Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.7 lekë dhe do shitet me 80 lekë. Ndërkoh...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.7 lekë dhe do shitet me 80 lekë. Ndërkoh...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka sekuestruar dy vila luksoze në jug të vendit ish z&eu...
Mëngjesi i 11 shtatorit 2001 ishte i kthjellët në New York City. Në orën 8:46 të mëngjesit, Fluturimi 11 i A...
Këtë të premte, qytetarët do të mblidhen sërish në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënojnë...
Dy reparte ushtarake, konkretisht ai 3001 dhe 1001 kanë një plan investimesh prej 25.7 miliardë lekësh ose 271 milionë eurosh nga bux...
Shqipëria po humbet popullsi dhe veçanërisht të rinj, por tkurrja e kësaj grup-moshe nuk po shoqërohet me një lehtës...
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...

Si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin, Policia e Shtetit ka njoftuar se ka marrë masa për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve në akset rrugore ku janë evidentuar vështirësi, si dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.
Sipas njoftimit të policisë, në terren janë angazhuar shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme, “Shqiponja”, si dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë.
Si pasojë e reshjeve të dendura të borës dhe pranisë së mjegullës, qarkullimi është vështirësuar në disa akse rrugore, kryesisht në zonat malore. Akset më problematike ndodhen në qarqet Shkodër, Korçë, Kukës, Gjirokastër dhe Dibër, si dhe në Rrugën e Arbërit, Rrugën e Kombit dhe zonën e Llogarasë, ku ka prezencë dëbore në rrugë.
Në këto akse është i detyrueshëm përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve, me qëllim shmangien e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit
Për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe së fundmi, në disa zona, me reshje dëbore, shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme, “Shqiponjat” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë në terren, për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve në akset ku janë krijuar vështirësi dhe për të ndihmuar qytetarët.
Për shkak të reshjeve të borës dhe të mjegullës, është vështirësuar qarkullimi në disa akse rrugore në zonat malore.
Kujdes
Akset rrugore në zonat malore në qarqet Shkodër, Korçë, Kukës, Gjirokastër, Dibër, Rruga e Arbërit, Rruga e Kombit dhe Llogaraja, kanë prezencë dëbore në rrugë.
Në këto akse është i detyrueshëm përdorimi i gomave dimërore dhe i zinxhirëve për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.
Shërbimet e Policisë Rrugore janë në terren dhe po bashkëpunojnë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, ku vijon pastrimi i rrugëve dhe kriposja për të shmangur ngricat.
Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve që të rrisin vigjilencën, të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe udhëzimet e Policisë, si dhe të përdorin pajisjet dimërore në akset rrugore ku është e nevojshme.
Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut dhe ka filluar dëbora në të gjithë zonën veriore dhe juglindore të vend...
Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit. Mësohet ...
Situatë alarmante në zonën e Sukthit, ku dalja e lumit Erzen nga shtrati ka shkaktuar përmbytje masive, duke lënë dhjetëra ...
Më shumë se dhjetë familje në qytetin e Cërrikut ndodhen prej mbi 24 orësh nën pushtetin e ujit, me banesat dhe gjith&ccedi...
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, është kallëzuar sot në SPAK pas situatës me përmbytjet në q...
Dalja e lumit Vjosë nga shtrati ka shkaktuar një situatë alarmante në disa fshatra të Fierit, ku dhjetra banesa dhe qindra hektar&eum...
Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë një njoftim zyrtar urgjent për evakuim të menjëhershëm të banorëve në Ba...
Reshjet e shiut me intensitet mesatar vijojnë në territorin e qarkut Berat. Sipas informacioneve të siguruara nga bashkitë dhe institucion...
Reshjet e dendura të 24 orëve të fundit kanë nxjerrë nga shtrati lumin Seman. Rreth 190 hektarë tokë të mbjella brend...
Një tjetër “shtëpi bari” është zbuluar në Shkodër. Në kërkim janë shpallur dy persoa, që dy...