“Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe rolin që ka pasur si n...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me arrestimin e Ergys Agasit dhe rolin që ka pasur si n...
Gjashtë muaj pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulmet ndaj Iranit, lufta që Presidenti Donald Trump e ka quajtur një "e...
Gjatë protestës së paralajmëruar në Maliq kundër shkrirjes dhe bashkimit me Korçën, në momentin kur gazetar&eum...
Një 35-vjeçar është arrestuar menjëherë pas krimit, pasi plagosi rëndë me mjete prerëse administratorin 74-vje&...
Maks Haxhia, avokati i Ergys Agasit, të arrestuar mbrëmjen e djeshme në Durrës, ka dhënë një deklaratë për mediat...
Autoritetet kanë nisur kontrollet me qen, nëse në ambientet e institucioneve ku janë dërguar email-e kërcënuese dhe terrori...
Në mënyrën e tij të zakonshme, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka postuar një video të re në rrjetet socia...
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit, mbrëmjen e djeshme në Durrës. Raportohet se sipas burimeve,...
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i 26 gushtit, që çoi në arrestimin e biznesmenit Ergys Agasi dhe ish-punonjësit t&...
Një email i dërguar në disa nga institucionet e vendit ka ngritur në këmbë policinë e shëtit. “Përshë...

Janë të shumtë autorët shqiptar të cilët kanë shkruajtur për patriotizmin dhe luftën dhëmb për dhëmb me shërbimet e huaja e sidomos ato jugosllave në drejtim të Shqipërisë. Por Operacioni ‘Top Sekret’ “Nëntoka”, është në mos një humbje e madhe ekonomike, ushtarake, një gjumë i thellë e ulje vigjilencës së organëeve të Sigurimit shqiptar. Kolonel, Dr. Eqerem Shakaj, përgjegjës e analizues i palës shqiptare për incidentet kufitare, inxhinier e petagog i njohur, pas dyshimeve e verifikimeve 2-3 vjeçare, bashkë me kolegë e drejtuesit më të lartë të institucionëve shtëtërore, arrin të bjerë në gjurmë të këtij fakti. Pas hezitimeve e mohimeve të palës jugosllave, falë fakteve, detyrohen të dorëzohen, të paranojnë verifikimin në vend, të pranojnë vjedhjen. Janë vënë në dijeni dhe udhëheqësit e kohës, Enver Hoxha dhe Josif. B. Tito.
Autori i librit ‘Operacioni Top sekret “NËNTOKA”, zoti Kujtim Boriçi në faqet e para të librit rrëfen se si u takua me Eqerem Shakaj, skënderbegas i maturës së parë të kësaj shkolle, një ndër 24 pjestarët e asaj mature. Takimet vazhduan e më pas kur Eqeremi i ekspozoj një dokumentacion me siglën sekret të cilat ai i kishte ruajtur prej dekadash. Siç thekson autori i librit nga të gjitha verifikimet dhe ballafaqimet e dokumenteve të komsioneve dypalëshe, përfaqësuesit e palës jugosllave, kishin në përbërje më shumë shqiptarë (nga pesë, tre ishin shqiptarë). Prezantoheshin si specialist, në fakt ata ishin kolonelë apo ushtarakë të UDB-së së Jugosllavisë dhe, ishin ndër mbrojtësit më të flaktë dhe kundërshtarët më të rreptë përballë pjesëtarëve të komisionit shtetëror të Shqipërisë..!
Zbuloni dosjen “Kralevica nr.2”- incidentin që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e historisë në kufirin ShqipëriJugosllavi thotë kolonel Eqerem Shakaj. Vranishtasi Eqerem Shakaj ridhte nga një familje patriote me kontribute në çështjen kombëtare dhe pasi mbaroi shkollën e fillore në Vranisht në vitin 1954 përfundon me medalje ari shkollën ushtarake “Skënderbej”. Mbaron shkollën për oficer topograf më 1956, në Universitetin Shtetëror të Tiranës për inxhinier topo-gjeodezi dhe më vonë mbrojti temën për doktor i shkencash në fushën e topografisë. Në vitin 1960 punon si oficer në Ministrinë e Mbrojtjes si specialist topograf për përgatitjen dhe përpilimin e hartës në 1;25000, që për kohën ishte një arritje e madhe. Në vitin 1961 u transferua në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me detyra fuksionale për dhënien e leksioneve nga lënda e topografisë ushtarake kuadrove të Ministrisë së Brendshme dhe studentëve të shkollës së lartë të saj. Puna kryesore e tij ishte marrja pjesë në punimet topo-gjeodezike, që kryheshin në kufijtë e Shqipërisë. Çdo pikë e kufirit shtetëror llogaritet me saktësi deri në milimetra (mm) në të tre dimensioned, lartësi, thellësi dhe largësi (x,y, z) kordinatat.
