AKTUALITET

Turizmi dhe të vërtetat e shifrave

b.z Përditësimi i fundit 20 Mars 2025, 08:09
Turizmi dhe të vërtetat e shifrave
Foto ilustruese

TIRANË - Për të sqaruar opinionin publik, si fillim dua ta nis me një analizë të detajuar në lidhje me turizmin real dhe turizmin e propaganduar, ku sipas INSTAT kemi 11.7 milionë turistë të deklaruar për vitin 2024.

Aktualisht kemi tre kategori vizitorësh që nuk duhen llogaritur si turistë.

Kategoria e parë janë udhëtarët tranzit me pasaporta të huaja, të cilët shfrytëzojnë vendin tonë për tranzit, në rrugë tokësore, ajrore dhe detare dhe më pas udhëtojnë drejt vendeve të tyre, pa konsumuar asnjë natë fjetje në Shqipëri. Ata regjistrohen si në hyrje ashtu edhe në dalje në Pikat e Kalimit Kufitar dhe ndahen në tre grupime:

Grupi i parë: Janë qytetarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, që udhëtojnë drejt Europës apo nga Europa me mjete individuale ose autobusët e linjave nëpërmjet porteve detare ose kufijve tokësorë, të cilët përafërsisht llogariten në rreth 1.5 milionë udhëtarë.

Grupi i dytë: Janë qytetarët e vendeve kufitare, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, që shfrytëzojnë Aeroportin e Rinasit për shkak të çmimeve low-cost (që përafërsisht llogariten në rreth 500 mijë).

Grupi i tretë: Janë qytetarë nga Kosova dhe Maqedonia që shkojnë për pushime në Mal të Zi. Sipas të dhënave tona, rreth 200 mijë persona shkojnë për pushime në Mal të Zi, veçanërisht në Ulqin, dhe llogariten dy herë, si në vajtje ashtu edhe në ardhje, duke arritur në rreth 400 mijë.

Kategoria e dytë janë ekskursionet ditore.

Një numër i konsiderueshëm vizitorësh të huaj hyjnë në Shqipëri ose turistë të huaj lëvizin nga Shqipëria për ekskursione, të cilët kthehen brenda ditës dhe regjistrohen si turistë. Numri më i madh i hyrje-daljeve rezulton në Sarandë dhe në Muriqan, por nuk mungojnë edhe në PKK të tjera, si Qafë Thanë, Kakavijë, Kapshticë, etj.

Gjithashtu, turistët që kanë ardhur për pushime në plazh dhe që shkojnë në mënyrë të organizuar ose individuale për ekskursione në Ohër, Mal të Zi dhe Kosovë, kthehen brenda ditës në hotelin e rezervuar për pushime në plazh (që përafërsisht llogariten në rreth 500 mijë).

Kategoria e tretë janë turistët e kroçierave, të cilët variojnë nga 100-150 mijë.

Sipas kalkulimeve tona jozyrtare, në total numri i udhëtarëve tranzit, ekskursionistëve dhe vizitorëve me kroçiera me pasaporta të huaja llogaritet rreth 3.5 milionë vizitorë, të cilët nuk duhet të konsiderohen turistë.

Duke analizuar tregjet kryesore që furnizojnë vendin tonë me turistë, vërejmë se:

Në vend të parë është Kosova me rreth 4 milionë vizitorë. Megjithëse këtë lloj turizmi e kemi emërtuar shpesh si turizëm patriotik, këto duhet të konsiderohen si turistë ose vizitorë të huaj. Nga të dhënat e përmendura më sipër, duke zbritur vizitorët tranzit (afërsisht 1.5 milionë), mbeten rreth 2.5 milionë që mund të konsiderohen turistë, edhe pse me buxhet të ulët, pasi konsumojnë të paktën 1-2 net fjetje në strukturat akomoduese në Shqipëri.

Në vend të dytë është Italia me rreth 1 milion vizitorë. Nisur nga fakti që në Itali janë rreth 1 milion emigrantë shqiptarë, ku pjesa më e madhe e tyre janë të pajisur me pasaporta italiane, besoj se shtetas italianë me kombësi italiane mund të jenë rreth 400-500 mijë që llogariten si turistë realë. Pjesa tjetër prej 500 mijë janë me kombësi shqiptare, ku vetëm një përqindje e vogël e tyre akomodohen nëpër hotele (por që gjithsesi konsiderohen si turistë të huaj).

Në vend të tretë është Maqedonia e Veriut me 900 mijë vizitorë. Shumica e hyrjeve nga Maqedonia e Veriut janë vizitorë tranzit që përdorin Portin e Durrësit, kufirin me Malin e Zi dhe Aeroportin e Tiranës për lëvizjet e tyre, të cilët përllogariten afërsisht në 500 mijë. Numri real i atyre që vijnë për pushime dhe ture kulturore mbetet rreth 400 mijë.

Në vend të katërt është Mali i Zi me rreth 720 mijë vizitorë të huaj. Shumica e hyrjeve nga Mali i Zi janë vizitorë tranzit që përdorin Aeroportin e Tiranës për lëvizjet e tyre, të cilët përbëjnë rreth 500 mijë që nuk duhen llogaritur si turistë. Pjesa tjetër janë turistë ditorë që vijnë për ekskursion në Shqipëri si dhe ata që shkojnë për ekskursione ditore në Mal të Zi, të cilët llogariten në rreth 200 mijë.

Në vend të pestë është Greqia me rreth 700 mijë vizitorë. Edhe nga Greqia ka hyrje dhe dalje brenda ditës, që vijnë kryesisht nga porti i Korfuzit për ture ditore, por ky numër nuk është më shumë se 10-15%. Greqia ka rreth 1 milion emigrantë shqiptarë, shumica prej të cilëve kanë pasaporta greke dhe vijnë në Shqipëri tek shtëpitë e tyre, familjet apo të afërmit e tyre, të cilët nuk konsumojnë akomodim nëpër hotele. Megjithatë, rreth 500 mijë prej tyre duhet të konsiderohen si turistë.

Aktualisht, në shifrën prej 11.7 milionë turistësh që është publikuar për vitin 2024, në fakt duhej të përcaktohej si 11.7 milionë hyrje ose prezencë turistike, pasi siç e kam shpjeguar më lart, këtij numri duhet t’i zbriten rreth 3.5 milionë tranzitime ose ekskursione ditore, të cilët nuk duhen llogaritur si turistë. Pra, numri i turistëve realë që kanë gjeneruar para në ekonominë tonë është rreth 8.2 milionë, nga të cilët rreth 60% kanë shfrytëzuar struktura të ndryshme akomoduese (përfshirë dhe diasporën).

Për ta ilustruar me shembuj konkrete logjiken e përdorur, po ju referohem shifrave të raportuara nga disa vende rajonale, ku shihet që sipas madhësisë së vendit, apo mundësisë për të pasur vizitorë tranzit dhe ekskursionistë ditore, numri i turistëve të huaj në raport me numrin  e prezencës turistike në këto vende, varion nga 33 – 60% e numrit të vizitorëve në total. Psh.

-Kroacia, raporton 60 milion udhëtarë të huaj, nga të cilët vetëm 20 milion janë turistë.

-Greqia, raporton 55 milion vizitorë të huaj, nga të cilët vetëm 32 milion janë turistë./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan