
Trupi i pajetë i 34-vjeçarit Eglant Koçi, i vrarë nga shoku i tij Armand Shakaj dhe i gjetur pas më shumë se dy javësh kërkimesh në zonën e Ibës, do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Ceremonia e varrimit do të mbahet në mesditën e sotme në varrezat e Shëngjergjit, ndërsa familjarët do të presin ngushëllime gjatë ditës së enjte, të premte dhe të shtunë.
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka konfirmuar përmes analizave të ADN-së se trupi i gjetur në fshatin Cërruje, në kufirin mes Tiranës dhe Elbasanit, i përket 34-vjeçarit. Identifikimi u bë pas krahasimit të mostrës së marrë nga nëna e tij, duke mbyllur kështu procesin e verifikimit shkencor.
Eglant Koçi ishte parë për herë të fundit më 4 qershor në zonën e sheshit “Wilson” në Tiranë, teksa lëvizte me motomjet. Ai është filmuar edhe në një servis automjetesh pak orë para se të humbiste çdo kontakt me familjen. Një ditë më pas, familjarët denoncuan në polici zhdukjen e tij.
Hetimet çuan në gjetjen e motomjetit pranë zonës së “5 Majit”, si dhe në identifikimin e vendit ku dyshohet se është mbajtur pas rrëmbimit.
Sipas hetuesve, nga ambienti ku u mbajt i riu ka dalë vetëm i dyshuari Armand Shakaj, i njohur si “Mand Dhelpra”. Ai dyshohet se ka kryer vrasjen dhe më pas trupin e ka fshehur në një çantë të zezë, të cilën e ka hedhur në një zonë të thepisur në Cërruje.
Policia vijon kërkimet për 41-vjeçarin Shakaj, i cili dyshohet si autor i rrëmbimit dhe vrasjes së mikut të tij, ndërsa po hetohet edhe për mundësinë e bashkëpunëtorëve të tjerë.
Edhe pas më shumë se dy javësh nga ngjarja e rëndë, autori mbetet në arrati, ndërsa familja Koçi i jep sot lamtumirën e fundit të birit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
25 Qershor12:07
Indeksi i Biznesit: Korrupsioni minon besimin e investimeve në Shqipëri
Indeksi i Biznesit 2025 i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, i zhvilluar në bashkëpunim me Revistën Monitor,...
AKTUALITET
25 Qershor11:59
“Gazetarët vijojnë të përballen me presion nga politika”/ Reporterët pa Kufij thirrje qeverisë: Dekriminalizoni shpifjen dhe fyerjen
Gjatë misionit të saj për lirinë e medias në Tiranë, Reporterët pa Kufij u bënë thirrje anëtarëve t&eum...
AKTUALITET
25 Qershor11:42
Helmimi te Akademia e Sigurisë, policia: 60 studentë përfunduan në spital, nis hetimi
Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas rastit të helmimit në Akademinë e Sigurisë, ku dhjetëra kursantë të Kolegjit Pr...
AKTUALITET
25 Qershor11:31
Vdekja e policit italian, flet shqiptari i arestuar: Kisha disa gramë hashash dhe nuk doja të kisha probleme
Autoritete italiane kanë zbardhur detaje të tjera rreth aksidentit të rëndë që i mori jetën policit italian Francesco Impre...
AKTUALITET
25 Qershor11:23
Aksident i rëndë pranë urës së Milotit, 4 persona përfundojnë te Trauma
Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës së të mërkurës pranë urës së Milotit, në supe...
AKTUALITET
25 Qershor11:12
Helmohen kursantët e Policisë, Kristuli: Pa gjurmueshmëri nuk mund të zbulohet shkaku i helmimit!
Rasti i përsëritur i helmimit të kursantëve të Policisë ka ngritur pikëpyetje të shumta mbi sigurinë ushqimore dh...
AKTUALITET
25 Qershor10:55
Vrau vëllain për tokën, dëshmia e 76-vjeçarit: I dha gaz zetorit dhe desh më përplasi
Një konflikt i hershëm për çështje pronësie mes dy vëllezërve dyshohet se ka çuar në ngjarjen tragjike t...
AKTUALITET
25 Qershor10:51
'Të fundit në Europë'/ Muço: Turizmi i Ramës është propagandë, Shqipëria po mbytet nga ndotja dhe vilat
Ndërsa qeveria reklamon Shqipërinë si historinë më të madhe të suksesit turistik në rajon, ekspertët paralajm&eum...
AKTUALITET
25 Qershor10:41
‘Po na zhdukin prodhimin shqiptar’, Zeka: Qeveria fle, bizneset po mbyllen njëri pas tjetrit
Ekonomia shqiptare po përballet me një krizë të thellë e cila po çon drejt zhdukjes së prodhimit vendas dhe mbylljes masi...
AKTUALITET
25 Qershor10:04
Frikë nga arratisja, FNSH dhe RENEA marrin në ruajtje Ilir Selmanin, njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Santiagos
Një trupë shërbimi e repartit RENEA dhe Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), ka marrë në ruajtje, Ilir Se...