
Nëse në Farkë rreth 3 vite më parë toka bujqësore shitej me çmim 50 euro për metër katror, aktualisht çmimi ka arritur nga 70 euro deri në 100 euro për metër katror.
Sipas të dhënave nga tregu, çmimi i tokës është dyfishuar. Në rrethina të tjera të Tiranës, sipas agjentëve imobiliarë, si fshati Mullet apo Ndroq çmimi i tokës bujqësore është mbi 50 euro për metër katror.
Nëse do të blihet 1 hektar (ha) tokë këto në këto zona, vlera do të kushtojë nga 500 mijë deri 700 mijë euro deri në 1 milion euro vlera maksimale në Farkë.
Sipas Stela Dhami nga “Colliers International Albania” rritja e ndjeshme të çmimet të tokës bujqësore është sepse shumica e saj shfrytëzohet për ndërtim, dhe madje nuk ka më hapësira të gjelbra të lira në këto zona. Zonja Dhami nënvizon se edhe vetë pronarët nuk janë të interesuar të ulin çmimin e shitjes së tokës bujqësore, dhe shumë prej tyre preferojnë ta menaxhojnë në mënyrë “të zgjuar” tokën bujqësore.
Krahasuar me vendet e Bashkimit Europian çmimet e tokës bujqësore në rrethinat e Tiranës kushtojnë shumë herë më shtrenjtë.
Në vendet e BE-së, sipas të dhënave të Eurostat, çmimi mesatar i tokës bujqësore për vitin 2024 arriti 15,224 euro për ha apo rreth 1.5 euro për metër katror. Krahasuar me 2023 çmimi i shitjes për tokën bujqësore në BE u rrit 6.1% (nga 1.4 euro për metër katror arriti në 1.5 euro për metër katror).
Sipas të dhënave të disponueshme, shtetet me çmimin më të lartë mesatar për 1 hektar tokë bujqësore është Malta me 201,263 euro, pasuar nga Holanda me 96,608 euro dhe Portugalia me 76,556 euro. Ndërkaq, çmimet më të ulëta janë regjistruar në Letoni (4,825 euro), Lituani (5,590 euro) dhe Sllovaki (5,823 euro).
Referuar tabelave të detajuara publikuar nga Eurostat, pas Maltës, një ndër zonat më të shtrenjta për tokën bujqësore është Flevoland të Hollandës. Çmimi i tokës bujqësore në këtë zonë në 2024 arriti 187 mijë euro për hektar.
Flevoland është zona kryesore bujqësore me tokë të re, shumë pjellore dhe të shtruar afër detit dhe kjo e bën çmimin e tokës atje shumë të lartë krahasuar me pjesën tjetër të Hollandës.
Çmimi të larta shitjeje, ofrohen edhe në ishujt Kanarias të Spanjës çmimi ka arritur 148 mijë euro për ha, sipas të dhënave të Eurostat për 2024.
Në vendet e rajonit çmimet e tokës bujqësore janë më të ulëta. Në Selanik të Greqisë çmimi i tokës bujqësore është 14,600 euro për ha apo rreth 1.5 euro për metër katror. /Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
5 Shkurt14:34
Kamëz/ 15-vjeçari abuzon seksualisht me një vajzë të mitur
Një 15-vjeçar është arrestuar nga efektivët e komisariatit të Kamzës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një...
AKTUALITET
5 Shkurt14:21
"Kujdes po qarkullon vaj sintetik"/ Qytetari tregon me video sadokartin e makinës
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjave një rast tepër alarmues, në videon që ai ka dërguar shfaqet sad...
AKTUALITET
5 Shkurt14:27
4 anëtarët e familjes Kola humbën jetën nga rrjedhja e gazit, të afërmit: I nisëm fëmijët në Itali me duart tona
Fshati Gryksh i Madh i Peqinit është zhytur në zi pas tragjedisë së rëndë që goditi një familje nga ky komunitet,...
AKTUALITET
5 Shkurt14:15
Ishin dënuar nga gjykata për rrëmbimin dhe dhunimin e 30-vjeçares, policia arreston burrin, vëllain dhe xhaxhain e saj
Policia e Gjirokastrës ka ekzekutuar masat e arrestimit për 4 persona të akuzuar, me lidhje familjare mes tyre, që akuzohen se rrëmby...
AKTUALITET
5 Shkurt14:11
Henrik Hoxhaj rrëfen në GJKKO konfliktin me Ismet Boriçin: Unë doja të mbaroja punë me të, ta vrisja
Në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, Henrik Hoxhaj ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrups...
AKTUALITET
5 Shkurt14:03
Dokumente të reja nga dosja “Epstein”/ “Gati të bëjë çdo punë!”, emaili i vitit 2017 flet për “kandidate” dhe përmend një shqiptare
Një dokument i përfshirë në dosjen hetimore të Jeffrey Epstein, e cila është bërë publike nga autoritetet gjyq&eu...
AKTUALITET
5 Shkurt13:38
EMRAT/ Sarandë, i riu nga Lezha bën për spital 48-vjeçarin!
Një grindje për motive të dobëta ka ndodhur pasditen e së mërkurës, në Sarandë.
45-vjeçari Gëzim Pre...
AKTUALITET
5 Shkurt13:28
Etiketa e një vere zbulon mashtrimin?/ 1 herë Rama del krah 'Alehandro Group', gjithë shteti dehet nuk shikon, nuk kontrollon
Një etiketë vere e denoncuar mesa duket fsheh shumë institucione duke nisur nga AKU, drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe K...
AKTUALITET
5 Shkurt13:28
SKANDAL/ Ish-truproja e Ramës me veshje civile, dhunoi dhe arrestoi protestuesit në Rrjoll të Velipojës
Gjatë protestës së djeshme të banorëve të fshatit Rrjoll të Velipojës, kundër ndërtimit të resortit &ld...
AKTUALITET
5 Shkurt13:03
Në SPAK kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Kun...