim 50 euro për metër katror, aktualisht çm...
AKTUALITET
5 Shkurt14:34
Kamëz/ 15-vjeçari abuzon seksualisht me një vajzë të mitur
Një 15-vjeçar është arrestuar nga efektivët e komisariatit të Kamzës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një...
AKTUALITET
5 Shkurt14:21
"Kujdes po qarkullon vaj sintetik"/ Qytetari tregon me video sadokartin e makinës
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjave një rast tepër alarmues, në videon që ai ka dërguar shfaqet sad...
AKTUALITET
5 Shkurt14:27
4 anëtarët e familjes Kola humbën jetën nga rrjedhja e gazit, të afërmit: I nisëm fëmijët në Itali me duart tona
Fshati Gryksh i Madh i Peqinit është zhytur në zi pas tragjedisë së rëndë që goditi një familje nga ky komunitet,...
AKTUALITET
5 Shkurt14:15
Ishin dënuar nga gjykata për rrëmbimin dhe dhunimin e 30-vjeçares, policia arreston burrin, vëllain dhe xhaxhain e saj
Policia e Gjirokastrës ka ekzekutuar masat e arrestimit për 4 persona të akuzuar, me lidhje familjare mes tyre, që akuzohen se rrëmby...
AKTUALITET
5 Shkurt14:11
Henrik Hoxhaj rrëfen në GJKKO konfliktin me Ismet Boriçin: Unë doja të mbaroja punë me të, ta vrisja
Në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, Henrik Hoxhaj ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrups...
AKTUALITET
5 Shkurt14:03
Dokumente të reja nga dosja “Epstein”/ “Gati të bëjë çdo punë!”, emaili i vitit 2017 flet për “kandidate” dhe përmend një shqiptare
Një dokument i përfshirë në dosjen hetimore të Jeffrey Epstein, e cila është bërë publike nga autoritetet gjyq&eu...
AKTUALITET
5 Shkurt13:38
EMRAT/ Sarandë, i riu nga Lezha bën për spital 48-vjeçarin!
Një grindje për motive të dobëta ka ndodhur pasditen e së mërkurës, në Sarandë.
45-vjeçari Gëzim Pre...