AKTUALITET

Të lidhur me tela drejt varrit, rrëfimi tronditës për masakrën e Qafë-Valmirit! Më 1949 u vranë 14 mirditorë

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Prill 2026, 07:52
Të lidhur me tela drejt varrit, rrëfimi tronditës për

Më 1949, 14 veta u vranë nga regjimi komunist në masakrën e Qafë-Valmirit në Mirditë me një vendim të Gjykatës së Lartë mbledhur në Rrëshen pas një rekomandimi të Mehmet Shehut. Masakra e QafëValmirit që një nga krimet e regjimit komunist në Shqipëri.

Më 17 gusht 1949, në Qafë të Valmirit në Mirditë, regjimi komunist ekzekutoi 14 burra nga zona, 4 prej të cilëve u varën në litar ndërsa 10 u pushkatuan. Ekzekutimi u bë nga shteti si hakmarrje për vrasjen e Bardhok Bibës, deputet i parlamentit të kohës dhe sekretar politik i komitetit të Partisë së Punës të kësaj krahine. Bardhok Biba u vra më 7 gusht 1949 në Qafë-Valmir nga Komiteti i Maleve, që e pranoi autorësinë duke lënë letër në trupin e pajetë. Komiteti i Maleve ishte një grupim rezistence kundër regjimit, i përbërë nga kundërshtarë të regjimit që jetonin në arrati. Pas vrasjes së Bibës, autoritetet ndërmorën një fushatë represive në Mirditë, duke arrestuar disidentë gjatë natës nga disa fshatra, dhe duke dërguar dhjetëra familje në internim. Ndërsa gratë dhe fëmijët niseshin me kamionë drejt kampeve, burrat shkonin të lidhur me tela me gjemba drejt vdekjes. “Hapen dy gropa. Ata ishin të lidhur me pranga dhe kur binte njëri tërhiqte dhe tjetrin, ranë të gjallë brenda”. Gjergj Marku, nipi i të pushkatuarit Ndrec Ndoj.

Prokurori Misto Bllaci kërkoi 20 vendime me vdekje në fillim, ndërsa Gjykata e Lartë Ushtarake në fund të procesit që zgjati nga data 11 gusht, kur u kryen arrestimet, deri më datën 16, kur u dha vendimi, ra dakord për 14 dënime me vdekje. Në vetëm pesë ditë proces hetimor u pranua në dokumentet e lëna pas se asnjëri nuk ishte i përfshirë në vrasje. 14 të burgosurit u dënuan si bashkëpunëtorë të të arratisurve. Pas masakrës së Qafë Valmirit qindra familje të zonës u internuan në kampin e Tepelenës, ku pak prej tyre ia dolën t’i nxirrnin fëmijët të gjallë. Dhjetë ditë më pas, me urdhër të Mehmet Shehut, Gjykata e Lartë Ushtarake ishte vendosur në Rrëshen dhe bëri një proces gjyqësor duke vendosur në kohë rekord dënimin me vdekje të 14 vetave, ndonëse, siç dëshmohet nga dokumentet, asnjë prej tyre nuk kishte qenë i përfshirë në vrasjen e deputetit Biba dhe as nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë me vendimin për vrasjen e tij.

Dy ditë pas vrasjes së Bardhok Bibës, Brigada e Mbrojtjes së Popullit, e dislokuar në Qafë Shtamë, arrestoi 300 persona brenda pak orësh. Gjithë Mirdita u përshkua nga terrori, dhe si masa arbitrare ndëshkimore u jetësua ajo çka u njoh më pas si Masakra e Qafë-Valmirit, ku dhe ishte vrarë Bardhok Biba. U dhanë dënime me varje e pushkatim për njerëz që nuk kishin fare lidhje me vrasjen. Masakra e Qafës së Valmirit u krye në prani të afro 2500 mirditorëve, (gra dhe burra), ku u ekzekutuan 14 burra, 4 prej të cilëve u varën në litar ndërsa 10 të tjerë u pushkatuan, ndërsa tre të tjerë ishin të planifikuar edhe ata për t’u pushkatuar, por shpëtuan përkohësisht dhe dhanë shpirt në burgjet e diktaturës, si rezultat i keqtrajtimeve. Masakra e QafëValmirit qe një vepër e regjimit komunist në Shqipëri në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Bardhok Bibës. Procesi gjyqësor u mbajt nga Gjykata e Lartë Ushtarake e formuar nga Nënkolonel Bilbil Klosi, Kapiten I Sotir Spiro, Kapiten II Nonda Papuli, ndërsa pranë tyre ishte edhe prokurori i ushtrisë, Misto Bllaci. Vendimi u dha më 16 gusht 1949 dhe siç zbardhet prej tij, të 14 viktimat janë të pafajshëm për vrasjen e Bardhok Bibës. Gjykata komuniste barazon autorin me bashkëpunëtorin dhe i dënon në bazë supozimesh.

“Me veprimtarinë e tyre gjithë këta të pandehur kanë treguar në fakt se ata bëjnë edhe vetë këtë pjesë me këto banda, janë bashkëpunëtorë të tyre. Pjesëmarrja në banda nuk asht një akt formal por konsiston në vullnetin për të qenë pjesë e saj, vullnet i cili manifestohet me veprime te pajtueshëm me planet e bandës. Këtë vullnet e kanë treguar me punën e tyre të pandehurit dhe prandaj pavarësisht nga fakti i mosarratisjes konsiderohen si bashkëpunëtorë të bandave”, – thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë Ushtarake. Gjykata bën me përgjegjësi civilët, ndërsa thotë në vendim se “sipas nenit 27 të P.P të gjithë të pandehurit janë përgjegjës për krimet e kryera nga këto banda, duke u dënuar secili konform nenit 57 të PP, simbas rrezikshmërisë personale”. Pas një gjyqi formal të kryesuar nga Bilbil Klosi, të dënuarit u ekzekutuan më 17 gusht 1949: Preng Ded Gjomarkaj, Orosh, varet në litar. Pjetër D. Vila, Kaçinar, varet në litar.

Dodë Mark Biba, Kthellë Epër, varet në litar Pjetër Paloka, Kaçinar, varet në litar. Nikollë Bardhok Bajraktari, Rrëshen, pushkatohet. Llesh Gjon Melyshi, Malaj, pushkatohet. Nikoll Llesh Bajraktari, Orosh, pushkatohet. Ndrecë Mark Ndoj, Kaçinar, pushkatohet. Bardhok Dodë Gjini, Prosek, pushkatohet. Gjok Gjin Kaçi, Bukmirë, pushkatohet. Gjergj Beleshi, Kthellë Epër, vritet për të vëllanë, Dodën.

Ndoc Gjet Çupi, Blinisht, pushkatohet. Preng Shkurt Nikolli, Orosh, pushkatohet. Frrok Mata, Kaçinar, pushkatohet. Të 14 viktimat mbetën në dy varret masive të hapura gjatë ekzekutimit për 40 vite, derisa eshtrat e tyre u rivarrosën në një varr monumental me 1991. 71 vite më pas, familjarët e atyre që vdiqën pa faj, presin drejtësi. 10 ditë më pas, të dënuarit u çuan për t’u ekzekutuar në të njëjtin vend ku ishte vrarë Bardhok Biba, rreth 2 orë nga Rrësheni. Për të parë ekzekutimin e tyre, ishte kërkuar të kishte sa më shumë njerëz. Të 14-të u futën në dy varre të përbashkëta ndërsa pranë tyre përgjatë gjithë regjimit komunist, do të vihej një përmendore e Bardhok Bibës. Viktimat e kësaj masakre nga viti 1993 janë shpallur “Martirë të Demokracisë”. Dekreti i presidentit të Republikës nr. 631 mban këtë motivacion: “Atdhetarë me shpirt e veprimtari, aktivistë të vendosur e mbështetës të shquar të luftëtarëve të maleve shqiptare kundër diktaturës komuniste. Të ekzekutuar në shenjë hakmarrje nga terrorizmi i kuq, emri i tyre mbetet në altarin e demokracisë shqiptare.” Në 21 qershor 2017 ish-presidenti I ndjerë Bujar Nishani të 14 martirëve të demokracisë u ka dhënë “Dekoratën e artë të Shqiponjës”.

VENDIMI I GJYKATËS SË LARTË USHTARAKE

Në bazë të dispozitave të përmendura, Gjykata, simbas kërkesës së Prokurorit,

Deklaron fajtor për bashkëpunim me bandat e arratisura dhe i dënon:

1) Pjeter Dedë Vila, 2) Dod Preng Kol Gjomarkaj, 3) Dod Llesh Paloka, 4) Dod Marka Biba, 5) Ndrec Mark Ndoi, 6) Nikollë Bardhok Bajraktari, 7) Nikollë Llesh Bajraktari, 8) Llesh Gjon Melyshi, 9) Frrok Ndue Mata, 10) Bardhok Dod Lleshi, 11) Gjin Gjok Keçi, 12) Preng Shkurt Nikolli, 13) Gjergj Keq Beleshi, 14) Ndoc Gjergj Çupi 15) Ndue Gjon Fusha me vdekje.

Ekzekutimi i dënimit për Pjetër Ded Vila, Dod Gjon Markaj, Ded Llesh Paloka dhe Ded Mark Biba do të bëhet me varje në litar, të tjerët do të ekzekutohen me pushkatim.

“… ky akt i poshtër brenda kompleksit të veprimtarisë së tyre kriminale çmohet se është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe imponon për Pushtetin Popullor të marrë masa urgjente dhe të rënda, si dhe detyron Gjykatën e këtij pushteti të çmojë me drejtësi revolucionare rreziqet e veprës kriminale dhe të dënojë fajtorët konform me rrezikshmërinë e tyre.”

Ndërsa jep një vendim të formës së prerë më 16 gusht 1949, ku dënon me vdekje pa faj 14 shtetas, Gjykata e Lartë Ushtarake vendos t’i përjashtojë nga sekuestrimi i pasurisë meqenëse nuk kishin pasuri.

Të gjithë të dënuarit me vdekje humbasin të drejtat civile të përhershme. Të tjerët humbin të drejtën elektorale për 5 vjet. Përjashtohen nga konfiskimi i pasurisë të dënuarit mbasi nuk i rezulton Gjykatës të posedojnë pasuri. Ky vendim është i formës së prerë./ Memories.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan