Ditmir Bushati godet Ramën: Raporti i ngushtë Tiranë-Beograd është i gabuar
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka kritikuar qasjen e politikës shqiptare ndaj Serbisë, duke thënë se ra...
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka kritikuar qasjen e politikës shqiptare ndaj Serbisë, duke thënë se ra...
Shqipëria mund t’i mbyllë kapitujt e negociatave me BE-në në vitin 2027, por përpara ka ende shumë punë, veçan&e...
Gjykata e Apelit në Kinë ka rrëzuar dënimin me vdekje për shqiptarin Klaudio Kanani, i akuzuar për trafik droge, duke lën&eum...
Ishte menduar të ishte një mbrëmje e qetë buzë detit në Malaga. Trofeu i Kupës së Botës, të cilin Spanja e kis...
Një turist i huaj ka vjedhur në një sasi të konsiderueshme parash pranë recepsionit të një hoteli në Rinas. Nga pamjet ...
Marisa që shihni në foto vuan nga një sëmundje e rëndë, e cila nuk trajtohet as në Shqipëri dhe as në Greqi. E vet...
Edhe Mimoza Ahmeti ka reaguar pas skandalit të fundit të publikimit të videove intime të kompozitorit Adi Hila. Nëpërmjet një...
Blerina Matraku ka reaguar publikisht pasi u shfaqe në videot intime të kompozitorit Adi Hila, duke zgjedhur të mos mbrohet apo të justifi...
Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një...
Demokratët kërkojnë rikthimin e balotazhit për zgjedhjen e kryetarëve të Bashkive. Një model i tillë parashikon q&eum...

Në 16 Tetor 2024, qeveria shqiptare vendosi të themelojë një shoqëri aksionere të quajtur “Kayo”, duke filluar t’i japë jetë një projekti shumë të dyshimtë për lëvrimin e fondeve financiare të Shqiptarëve në buxhetin e Mbrojtjes.
E vënë në pronësi të plotë nga Ministria e Mbrojtjes, “Kayo” prej 2024 kontrollohet dhe administrohet nga Ardi Veliu, një ish-drejtor policie që shkallët e karrierës së tij i ngjiti me superfuqi hipersonike gjatë periudhës kur ministër i Brendshëm ishte Tahiri dhe më pas Fatmir Xhafaj, duke arritur gradën më të lartë “Drejtues i Parë”.
Qëllimi i ngritjes së kësaj shoqërie aksionere është ngritja e një skeme, ku ka për qëllim jo modernizimin e ushtrisë, por thithjen e parave nga buxheti i shtetit, përmes “Kayo” dhe shoqërive të tjera private që janë themeluar si bashkëaksionere me “Kayo”.
Dhe brenda dy viteve nga themelimi i “Kayo”, janë hapur në total 5 kompani të reja private, të cilat më pas kanë themeluar kompani të tjera, duke u futur si bashkëaksionere me shoqërinë që administrohet nga Ardi Veliu, Eral Makoçi, koordinator në kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.
Një skemë e dyshimtë korruptive, që ka tiparet e ngjashme me atë që ndodhi me skemën e 3 inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, ku miliona fonde publike dolën nga buxheti i shtetit. Por në realitet, në Tiranë, nuk u ndërtua asnjë incenerator, në Fier u ndërtua një gjysmë incenerator që nuk punon dhe në Elbasan u ndërtua një incenerator që nuk punon.
Vetëm gjatë vitit 2025, “Kayo” së bashku me privatët hapi 4 kompani të reja, si pjesë e vënies në zbatim të skemës për shërbime ushtarake në mbrojtje, ku padyshim qëllimi është thithja e buxhetit të shtetit.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se në 8 Gusht 2025, mes shoqërisë aksionere “Kayo” dhe kompanisë private të Robert Godes, “MSSC GROUP” ose (MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY), themelohet shoqëria aksionere “Guna Tactical”.
Robert Gode është një personazh që në vitin 2014 është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit, i përfshirë në tenderin e uniformave të policisë në vitin 2008.
Objekti i kësaj shoqërie është:
“…projektimi, prodhimi, përpunimi, magazinimin, paketimi, promovimi, shpërndarja, tregtimi dhe eksportin e uniformave ushtarake dhe aksesorëve për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe për strukturat e tjera të sigurisë dhe klientë të tjerë vendas apo ndërkombëtarë. Import, eksport, tregtim dhe transferim të mallrave ushtarake…”.
Mësohet se “Kayo” e Ardi Veliut zotëron 49 për qind të aksioneve, ndërsa 51 për qind i zotëron kompania e Robert Godes.
Ndërkohë, administrator i “Guna Tactical” është emëruar një agjent Real Estate, i quajtur Misar Tufi. Zyrat e kësaj shoqërie janë pikërisht në ambientet e ish-Shkollës së Bashkuar, ose siç njihet ndryshe Garnizoni “Skënderbej”.
Nga periudha e themelimit, kjo shoqëri aksionere ka lidhur kontrata me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, me Qendrën e Forcave Mekanike-Teknike dhe Repartin Ushtarak Nr. 4300 në Tiranë.
Të treja kontratat kanë lidhje me blerjen e uniformave tek kjo shoqëri aksionere të lidhur mes privatit dhe shtetit. Ndërsa shumat e kaluara nga thesari tek kjo kompani fillimisht është diku tek 722 milionë lekë të vjetra. Por ky është vetëm fillimi.
Po në të njëjtën datë, në 8 Gusht 2025, shoqëria aksionere “Kayo” vendos të themelojë një tjetër shoqëri aksionere të quajtur “M.K.D” (Myslym Keta Defence). Administrator i kësaj shoqërie aksionere është caktuar Gentian Karaj.
Siç del edhe në dokumenta, “Kayo” e Ardi Veliut zotëron 20 për qind të aksioneve, ndërsa 80 për qind të aksioneve i zotëron shoqëria private e Robert Godes, “MSSC GROUP” ose (MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY). Objekti i kësaj shoqërie aksionere është:
“…prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël dhe të mesëm, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe objektivat e parashikuara në aktet normative për krijimin e Shoqërisë. Kjo përfshin prodhimin dhe tregtimin e municioneve për Forcat e Armatosura dhe për struktura të tjera të sigurisë…”.
Një muaj pas themelimit të kësaj kompanie aksionere, “M.K.D”, në muajin Tetor 2025, arriti të lidhë kontratat e para me disa repartet e para të Ministrisë së Mbrojtjes.
Siç mëson gazetari Elton Qyno, kjo shoqëri aksionere ka lidhur disa kontrata me Repartin Ushtarak Nr. 4300 dhe Repartin Ushtarak Nr. 1001, me qëllim furnizim me municione.
Brenda një kohe të shkurtër, kjo kompani ka përfituar 1 miliard e 100 milionë lekë të vjetra nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, duke çuar në një rritje progresive më të madhe në të ardhmen.
Ndërkohë, mbetet e paqartë se në cilën fabrikë në Shqipëri apo jashtë saj, shoqëria aksionere “Myslym Keta Defence” i prodhoi sasinë e municioneve që do furnizojë dy repartet ushtarake të mësipërme.
Por vetëm 5 ditë pasi “Kayo” themeloi shoqëritë aksionere “Myslym Keta Defence” dhe “MSSC GROUP” ose (MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY), ajo vendos të themelojë një tjetër shoqëri aksionere të quajtur “Timak Defence”.
Themelimi i kësaj shoqërie aksionere është bërë në 13 Gusht 2025.
Tashmë, vetëm 1 vit pas themelimit të saj, shoqëria aksionare “Timak Defence” me pronarë “KAYO”, e përfaqësuar nga drejtori i Ministrisë së Mbrojtjes, Ardi Veliu, dhe “Timak”, e përfaqësuar nga Manjola Kasneci, është vënë në qendër të një hetimi të hapur tashmë nga Prokuroria e Posaçme SPAK.
Ndërkohë që në krye të shoqërisë aksionare “Timak Defence” qëndron Arjeta Puca, e cila në cilësinë e administratores ka marrë përsipër të hyjë në lojën e errët të tregtisë së armëve dhe municioneve, me një shtetas izraelit, të quajtur Ron Yeffet, i cili është dhe mik në punët e pista të kryeministrit, Edi Rama.
Në fakt, emri i Arjeta Pucës është lakuar si pronare “në hije” e kësaj kompanie, pavarësisht se në letra është vendosur emri i një punëtoreje të saj, siç është Manjola Kasneci.