SHFRYTËZIMI I KROMIT
Në vitin 1968, Eqeremi ka punuar përgjatë vijës kufitare nga derdhja e lumit Buna deri në Liqenin e Prespës për të zgjidhur detyrat e vëna nga Komisioni i Përbashkët Shqipëri Jugosllavi i Mirëmbajtjes së Piramidave. Në punim e sipër, i lindi dhe një dyshim për incidentin e rëndë, shfrytëzimin e nëntokës ilegalisht nga pala jugosllave. Siç tregon Eqerm Shakaj se “mbi ç’bazë kishte lindur ky dyshim?”. Komisioni i Përbashkët Shqiptaro-Jugosllav për një riparim të piramidave kufitare po punonte rreth dy kilometra larg në perëndim të postës së kufirit “2 Prushi” dhe në të majtë të rrugës Kame, Gjakovë, për vendosjen e një piramide të re ndërmjetëse kufitare. Nga Tropoja deri në malin e Pashtrikut është zonë kromëmbajtëse; e njohur dhe e shfrytëzuar që në kohën e Turqisë, që vazhdoi me italianët dhe gjermanët. Të dy shtetet në të dy anët e kufirit kërkonin dhe të shfrytëzonin kromin.
Në Gjakovë është ngritur një kombinat për përpunimin e mineralit të kromit. Më lindi mendimi: “ka shumë mundësi që jugosllavët, pasi të mbaronin shfrytëzimin e kromit në tokën e tyre, meqë trupat e kromit vazhdonin të shtriheshin edhe brenda tokës shqiptare, mund të vazhdonin shfrytëzimin më tej. M’u përforcua dëshira që të punoja për t’i kapur me “presh në duar” jugosllavët, që kishin cenuar integritetin territorial të Shqipërisë dhe grabitjen e pasurive tona minerale, që përbënte precedent dhe provokacion shumë të madh. Po arsyetoja më tej: ky vend ka zot, jo vetëm për ta ruajtur dhe mbrojtur kufirin tokësor dhe ajror me armë në dorë, por edhe për ta mbrojtur edhe, në thellësi të tokës jo me armë, por edhe me “laps në dorë”. Kështu, si atdhetar, oficer karriere, si specialist, u vura të verifikoj dyshimin…E dija që do të ishte e vështirë e me plot rreziqe. Fillova të interesohem e të punoj për këtë problem për rreth pesë vjet rresht (1968-1972), duke filluar në postën kufitare të Qafë-Prushit”. Eqeremi kishte parë hyrjen e një miniere në territorin Jugosllav rreth 300 m larg nga kufiri shtetëror. Nga Ministria e Brendshme kishte marrë përgjigjen se nuk kishte shkelje kufiri nga ana e jugosllavëve. Ali Hamzai i emëruar si përfaqësues i Ministrisë së Brendshme në të gjithë komisionet e kufirit me Jugosllavinë në fillim kishte nguruar që të përkrahte Eqermin, por më pas u bind që ai të merrej posaçërisht direkt me këtë problem.
Kuadrot e tjerë të Ministrisë që i lidhte puna me kufirin as e pengonin dhe as e ndihmonin Eqeremin. Ai qysh në fillim informoi dhe kërkoi ndihmën e shokëve të tij të hershëm të shkollës dhe te punës, inxhinierëve topo-gjeodezistë R.Hapo, Th.Jorganxhi, topografëve B.Mehmeti, Ç.Demaj, inxhinierëve gjeolog Z.Rjepa, S. Qorrlaze, A.Duro, T.Rambi, inxhinierëve të ndërtimit, S.Stefani, M.Cirko, K.Çollaku, Bilal Cani. Në vitin 1969 Eqeremi kërkoi të takoj inxhinierin gjeolog Skënder Deden, i cili punonte si drejtues sektori në Institutin e Kërkimeve Minerale, kandidat i shkencave (më vonë doktor- profesor dhe petagog. Skënderi kishte qenë partizan, mbas lufte studio në B.S në një institut gjeologjie. Skënderi ishte marrë vetë me këtë problem, por nuk e kishin mbështetur në Ministinë e Industrisë Minerare. Ishte shumë e vështirë të organizohej puna sidomos me specialistët e profesioneve të ndryshme. Faza e parë ishte më e vështira se përcaktonte zgjidhjen e plotë të problemit, Faza e dytë përcaktonte mjetet topogjeodezike dhe ato markshendrike, që përcaktuan përmasat e incidentit si dhe llogaritjen e vlerës ekonomike të kromit të grabitur. Faza e tretë prej datës 21.V. 1973 mbledhje e komisionit të përbashkët Shqipëri-Jugosllavi të incidenteve me Beogradin që shënoi mbylljen e këtij incidenti. Ministritë që ishin në lidhje direkte me zgjidhjen e problemit ngurronin, hezitonin ta ndihmonin.
Eqeremi rrëfen më tej se nuk kishte lënë njeri pa pyetur pothuajse të gjithë kuadrot që kishin punuar në kufi pas viteve 1948, sidomos në postat e Qaf-Prushit, Mehollë e Epërme, kishte shkuar në minierën e Alarupit në Pogradec që ishte në afërsi me kufirin, mësova për turnet dhe sasinë e qymyrit, dimensionet e galerive etj…Shkova në Fier dhe bisedova me drejtorin e Gjeofizikës Novruz Kodhelin. Zenel Hamitin zëvendësministrin e Ministrisë së Industrisë së Minerare e takoi dhe i kërkoi aparatet sizmologjike, makineritë për të bërë matjet në Tropojë. Vështirësitë që i dilnin ishin të panumërta, por Eqeremi nuk tërhiqej. Së bashku me Skënderin ata kishin arritur në përfundimin se zona ishte e pasur me mineralin e kromit e cila zakonisht shfaqej në lartësitë 200-400 metra mbi nivelin e detit, dhe këtë gjë edhe jugosllavët e dinin mirë dhe ishte lehtësisht e shfrytëzueshme dhe me leverdi për të fituar shumë. U fotografua vija e kufirit për të llogaritur indirekt gjatësinë e punimeve minerale. Për ta bërë më të qartë dhe më konkrete u ndërtua një maket prej allçie në shkallën 1,2500.
U përdor dhe një hartë 1,50000 që u ble në një librari në Beograd. U përpoqëm që të ishim sa më pak të ekspozuar e të ruanim sekretin se ndryshe po ta merrnin vesh jugosllavët e do të mbyllnin minierën. Kishim abstraguar me Skënderin, bënin llogari që në radhë të parë nuk do të zbuloheshin. Variantin tjetër po të kapeshin jugosllavët do të pranonin gabimin dhe do të ofronin një vlerë monetare, ndërkohë që kromi i nxjerrë ishte hedhur në treg për të realizuar fitimin. Po shkonim kështu drejt një dyshimi serioz, e duhej vënë në informim udhëheqja e shtetit për veprime të mëtejshme, Xhule Çiraku, Kadri Hazbiu, Mehmet Shehu…”, – rrëfen koloneli.
DORËZIMI I JUGOSLLAVËVE
Me iniciativën e Eqeremit organizohet takimi me Kadri Hazbiun më 19.1.1972 ora 11.00. “Skënderi përforconte idenë se jugosllavët kishin hyrë brenda territorit tonë rreth 60%. Kadriu na përgëzoi për punën e mirë që kishim bërë. Dhe thirrit Koço Thodhosin dhe Nesti Nasen. Kur dolëm nga mbledhja me Skënderin dhe unë kujton Eqeremi, ishim të gëzuar dhe gati fluturuam nga shkallët. Problemi hyri në rrugën ëe zgjidhjes. Letra jonë iu dërgua jugosllavëve, më 12.IX.1972 me postën e Qafë Prushit. Më datën 3.XI.1972, Kryetari i Komisionit të Incidenteve Skënder Alikaj, inxhinieri gjeolog Skënder Dede dhe unë, po në Qafë Prush morëm letrën e jugosllavëve, që pranonin të kishin hyrë në territorin tonë.
