AKTUALITET

SKANDALI! VOA: Foshnja e infektuar me HIV, Prokuroria e Tiranës pritet të nisë hetimet, prindërit e kanë çuar në Itali

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Maj 2023, 21:39
SKANDALI! VOA: Foshnja e infektuar me HIV, Prokuroria e Tiranës pritet

Në Shqipëri prokuroria e Tiranës pritet të hapë hetimet për rastin e infektimit me virusin HIV/AIDS të një fëmije, që kur ishte foshnje. Prindërit e tij, kanë rezultuar negativë, dhe bëjnë përgjegjëse strukturat spitalore ku djali i tyre lindi dhe më pas u shtrua disa here, deri kur pa mbushur ende 5 muaj, u diagnostikua me HIV.

Një kallëzim penal i tyre nuk u mor në konsideratë nga prokurori Saimir Hysa i cili vendosi mosfillimin e çështjes. Por më pas, të dy shkallët e gjyqësorit e kanë konsideruar të gabuar qëndrimin e tij. Pak ditë më parë Gjykata e Apelit zbardhi vendimin i cili e detyron organin e akuzës që të nisë tani hetimet.

Në tetor të vitit 2021 dy prindër të rinj nga Tirana, u lumturuan kur në jetë, erdhi fëmija i tyre i parë, një djalë. Pasi kaloi tre ditë në reanimacionin e maternitetit Mbretëresha Geraldinë, i porsalinduri kaloi në shtëpi. Por pas pak javësh, për të, do të niste një kalvar i gjatë problemesh shëndetësore. Në distanca të shkurtra kohore, foshnja do të shtrohej disa herë në reanimacionin e Pediatrisë në Qendrën spitalore Nënë Tereza, derisa në fillim të marsit 2022, kryhet testi HIV dhe ai rezultoi pozitiv.

Muajt që pasuan do të ishin një betejë e fortë e prindërve, mes tronditjes së madhe nga sëmundja e djalit të tyre të vogël, gjendjes së tij shëndetësore dhe paqartësive mbi burimin e infektimit. Ata vetë iu nënshtruan testit disa herë dhe rezultuan negativë, duke përjashtuar pistën që të ishin ata shkaku. Po ashtu ra dhe pista e transmetimit përmes gjakut, pasi fëmija nuk i kishte kryer transfuzion.

Ecejaket në dyert e institucioneve shëndetësore do të jenë të shumta. Institui i Shëndetit publik përfundoi në fillim të muajit korrik një hetim mbi rastin. Raporti thotë se hetimi ka nisur në muajin prill, po nuk specifikon asnjë datë apo urdhër të lëshuar për këtë qëllim, sikundër bën më pas, kur shpjegon se më 10 qershor me urdhër të Drejtorit të Institutit është ngritur një grup pune për një hetim më të thelluar. Në të përfshihet ndër të tjera dhe testimi i personelit që i ka shërbyer fëmijës, ku të gjithë rezultojnë negativë, apo dhe hulumtimi i kartelave mjekësore të shtrimeve të fëmijës. Kështu në kartelën e shtrimit në datat 2 deri 15 mars, shënohet se testi HIV rezultoi pozitiv dhe për pasojë nisi dhe mjekimi me antiretroviralë, por në diagnozë pasqyrohet si ‘rast i dyshuar me HIV’.

Raporti del në përfundimin se nga hetimi nuk rezultonte të ketë patur mangësi në respektimin e protokolleve apo dhe procedurave standarte të manipulimeve, injeksioneve, perfuzioneve dhe terapisë medikamentoze.

Por në një intervistë për Zërin e Amerikës, babai djalit shprehet dyshues ndaj këtij hetimi: ‘Ku janë analizat që mua të më vërtetojnë se është kryer ky lloj hetimi? Nuk kam marrë absolutisht asnjë dokument referues që janë kryer këto analiza. Si mund ta besoj, kur unë nuk kam asnjë dokument mbështetës, që mua të më vërtetojë se është kryer një punë cilësore nga ana e Institutit të Shëndetit Publik. Përtej kësaj, thuhet se është marrë analizë nga shtrati spitalor ku ka qenë shtruar djali im gjatë periudhës nëntor-dhjetor 2021. Në janar ai repart është mbyllur, sepse ka kaluar te godina e re. Ku është kryer kjo analizë?’

Të bindur se djali i tyre ishte infektuar në strukturat shtetërore të spitale, prindërit më 27 qershor paraqitën një kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës, duke bërë përgjegjës maternitetin Mbretëresha Geraldinë dhe Spitalin pediatrik për ‘neglizhencë dhe shpërdorim detyre’, ISHP-në për ‘zvarritje të informacionit dhe moskryerjen në kohë të hetimit’, si dhe Ministrinë e Shëndetësisë për ‘shkelje të rënda dhe dëmtim pacienti nga personeli shëndetësor’.