Tashmë Arjeta Pucës, Manjola Kasnecit, Ardi Veliut, Ron Yeffet dhe sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Aleks Markut, SPAK i ka sekuestruar telefonat dhe disa lap-topë.
Burime pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK i thanë gazetarit Elton Qyno se Arjeta Puca është një bashkëpunëtore 1-vjeçare e shtetasit izraelit, Ron Yeffet, ndaj hija e këtij të fundit qëndron pikërisht pas emrit të Arjeta Pucës tek kompania “Timak Defence”.
Fillimisht, së bashku, ata janë bashkuar në vitin 2025, kur në muajin qershor 2025, Ron Yeffet vendosi të blejë 49 për qind të aksioneve të kompanisë private “Timak” që administrohej nga Arjeta Puca.
Kjo e fundit vendosi të shesë 49 për qind të aksioneve kundrejt një shume prej 490 mijë lekësh të vjetra tek izraeliti, Yeffet. Mirëpo, në të njëjtën datë, izraeliti ka blerë sërish 49 për qind të aksioneve të kompanisë “Timak Special Vehicles”, kompani kjo që zotërohej 100 për qind nga Arjeta Puca.
Sërish, çmimi i shitjes në kontratë është fiksuar në shumën prej 490 mijë lekësh të vjetra. Ndërkohë, gati 1 muaj më pas, është biznesmenia, Arjeta Puca, që vendos të blejë 50 për qind të aksioneve tek Ron Yeffet, pikërisht tek kompania “Uno18”, e cila është themeluar nga Yeffet në muajin shtator 2024.
Ndërsa në 11 qershor 2026, të dy së bashku, Arjeta Puca dhe izraeliti Ron Yeffet, vendosin të hapin një kompani së bashku, të cilën e kanë quajtur “Timak Aviation”, ku secili prej tyre zotëron 50 për qind të aksioneve.
Mes një zinxhiri kontratash për blerje aksionesh dhe hapjen e kompanive të reja, në këtë skemë shqiptaro-izraelite, hyri dhe Shteti Shqiptar përmes Ministrisë së Mbrojtjes, e cila 1 vit më parë themeloi një shoqëri aksionare “Timak Defence” me pronarë ndërmarrjen “Kayo” 20 për qind dhe “Timak” 80 për qind.
Por në këtë vorbull biznesi, me shpresën se Shqipëria do prodhojë armë dhe do eksportojë tek partnerët e saj, kanë lindur dyshime të forta për një skemë të mirëmenduar të trafikut të armëve nga Sudani në Shqipëri dhe më pas në shtete të tjerë që janë në konflikte luftarake.
Përgjimet e transmetuara në “Syri TV” nga ish-zv/kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, kanë nxjerrë zbuluar akoma dhe më tepër këtë skemë të errët të biznesit të pisët që Ron Yeffet ka nisur të bëjë me paratë e shqiptarëve, që lëvrohen nga Ministria e Mbrojtjes.
Përgjimet e publikuara flasin për një “plaçkë” të mirë që Ron Yeffet ka kapur në Shqipëri, dhe për këtë gjë është orientuar të bashkëpunojë me Arjeta Pucën dhe një shoqëri shtetërore që drejtohet nga Ardi Veliu.
Ai shprehet në përgjime telefonike se është ngarkuar nga kryeministri Edi Rama për të mbaruar të gjitha punët e pista të tij, ndaj nisur nga kjo e ndjente veten si një Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë.
Brenda një kohe të shkurtër, nga 29 tetori 2025 deri në 18 gusht 2026, “Timak Defence” arriti të arkëtojë një shumë financiare nga thesari i shtetit, prej 2.9 miliardë lekësh.
Pjesa më e madhe e pagesave janë lëvruar nga Ministria e Mbrojtjes, duke përdorur llogarinë e thesarit të Repartit Ushtarak Nr. 3001, që i bie të jetë Forca Ajrore e Shqipërisë, dhe Reparti Ushtarak Nr. 4300.
Kjo shifër është vetëm ajo që duket për “Timak Defence”, pasi ekzistojnë dhe disa transaksione të tjera që flasin për prokurime të drejtpërdrejta.
Ndërkohë, në 11 Nëntor 2025, sërish hapet një shoqëri aksionere e katërt e quajtur “Advanced Arms Technology”, ku sërish Arjeta Puca është administratorja e kësaj shoqërie. Ndërsa aksionerë të saj janë “Kayo” e Ministrisë së Mbrojtjes me 20 për qind dhe “Uno18” me 80 për qind që zotërohet nga Ron Yeffet dhe Arjeta Puca.
Objekti i kësaj shoqërie aksionere të quajtur “Advanced Arms Technology” është:
”…prodhimi, montimi dhe tregtimi i armëve të zjarrit te kalibrave të vegjël dhe të mesëm, si dhe i mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) për përdorim ushtarak. Këto produkte do të përdoren nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, struktura të tjera të sigurisë, si dhe klientë të tjerë vendas apo ndërkombëtarë, duke përfshirë eksportimin e tyre…”.
Në një dalje publike në parlament, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, pohoi se Shqipëria është e gatshme të prodhojë armë dhe minicione përmes shoqërisë aksionere “Advanced Arms Technology”, duke synuar të eksportojë këto armë pikërisht në vendet partnere, tha ai. Por Nufi nuk tregoi se ku do ishte vendi, fabrika, kapanoi apo qëndra se ku do prodhohen këto mjete luftarake.
Ndërkohë, vetëm 6 ditë para se të plasnin përgjimet në “TV Syri”, “Kayo” e Ardi Veliut, në 1 shtator 2026, vendos të rregjistrojë një tjetër shoqëri aksionere të quajtur “Fincantieri Albania”. Kapitali i kësaj shoqërie është 18.656.000 lekë të reja.
Kjo shoqëri aksionere ka për objekt të saj: “…Objekti i Shoqërisë (“Biznesi”) do të përbëhet nga: (a) të veprojë si kontraktor kryesor brenda kuadrit të kontratave të mirëmbajtjes dhe ndërtimit të anijeve (“Kontratat”) me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (“Përdoruesi Përfundimtar”) dhe institucione të tjera të sigurisë dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri të gjitha aktivitetet përkatëse ndihmëse të këtij fushe, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, punimet e inxhinierisë civile, punimet e rinovimit të kantierit detar…”.
“Kayo” e Ardi Veliu zotëron 49 për qind të aksioneve, ndërsa kompania italiane Fincantieri S.p.A., e regjistruar në rrugën “Genova” në Trieste, zotëron 51 për qind të aksioneve të shoqërisë aksionere “Fincantieri Albania”. Administratori i kësaj shoqërie është italiani, Gianluca Zanutto.
Siç mësohet, shoqëria italiane “Fincantieri S.p.A” është një kompani që ka si specialitet ndërtimin e anijeve ushtarake. Fincantieri Albania do të jetë shoqëria pjesërisht shtetërore, e cila do të prodhojë anijet ushtarake në bazën detare të Pashalimanit.
Sipas dokumentave të depozituara në QKB, objekti i shoqërisë do të jetë ndërtimi i anijeve detare deri në 80 metra gjatësi, 800 ton zhvendosje dhe një thellësi maksimale midis 2 dhe 3 metrave.
Dyshimet për një problem të përbashkët shëndetësor te fëmijët e një kopshti publik në Korçë...
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në zonën e Greshicës, pak min...
Aleks Marku, ish-drejtues juridik dhe i prokurimeve në Portin e Durrësit mbulonte vjedhjet kalimi drogës dhe transportit të parave të...
Pas parkut fotovoltaik 62 megavat në Taç të Kolonjës, kompania turke Fortis Energy & Construction ka marrë lejen e ndërtim...
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Arjan Konomi ka reaguar me tone të ashpra ndaj deputetit Erjon Braçe, pas përplasjes s&...
Një denoncim ka mbërritur nga qytetarët e Përmetit të cilët denoncojnë vendosjen e një antene të re në qend&...
Një 31-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi dyshohet se po transportonte kundrejt pagesës shtatë shtetas të huaj,...
Detaje të reja janë raportuar për të shtënat me armë të mbrëmjes së djeshme në fshatin Zbarqe të Ndroqi...
Një 75-vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Dibrës, n&eum...
Videot e marrëdhënieve intime të disa artistëve shqiptarë trullosën publikun brenda pak orësh. Kaluan nga një telefon...