Ky ishte gëzim shumë i madh.Ii detyruam jugosllavët të dorëzoheshin. Mbledhjet e komisionit u zhvilluan në doganën e tyre: një ndërtesë komode, me kushte pune shumë të mira, që ishte edhe në afërsi të minierës. Matjet në terren u kryhen në një kohë shumë të keqe: dëborë, shi, e sidomos në një rë të fortë dhe shumë të ftohtë, ndërsa relieve ishte relativisht i vështirë. Filoi faza e dytë e matjeve topo-gjeozedike, ajo e galerive të hapura. Kërkuam të na jepeshin këto matje+plani. Ata përsëri refuzuan. Në përfundim të matjeve të galerive dolën këto rezultate: Miniera shtrihej brenda territorit shqiptar me një gjatësi të vijës së kufirit 111 metra; më një largësi prej vijës së kufirit e në brendësi prej 125.25 metra, në horizontin 747.0 (kuotë) si dhe me një thellësi prej 88 metra (planvertikal i hequr mbi vijën e kufirit), nga kuota 8150-727.0. U llogarit sipërfaqja e minierës sipër, që arriti më 13902 metrakatrorë, ndërsa volumi në 125.25x88x111=1223442 metra kub.
Kur po përpilohej dokumenti mbi matjet dhe llogaritjet topogjeodezike që do t’i përcillej Komisionit të Përbashkët Shqiptaro-Jugosllav për Incidentet, papritur doli një problem shumë i rëndësishëm për të cilën nuk kishim të njëjtin mendim. Kur po matnim në planin e përbashkët me shkallë 1.500 largësinë (gjatësinë me metër) nga vija e kufirit shtetëror për drejtim brenda territorit shqiptar, që ishte 125.25 metra jo vetëm i nxjerrë nga plani, por qe edhe e shkelur bashkërisht me këmbë nga specialistët e të dy palëve, Burhani me gjeologun jugosllav Gruiç, na nxorrën një rezultat tjetër të kësaj largësie duke përdorur një truk teknik, një absurditet të vërtetë që rezultonte të ishte 12.15 metra, pra 3.75 metra më pak. E themi ndryshe: Fjalët janë prej llastiku, ndërsa shifrat prej guri. Ata pjesën e fundit e zëvendësuan me shifra llastiku, pra 111×121.5×88=1186621. Diferenca 0036630 metra kub. Ky nuk ishte thjesht problem teknik dhe aq më pak teorik. Ata synonin që të zvogëlohej largësia e shkeljes së territorit tonë nga vija e kufirit në brendësi të tij nga 125.25 metra në 121.50 m, pra 3.75 metra më pak.
Nga ana tjetër me këtë përcaktim do të përjashtohej nga llogaritja e shfrytëzimit të minierës blloku prej një mase dheu me dimensione 88x111x3.75 m kub=0036630 m kub”, ka rrwfyer koloneli. Burhani e ngriti i pari këtë problem dhe tregohej më aktivi, ndërsa gjeologu tjetër e mbështeste në çdo rast diskutimin. “Ndërpritej mbledhja dhe kur fillonim binim dakord që të mos binim dakord. Për ne minerali i kromit i shfrytëzuar nga ata në anën tonë u vlerësua në 34450 ton me çmimin e kohës 31.58 toni arriti vlerën e 1910450 $. Kësaj shumë i shtoheshin dhe shpenzimet e kryera për zbulimin e punimeve nga ana jonë prej 180000 $. Për ata 64050 ton me vlerë 334.896 $. Incidenti i mbetur “Top sekret” për kohën dhe 35 vjet post demokracisë, zbardhja e tij tashmë, hedh dritë mbi atë ndodhi të rrallë të kohës, reagimet e ndërsjellta dhe përplasjet deri mes krerëve përkatës të shteteve atë kohë, nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu nga pala shqiptare, tek udhëheqësit kryesor të ish Jugosllavisë e Josif Broz Tito.
