3 vite pa licencë/ Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?
Portali “Mjekë për Shqipërinë” është një instrument i vënë në dispozicion nga Ministria e Sh&eum...
Portali “Mjekë për Shqipërinë” është një instrument i vënë në dispozicion nga Ministria e Sh&eum...
Një javë më parë u njohëm me historinë tragjike të familjes Pema, djali i së cilës, Eduardi, ishte marrë peng ...
Një konflikt për pronën është kthyer në një përplasje të dhunshme mes familjarëve në Klos. Flutura dekl...
Një grua e re, që quhet Anxhela, ishte ende në shkollë, në një gjimnaz të Elbasanit, kur njohu personin që më von...
Në vazhdën e denoncimeve që kemi bërë për figura të rëndësishme politike si Klodiana Spahiu, Taulant Balla, Evis Ku...
Nga Dojna Mema Kjo është protesta. Të rinj, studentë, gjimnazistë… përballë policëve me skafandra, mburoja dh...
Studiuesi Aurel Plasari ka reaguar pas rastit të studentit Klevi Metaj që u sulmua brutalisht nga 6 policë, të cilët i grushtoi i vet&e...
Një hetim i hapur nga prokuroria e posaçme SPAK ka nxjerrë zbuluar ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si të përfshirë...
Dita e katërt e protestave studentore në Tiranë është shoqëruar me një tjetër incident, ku një i ri ka mbetur i p...
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit Edi Rama, pas protestave të d...

Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi.
Më përzihet stomaku sa herë shoh socialistë të vjetër, disa të plakur në politikë e të tjerë në prag të portave të Shën Pjetrit, që, për të ruajtur privilegjet personale, kanë humbur vetëdijen politike.
Karakteri i një politikani nuk matet vetëm nga fitoret që arrin, por nga vendimet që merr kur çmimi për të bërë atë që është e drejtë është pikërisht humbja e pushtetit. Në momente të tilla, humbja e pushtetit mund të bëhet forma më e lartë e vetëdijes politike.
Sot, besnikëria juaj politike bie ndesh me përgjegjësinë që keni. Bindja ndaj autokratit socialist ju detyron të sakrifikoni integritetin personal, atë integritet që, ndoshta me naivitet, besoja se disa prej jush ende e kishit.
Politika nuk është profesion, është mision. Me politikë duhet të merret ai që dëshiron të lërë gjurmë në histori, jo ai që kërkon të qëndrojë me çdo kusht edhe me dhunë mbi fëmijët në pushtet.
Historia nuk nderon ata që qëndruan më gjatë në pushtet. Ajo nderon ata që patën guximin të mbronin vendin kur të tjerët, nga frika, zgjodhën heshtjen.
Një politikan që zgjedh anën e duhur mund të humbasë karrierën, por fiton diçka shumë më të qëndrueshme: respektin e historisë.
Pushteti, në fund të fundit, është i përkohshëm. Për dreq, të gjithë jemi të vdekshëm! Janë zgjedhjet e vështira ato që përcaktojnë vlerën e një politikani dhe gjurmën që ai lë në jetën publike.
Të shumtë janë ata që më thonë se nuk keni këllqe, se keni skelete në dollap, se pushteti ju ka ç'burrëruar. Por, edhe sikur të jetë kështu, më mirë një fund i tmerrshëm sesa një jetë politike pa nder. Më mirë të humbasësh gjithçka sesa të mbetesh peng i një sekti politik që, sipas bindjes sime, përfaqëson një nga deformimet më të rrezikshme të jetës publike shqiptare që prej themelimit të shtetit më 1912.
Karma is not a bitch. Përkundrazi, është një llogaritare hyjnore. Mos e harroni këtë!
Jam përpjekur maksimalisht ta mirëkuptoj pamundësinë tuaj për të vepruar. Por nuk mund ta pranoj kurrsesi justifikimin e askujt prej jush se janë të rinjtë ata që po i vënë zjarrin Shqipërisë.
Zjarrin Shqipërisë po ia vini ju!
Për 136 ditë, njerëzit protestuan në mënyrë paqësore. Çfarë bëtë ju gjatë gjithë kësaj kohe?
Vazhduat të miratonit ligje dhe të mbanit në këmbë mekanizma që, lejojnë kalimin e parave publike pa garë e pa mbikëqyrje te Roni dhe shokët e tij. Jo vetëm kaq, por u tallët me njerëzit që protestonin.
Dhe, si qershia mbi tortë, ofruat praninë tuaj besnike, me orar të përcaktuar, për të admiruar modelin e ri të flokëve të Zeqinesë dhe të një mori personazhesh të tjera pa vlerë që i shërbejnë pushtetit.
Zjarrin Shqipërisë po ia vini ju, sepse me modelin tuaj ekonomik të ‘dolce vitta-s’, me kazino, hotele, verë, drogë e prostitucion, po ndërtoni një vend ku të rinjtë humbasin shpresën për të ardhmen.
Jeni ju që e kthyet Shqipërinë në atdheun e dashur të çdo maskarai dhe në tokë armike për çdo shqiptar që nuk pranon të bëhet horr.
Dhe kufomën politike të Ramës në pushtet e mbani ju. Po ju . Sepse nuk u bëtë kurrë politikanë. Mbetët transaksionalë, të burgosur të formulës «më jep, të të jap». Mbetët të vegjël. Mbetët ushtarë të bindur, aty ku duhej të ishit përfaqësues të qytetarëve.
E kthyet bindjen politike në bindje personale, partinë në strehë privilegjesh dhe përfaqësimin qytetar në pazar interesash. Në vend që të ushtronit pushtetin për të mbrojtur interesin publik, zgjodhët të mbronit pushtetin edhe kur ai bie ndesh me përgjegjësinë tuaj morale.
Dhe kjo është tragjedia juaj: ju e dini që nuk po i shërbeni më një ideali politik, por mbijetesës së një pushteti që e ka zëvendësuar idealin me interesin, bindjen me frikën dhe përgjegjësinë me llogarinë personale.
Hekuri i mirë nuk përdoret kurrë për gozhdë. Prandaj, sot, të quhesh socialist është turp. Jo thjesht për shkak të Ramës, por për shkakun tuaj: sepse ju, që duhej të mbronit dinjitetin e së majtës, e kthyet politikën nga mision në biznes, partinë nga ideal në instrument privilegjesh dhe përfaqësimin politik nga përgjegjësi në pazar.
Dita e katërt e protestave studentore në Tiranë është shoqëruar me një tjetër incident, ku një i ri ka mbetur i p...
Një turist është shoqëruar nga policia gjatë protestës, ndërsa momenti i ndërhyrjes është shoqëruar me ...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe deputeti Erald Kapri janë përfshirë në një debat të ashpër me efekti...
Media prestigjioze britanike The Guardian i ka bërë jehonë protestës në Shqipëri dhe zhvillimeve të ditëve të fun...
Pesë persona janë paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës pas protestës së të rinjve në Tiranë, ku pati t...
Avokati Dorian Matlija u ka bërë thirrje avokatëve, juristëve dhe organizatave të shoqërisë civile që të angazhoh...
Një protestues ka marrë fëmijën e mitur në protestën që po mbahet te Kryeministria. Siç shihet nga pamjet fë...
Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë protestave të dhunshme që kanë përfshirë Tiranën. Studentët prot...
Një informacion i raportuar nga një burim anonim ngre pikëpyetje mbi lëvizjet e kryera në ambientet e Kryeministrisë, ku, sipas k&...
Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë, Enkeleda Olldashi, bashkëshortja e politikanit të ndjerë Sokol Olldashi, është l&e...