AKTUALITET

Shqipëria, rekord në Europë/ Për të blerë shtëpi duhen 19 vite, 6 vjet më shumë se një dekadë më parë

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Tetor 2025, 07:24

Shqipëria, rekord në Europë/ Për të blerë

Blerja e një apartamenti në kryeqytet është bërë një mision i pamundur për shumë individë, që i sigurojnë të ardhurat e tyre përmes pagës si në sektorin privat ashtu dhe në administratën publike. Çmimet e apartamenteve vitet e fundit janë rritur me ritme shumë më të shpejta sesa pagat, duke zgjatur më shumë kohën që duhet punuar për të siguruar një shtëpi tënden.

“Monitor” ka përllogaritur treguesin e përballueshmërisë së strehimit, apo aftësisë blerëse për banesë, që mat se sa paga vjetore reale bruto duhen për të blerë një apartament të ri, me një madhësi standarde prej 70 metra katror.

Në vitin 2014, një apartament kushtonte mesatarisht 820 euro për metër katror, sipas të dhënave nga KeyData, një njësi që gjurmon ecurinë e shitjeve dhe çmimeve të apartamenteve në kryeqytet. Në atë vit, paga mesatare reale (e indeksuar me inflacionin ku si bazë është viti 2020) ishte rreth 51 mijë lekë, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Një apartament 70 metra katror kushtonte rreth 56 mijë euro.

Në atë vit kursi ishte në disavantazh të blerësit, pasi euro këmbehet mesatarisht me gati 140 lekë dhe si rrjedhojë, një apartament, i konvertuar në monedhën vendase kushtonte rreth 8 milionë lekë. Për të blerë një shtëpi nevojitej që individi të punonte mesatarisht 13.1 vite.

Në vitin 2024, çmimi mesatar i një apartamenti në Tiranë ishte 2100 euro për metër katror, ose gati tre herë më i lartë se një dekadë më parë. Shtrenjtimi i çmimeve ka qenë veçanërisht i shpejtë në tre vitet e fundit, me mesatarisht 30-40% në vit, sipas të dhënave nga Keydata deri në vitin 2023 dhe Bankës së Shqipërisë, që mat ndryshimin vjetor të çmimeve të apartamenteve sipas indeksit Fischer, në 2024-n.

Një apartament 70 metra katror kushton 147 mijë euro, nga 56 mijë euro një dekadë më parë. Ndonëse paga mesatare ka arritur në 77.5 mijë lekë/muaj, paga mesatare reale (e indeksuar me inflacionin, çka mat fuqinë reale blerëse) ishte 66.1 mijë lekë, për shkak të shtrenjtimit të fortë të çmimeve vitet e fundit, që bën që paga të shpenzohet më shpejt për blerjen e të njëjtave produkte.

Një avantazh për blerësin në 2024-n është rënie e euros, që u këmbye me rreth 100.7 lekë, si mesatare vjetore, sipas Bankës së Shqipërisë, që ka amortizuar deri diku shtrenjtimin e fortë të çmimeve të apartamenteve.

I konvertuar në lekë, një apartament 70 metra katror kushton 14.8 milionë lekë, nga 7.8 milionë lekë një dekadë më parë. Për të blerë këtë apartament tashmë duhen gati 19 paga vjetore reale bruto (18.6), ose gati 6 vite më shumë sesa një dekadë më parë.

Duke e llogaritur më pagën nominale për vitin 2024 (77.5 mijë lekë në muaj) do të duheshin 15.9 vite punë për blerjen e një apartamenti në 2024

Në praktikë, kjo do të thotë se një i ri ose një familje që mbështetet vetëm në të ardhurat nga puna e tyre e ka gjithnjë e më të vështirë të sigurojë një shtëpi. Pabarazia midis ritmit të rritjes së çmimeve të banesave dhe rritjes së pagave po thellon problemin social të strehimit, duke i shtyrë shumë qytetarë drejt qirasë afatgjatë ose emigracionit, ku mundësitë për të blerë një shtëpi janë më reale.

Arsyet e rritjes së shpejtë të çmimeve të banesave lidhen me disa faktorë si shtrenjtimi i kostove të ndërtimit për shkak dhe të përmirësimit të cilësisë, rritjes së pagave të punonjësve, përqindjes së sipërfaqes që u jepet pronarëve të tokës, shtimit të taksave të Bashkisë, si taksa e strehimit, infrastrukturës, apo dhe shtrenjtimi i çmimeve të referencës dy vitet e fundit që shtoi automatikisht taksat e strehimit dhe ndikimit në infrastrukturë, që ndërtuesit i kaluan menjëherë në çmim. Një tjetër faktor i rëndësishëm që ka frytë çmimet ka qenë dhe ekonomia informale, si pastrimi i parave, apo kërkesa e lartë që vjen nga paratë e korrupsionit. Një element shtesë është dhe kthimi i vendit në destinacion turistik që ka nxitur kërkesën nga të huajt, por ndikimi i këtyre të fundit ka qenë kryesisht në bregdet.