Flasin për këtë incident dokumentet e kohës, rrëfimet e sotme të protogonistëve të kohës, shpalosen dështimet, reagimet e përplasjet mes palëve atë kohë (por dhe brenda secilit shtet) mes palëvve ndërmjet fuksionarëve më të lartë të UDBsë, jugosllave e homologëve të Sigurimit të Shtetit Shqiptar, roli i agjentëve në palën kundërshtare, femrat misterioze, skena e prapaskena të takimeve në Shkodër, Gjakovë në Tiranë apo Beograd… Gjithçka, deri në fund, ku pala jugosllave kapet me “Presh në duar”, pranon fajësinë e ndëshkimin (dëmshpërblimin). Zbulohet gjithashtu dhe shkaku pse qeveria shqiptare nuk pranoi dëmshpërblimin në të holla dhe cili qe kompromisi i heshtjes nga qeveria shqiptare për mosdenoncimin botëror të këtij skandali pa precedent. Probleme në kufijtë shtetërorë ka patur dhe do të ketë. Kështu në vitet 50- të Italia me Jugosllavinë u përplasën për problem të tilla. Në vitet 1970 rusët dhe kinezët për një ishull në vijën kufitare të Amurit, u përplasën me armë. Më 4 nëntor të vitit 1972 jugosllavët u dorëzuan: “Po kemi shkelur territorin e shtetit shqiptar me një largësi prej 127 metrash. Pranojmë verifikime!” Këtu nis faza më e vështirë e operacionit, pasi ata kishin skenarë të tjerë, me synim të maskonin skandalin”, – rrëfen kolonel Eqerem Shakaj. Kolonel Shakaj pohon se për çdo detaj të operacionit vihej në dijeni Kadri Hazbiu dhe Mehmet Shehu. Enver Hoxha, pasi kërkon e bën verifikim të plotë se ku kishin shkuar paratë e mineralit të vjedhur dhe mëson e bindet, nuk pranon dëmshpërblim, duke thënë: “Nëse ato para kanë shkuar në interes e në investime të popullit shqiptar të Gjakovës, nuk duam dëmshpërblim!”.
NXJERRJA NGA SHTËPIA E KOLONELIT
Eqeremi është sot në moshën 92 vjeçare pranë “Strehës së të moshuarve në Kavajë”, sepse jeta ka peripecitë e veta. Në të gjithë rrugëtimin e tij, i udhëhequr nga virtytet e ndershmërisë dhe vlerat e patriotizmit, ai pranoi edhe shkarkimin nga detyra pas këtij “operacioni sekret”, duke e transferuar në një repart kundërajrori në Shijak. Në vitin 2017, e nxjerin nga shtëpia natën e vitit të ri më 31 dhjetor, me gjoja arsyetimin se shtëpisë i ka dalë pronari i vjetër, kur ajo në fakt ishte pronë e shitur një italiani dhe i kishte kaluar shtetit, sepse është firmosur traktati i Miqësisë me Italinë më 1947 dhe ishin likujduar të gjitha borxhet financiare të shtetasve të dy vendeve. Këtij njeriu që i ka borxh e gjithë shoqëria, shteti shqiptar i dha dekoratën e mosmirënjohjes, si shumë e shumë të tjerëve. Në ditarin e Eqeremit ndër incidentet kufitare problematikë, përveç zbulimit dhe hetimit në minierën e Duzhës (Gjakovë-Has) në vitin 1968-1972, është pasuar me shumë të tjerë në kufirin tokësor ShqipëriJugosllavi, është dhe ai i nivelimit të kufirit në zonën e Vermoshit, përkatësisht i ujërave të lumit. Në ditët dhe netët e punës së përbashkët, debatet e shumta dhe përplasja e argumenteve, shpesh edhe për një metër apo pëllëmbë tokë, nxirrte në pah qëllimet e kundërta, profesionalizmin, forcën e argumentit, deri dhe “tradhëtisë”.
Makinat elektrike po fitojnë terren në Ballkanin Perëndimor, por ritmi i kalimit drejt tyre ndryshon ndjeshëm nga një vend në tj...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.8 lekë dhe do shitet me 79.8 lekë. Ndërk...
Më 7 nëntor 1975, nga Tetova, Dushan Manevski u ul t’i shkruante një letër Enver Hoxhës. Nuk kërkonte asgjë për ...
Mbi 80% e territorit të Qarkut të Korçës rezulton pa popullsi banuese në rrjetin standard territorial 1 kilometër katror, nive...
Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimit të publikuar nga Shë...
Prej disa javësh, në faqet online të agjencive të ndërmjetësimit për punësim po shfaqen njoftime për rekrutimin e...
Ky është ish-efektivi i policisë Uljan Shpataraku, i arrestuar këtë të mërkurë në Durrës bashkë me Ergy...
SPAK reagoi zyrtarisht për arrestimin e Ergys Agasit, duke theksuar se prangosja e tij erdhi pas një pune disa javore mes Policisë dhe agjent&eum...
Pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku, veprimet hetimore po vijojnë me shpejt&e...
Kontrolle të shtuara policore janë zhvilluar mbrëmjen e kësaj të mërkure në hyrje të qytetit të Vlorës, ku for...