Por në Prokurori ata do të pësojnë një tjetër goditje. Në më pak se tre javë nga kallzimi i tyre, prokurori Saimir Hysa vendos mosfillimin e hetimit, pasi sipas tij ‘mungojnë provat apo indiciet e nevojshme për të krijuar dyshimin e arsyeshëm’ për ekzistencën e një vepre penale. Ajo që bën habi është fakti se prokurori shkruan se prindërit pretendojnë se ‘është dëmtuar jeta e një foshnje të palindur ende’, ndërsa më pas shprehet se ‘fakti që ai është infektuar gjatë kohës së qëndrimit në spital apo apo ambjente të tjera të shëndetit publik nuk përbën domosdoshmërisht vepër penale’.

Pas ankimit të prindërve, çështja përfundon në Gjykatën e Tiranës e cila rrëzon pretendimet e prokurorisë, duke përcaktuar dhe detyrat që duhen kryer. Prokurori Hysa nuk tërhiqet por e çon çështjen në Apel me pretendimin se ‘detyrat e lëna nga Gjykata nuk do të sillnin asnjë të re sa i takon akteve të parashtruara në kallzim, pasi vendimi ynë nuk lidhet me ekzistencën ose jo të tyre, por me interpretimin ligjor që atyre ju bëhet’.

Ndërkohë që sipas prindërve, prokuroria në të vërtetë nuk ka lëvizur as gishtin. Edhe në ankimin e tyre ato shprehen se prokurori nuk ka marrë asnjë provë nëse janë respektuar ose jo protokollet, madje nuk i ka thirrur as ata për t’i pyetur.

Gjykata e Apelit, po ashtu u shpreh kundër prokurorit, duke theksuar se ‘nuk mund të vendosë mosfillimin e procedimit penal, me pretendime që nuk kanë mjaftueshmërisht një bazë ligjore’. Sipas Apelit, kur Gjykata lë disa detyra, organi i akuzës, për t’i kundërshtuar ato ‘duhet të pretendojë pamundësinë reale të marrjes së provave dhe nuk legjitimohet për të pretenduar nevojshmërinë apo jo të marrjes së këtyre provave’. Madje Apeli vë në dukje se, në këtë rast bëhet fjalë për prova ‘karakteristike dhe klasike’, duke shtuar se ‘organi i akuzës është i detyruar, me qëllim hetimin e plotë e të paanshëm të procedimit, të përmbushë detyrat e lëna nga gjykata, duke mos u kufizuar në to’.

Vendimi i Apelit është i formës së prerë, dhe detyrimisht i zbatueshëm për prokurorinë. Ai është marrë që në fillim të vitit, por u zbardh vetëm pak ditë më parë. Prindërit e djalit të infektuar me HIV, të cilët janë transferuar në Itali për t’i ofruar përkujdesje shëndetësore fëmijës së tyre, shprehen se tani presin ‘një hetim të plotë e të gjithasnshëm dhe zbardhjen e shkaqeve dhe si ka ndodhur infektimi i djalit tonë, sepse është e drejta jonë legjitime, si takspagues të këtij vendi, në momentin që marrim një dëmtim spitalor, duam të dimë të vërtetën’

Babai i djalit thotë se ai nuk kërkon asgjë më shumë se sa drejtësi: ‘Nuk mund të na ndryshojnë jetën në 360 gradë dhe askush të mos mbajë përgjegjësi. Jeta jonë ka ndryshuar në 360 gradë. Jemi detyruar të braktisim shtëpinë, punën, familjarët tanë vetëm e vetëm nga një problem shëndetësor të shkaktuar nga vetë sistemi. Ndaj kërkojmë drejtësi dhe vetëm drejtësi, që nesër kjo gjë të mos ndodhi më, sepse sot na ndodhi ne, nesër mund t’i ndodhë kujtdo. Nëse kjo nuk frenohet do vazhdojë me vite e askush nuk do të mbajë përgjegjësi’.

Ata kanë kërkuar nga Prokuroria e Tiranës që çështja të mos mbetet më në dorën e prokurorit Hysa. Burime zyrtare nga Prokuroria i shpjeguan Zërit të Amerikës, se vendimi i zbardhur i Apelit nuk u ka mbëritur ende, dhe se në momentin që do ta kenë në dorë do të shqyrtohet dhe kërkesa e prindërve./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan