Çfarë u gjet brenda vilës luksoze të shqiptarit të kërkuar për vrasje i arrestuar në Greqi
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë ...
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni “Lulet e së keqes” të zhvilluar në Greqi, ku u sekuestruan 84 kg kokainë ...
“Mos e prek Memaliajn!” Me këtë mesazh dhe pankarta në duar, banorë të Memaliajt dolën në aksin kryesor që l...
Një makinë e djegur u gjet mëngjesin e së shtunës në zonën e Volvës, rreth një orë larg Serresit në Greqi...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi publikoi videon e deklaratës që kryeministri Rama pat bërë në mars 20...
Një stuhi me reshje të dendura ka përfshirë qytetin e Elbasanit dhe zona të ndryshme të qarkut, duke shkaktuar grumbullime t&eum...
Banorët e Memaliajt kishin dalë në rrugë për të protestuar kundër Reformës Administrative-Territoriale, ndërsa kr...
Modelja kosovare Ziza Pajaziti, e cila në datat 12 dhe 13 qershor 2025 rezulton të ketë hyrë në ambientet e burgut të siguris&eu...
Diplomatët britanikë dënuan sjelljen izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar si një model të shkeljeve të t&eu...
Një tjetër rast ku një elektriçist humb jetë gjatë punës është regjistruar në vendin tonë. Ngjarja k...
Haki Koka, nipi i ish-ministrit Lefter Koka, është arrestuar në Durrës gjatë operacionit policor “Informacioni”, pasi dys...
Tre muajt e parë të vitit shënuan një rritje të ndjeshme të energjisë ku prodhimi nga hidrocentralet ishte 70 për qind më i larë në janar-mars 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të dhënat e bëra publike në raportin e Komunitetit të Energjisë “Mekanizmi i Rregullimit të Karbonit në Kufi” tregojnë se Shqipëria u avantazhua në raport me vendet e tjera të rajonit në eksportet e saj që vijnë nga burime të rinovueshme.
Konkretisht, sipas raportit të parë tremujor mbi zbatimin e Carbon Border Adjustment Mechanism (CBAM), prodhimi hidroenergjetik i Shqipërisë u rrit ndjeshëm, duke e kthyer vendin në një eksportues neto shumë më agresiv të energjisë drejt rajonit dhe tregut të Bashkimit Europian.
“Prodhimi hidro në Shqipëri u rrit me 1.34 TWh (+70%) në tremujorin e parë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, nga 1.93 TWh në 3.27 TWh”, thuhet në raport, ndërsa rritja u përqendrua kryesisht në janar dhe shkurt, me përkatësisht +72% dhe +84%, duke reflektuar kushte hidrologjike jashtëzakonisht të favorshme.
Kjo tepricë sipas raportit u përkthye menjëherë në eksporte më të larta. Shqipëria rriti eksportet e planifikuara drejt Greqisë me 4,100 MWh në ditë, drejt Kosovës me 3,700 MWh në ditë dhe drejt Malit të Zi me 2,000 MWh në ditë.
I njëjti dokument vlerëson se “këto ndryshime në flukset tregtare përfaqësojnë një lëvizje neto prej afërsisht 1.2 TWh energji shqiptare që doli jashtë vendit në tremujorin e parë të vitit 2026”, një volum që përputhet pothuajse plotësisht me rritjen shtesë të prodhimit hidro.
Efekti ekonomik bëhet edhe më i madh për shkak të mënyrës se si CBAM trajton energjinë shqiptare. Ndryshe nga Serbia, Bosnja apo Mali i Zi, Shqipëria ka faktor emetimi zero, që do të thotë se eksportet e saj drejt Bashkimit Europian nuk ngarkohen me kosto shtesë karboni.
“Energjia elektrike e importuar në Bashkimin Europian nga Shqipëria nuk u prek financiarisht nga CBAM”, thekson raporti, duke shtuar se kjo “krijoi një stimul tregtar për importimin e energjisë elektrike shqiptare në tregjet e BE-së”.
Një situatë si kjo e kthen Shqipërinë në një korridor preferencial energjie drejt tregut europian, veçanërisht drejt Greqisë dhe më tej Italisë. Raporti vëren se eksportet nga Shqipëria drejt Greqisë u theksuan, ndërsa energjia shqiptare, së bashku me prodhimin e lartë grek, u ridrejtua më tej drejt Bullgarisë dhe Italisë.
Komuniteti i Energjisë paralajmëron se sistemet e dominuara nga hidro si Shqipëria “duken se janë në një pozitë strukturore më konkurruese”, duke sugjeruar se CBAM po krijon fitues dhe humbës afatgjatë në rajon. Në kontrast, vendet me prodhim më të lartë nga qymyri përballen me tarifa të rënda.
Mali i Zi, për shembull, paguan rreth 73.8 euro për çdo MWh të eksportuar në Bashkimin Europian, ndërsa Shqipëria zero. “Kontrasti mes Shqipërisë dhe Malit të Zi tregon se si faktori i emetimit në nivel vendi formëson tregtinë ndërkufitare”, shkruan raporti, duke e vendosur Shqipërinë në anën përfituese të transformimit të ri energjetik europian./Monitor
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të marrë sot, një informim të rëndësishëm nga komandanti i Komandës Qendrore t&e...
Më 1949, 14 veta u vranë nga regjimi komunist në masakrën e Qafë-Valmirit në Mirditë me një vendim të Gjykatës...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.2 lekë. Euro do të blihet me 95.2...
Një analizë e fundit e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor nxjerr në pah se teksa disa vende po konsolidohen si qendra p...
Shqipëria renditet ndër 10 vendet e para të Europë për numrin e lartë të vrasjeve të qëllimshme, në raport me ...
Kjo e enjte, 30 prill, pritet të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin. Sipas parashikimeve, ...
Në vitin 2023 Agro Roma 2019, do të përthithte një tjetër kompani. Real Eco Energys shpk, e themeluar nga Edi Agalliu, babai i administ...
Në burgun e Pojskës të destinuar për gratë, mbase lufta e brendshme psikologjike është shumë më e fortë se n&e...
Çdo letër që vjen nga burgu nuk është thjesht një kërkesë, por një përballje e gjatë me një moment...
Ndërsa lejet e ndërtimit jepeshin me firmë të Belinda Ballukut dhe Edi Ramës, zemërgjerësia e titullarëve të qeveri...