Do një shtëpi, puno shumë më gjatë se në Europë

Për të ofruar një panoramë më të detajuar mbi përballueshmërinë e strehimit, edicioni i këtij viti i Property Index nga Deloitte përfshiu një analizë krahasuese të përballueshmërisë së banesave në pronësi në disa qytete të përzgjedhura europiane. Të dhënat për Tiranën munguan në këtë analizë, teksa kryeqyteti u përmend në një tregues tjetër, si një nga qytetet me rritjen më të shpejtë të çmimeve në Europë.

Vlerësimi bazohet në qytete ku janë të disponueshme si të dhënat për çmimet mesatare të ofertave për banesa të reja, ashtu edhe të dhënat për pagat mesatare bruto. Përballueshmëria llogaritet si numri i pagave mesatare bruto vjetore që nevojiten për të blerë një apartament të standardizuar të sapondërtuar me sipërfaqe 70 m². Ky tregues ofron një kuptim më të qartë mbi sa i arritshëm është zotërimi i një banese për banorët vendas dhe nxjerr në pah diferencat e përballueshmërisë brenda dhe mes vendeve.

Sipas të dhënave të mbledhura nga zyrat kombëtare të Deloitte, qyteti më pak i përballueshëm në këtë sondazh është Amsterdami, ku banorëve u nevojiten 15.4 paga mesatare bruto vjetore për të blerë një apartament 70 m² – një rritje e lehtë prej 0.3 krahasuar me një vit më parë. Pas tij renditet Athina, me 15.3 paga vjetore, ndërsa në vendin e tretë është Praga, ku duhen 15 paga vjetore për një banesë të ngjashme.

Në nivelin vijues të përballueshmërisë (14.0–14.9 paga vjetore) renditen qytete si Košice (14.2) dhe Brno (14.0). Në grupin tjetër, me 12.0–13.9 paga vjetore, bëjnë pjesë Banská Bystrica (12.8) dhe Bratislava (12.3).

Qytetet ku përballueshmëria llogaritet mes 10.0 dhe 11.9 pagave vjetore përfshijnë Lubljanën (11.7), Selanikun (11.4), Budapestin (11.4), Ostravën (10.9), Londrën e brendshme (10.8) dhe Roterdamin (10.1).

Në skajin më të përballueshëm të spektrit, banorët e Odense në Danimarkë dhe Torinos në Itali kanë nevojë vetëm për 4.9 paga mesatare bruto vjetore për të blerë një apartament të ri – duke i bërë këto qytete më të përballueshmet në krahasim. Të tjera qytete me përballueshmëri relativisht të lartë janë Mançesteri (5.3), Aarhus (5.8) dhe Katoëice (7.1).

Sipas raportit, është e rëndësishme të theksohet se përballueshmëria e strehimit formësohet jo vetëm nga çmimet e pasurive të paluajtshme, por edhe nga niveli i pagave lokale.

Në disa raste, edhe qytetet me çmime të larta mund të ofrojnë përballueshmëri më të mirë falë rritjes së të ardhurave mesatare. Për këtë arsye, balanca mes rritjes së të ardhurave dhe inflacionit të kostos së banesave mbetet një faktor thelbësor që përcakton aksesin në strehim në mbarë Europën.

Duke i përshtatur këto të dhëna me kryeqytetin shqiptar rezulton që Tirana, e matur si me pagën nominale (15.9 vite) ashtu dhe me atë reale (18.6 vite) është ndër më të shtrenjtat në Europë, e matur me fuqinë blerëse, sipas përllogaritjeve të “Monitor”.

Një vlerësim i ngjashëm është nxjerrë dhe nga njësia e të dhënave krahasuese globale, Numbeo, sipas të cilit Shqipëria Një familjeje mesatare shqiptare i duhen mesatarisht 16.3 vite pune për të blerë një apartament. Kjo kohë është më e gjata në të gjithë Europën, sipas treguesit Numbeo, që llogarit indeksin e çmimit ndaj të ardhurave, që mat përballueshmërinë e blerjes së një apartamenti, për mesin e vitit 2025.

Në vende ku këta tregues janë të lartë, strehimi shihet si i papërballueshëm, çka lidhet me rritje të kostove të jetesës, vështirësi për të rinjtë që të blejnë një shtëpi dhe shpesh me shtim të emigracionit. Ky indikator përdoret gjerësisht për të vlerësuar krizën e strehimit dhe presionin që kanë qeveritë për të ndërhyrë me politika mbështetëse, si subvencione, kredi të buta apo rritje të ofertës së banesave të reja.

Ndërsa në Shqipëri, ndër më të varfrit e Europës për të ardhurat për frymë dhe pagën minimale e mesatare, treguesi i vetëm që po përdoret është “mburrja” se është rritur vlera e pronës, apo se çmimet e apartamenteve do të dyfishohen kur vendi të hyjë në Bashkimin Europian! /Monitor

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan