Ankandi i dhënies me qira të një toke për ndërtimin e një parku fotovoltaik ka përfunduar në Komisionin e Prokurimit Publik si ankesë e një operatori që ka marrë pjesë në garë. Pranë KPP u regjistrua një ankimim kundër Bashkisë së Vaut të Dejës lidhur me një sipërfaqe 10 hektarë ku parashikohet ndërtimi i një parku fotovoltaik për prodhimin e energjisë.
Në fakt procedura u çel vitin e shkuar për një sipërfaqe edhe më të madhe prej rreth 40 hektarësh por duket se ankimimi ka të bëjë vetëm me lotin II por në ankimimin e bërë publik nuk ka dokumente shoqërues që shpjegojnë arsyet e ankesës.
Procedura e dhënies së tokës me qira u njoftua shtator 2022 në të njëjtën kohë me një tjetër që kishte të bënte me zhvillimin e projekteve të turizmit në Bashkinë Kukës. Sa i takon fotovoltaikut, Bashkia e Vaut të Dejës kishte parashikuar shfrytëzimin nga privati për një afat 9-vjeçar.
Bashkia njoftoi në atë kohë fillimin e procedurave me anë të konkurrimit për sipërfaqen e fondit pyjor/kullosor publik që i përket ekonomisë Pyjore Drin Gjadër Kirë, ngastrat Nr. 4,në sipërfaqe prej 35 ha dhe ngastra Nr. 10 në sipërfaqe prej 5.3,ha,Gjithsejt 40.3 ha “për park fotovoltaik, me afat përdorimi (qiraje), 9 (nëntë) vite.
“Çmimi dysheme i fillimit të konkurrimit është 143,000 leke/ha/vit dhe per 40.3 ha është 5,762,900 lekë në vit në sipërfaqe djerre , e përllogaritur kjo sipas VKM nr.559, datë 29.07.2022 “Për përcaktimin e çmimeve dhe tarifave për dhënien në shfrytëzim/përdorim të fondit pyjor kombëtar, për veprimtari ekonomike, si dhe për prodhimet drusore dhe jodrusore Pyjore”” thuhet në dokumentin e Bashkisë.
Kjo e fundit përcaktonte edhe mënyrën sesi do të bëhej pikëzimi i ofertave të të interesuarve dhe dokumentet që duhet të paraqiteshin për ankandin që ishte parashikuar si fillim në datën 29 shtator 2022.
Interesi për impiantet fotovoltatikë ka qenë në rritje sidomos gjatë vitit dy viteve të fundit për shkak të krizës së energjisë e cila edhe pse duket se ka rënë në një periudhë qetësie sërish vlerësohet se rreziku ende nuk ka kaluar.
Çmimet e qetësuar prej disa muajsh tashmë mund të pësojnë rritje në verë në kushtet kur ende tregjet ende janë të trazuar edhe për shkak të vijimit në konfliktit mes Rusi-Ukrainë.
Bizneset instalatore të impianteve raportojnë për rritje me disa herë të interesit në raport me tendencën e zakonshme para krizës teksa projektet përfshijnë si vetëprodhimin edhe shitjen në treg të lirë të energjisë.
Tashmë për burimet e rinovueshme është miratuar një ligj i ri për të cilin mbeten për miratim aktet nënligjore që do ta bëjnë atë të zbatueshëm me risitë që sjell përfshirë faturimin vjetor./Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
20 Qershor09:45
SPAK i bllokon pasaportën Alma Kaçit/ Nënkryetari Gjana jep shpjegime për planin e qenve. Gjici-Cengu kërcënuan njëri-tjetrin në Këshill
Alma Kaçi, pritet të meret në mbrojtje nga prokuroria e posaçme SPAK, dhe të kthehet në dëshmitaren kryesore të k&...
AKTUALITET
20 Qershor09:32
Lufta kundër terrorizmit, policia kontrolle në kampin MEK
Policia e Shtetit po zhvillon kontrolle sot në kampin MEK në Manzë të Durrësit.
Forca të shumta policore me grupe të shumt...
AKTUALITET
20 Qershor08:00
Lodhje, trishtim, pesimizëm, izolim... Shiu i qershorit na ‘përmbyti’ edhe gjendjen psikologjike
Shumë faktorë të jashtëm apo të brendshëm mund të ndikojnë tek njeriu dhe një nga këta faktorë ësh...
AKTUALITET
20 Qershor07:00
FSHU kërkon dalje në treg të lirë të energjisë për furrat që s’prodhojnë bukë masive, u trefishohet çmimi
Vijojnë debatet mes Entit Rregullator të Energjisë (ERE), Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) dhe përfaqësuesve t&eum...
AKTUALITET
19 Qershor20:00
Shqipëria, e para në listën e destinacioneve verore jashtë zonës Schengen për t’u vizituar
Marrja e një vize Shengen, për të udhëtuar në cilindo nga 27 shtetet aktuale anëtare të Zonës Shengen, është...
AKTUALITET
19 Qershor17:40
Shumë zhurmë për asgjë/ Anulohet dëgjesa me Vlora Hysenin të 'Siguria' për situatën në Veri të Kosovës
Seanca dëgjimore për raportin vjetor të vitit 2022, të veprimtarisë së Shërbimit Informativ Shtetëror u ndërpre d...
AKTUALITET
19 Qershor17:00
‘Kemi vajza dhe djem, nëna beqare me fëmijë për atësinë’. Bandat shqiptare po promovojnë martesat e rreme për emigrantët në Britani
“Martesat” e falsifikuara me djem e vajza në Britani po promovohen në TikTok nga bandat shqiptare për mijëra paund.
Bandat sh...
AKTUALITET
19 Qershor16:00
Pandemia përgjysmoi dhuruesit/ Në Shqipëri, burrat japin gjak më shumë se gratë
"Kam nisur të dhuroj që në moshën 18-19 vjeç, por nuk mjafton vetëm dëshira. Në procesin e dhurimit të gjakut s...
AKTUALITET
19 Qershor12:44
Inceneratori i Fierit, Alqi Bllako akuza të forta ndaj SPAK në seancë: Hakmarrje personale, ankimim deri në Strasburg - Gazeta Si
Në seancën e konkluzioneve të mbrojtjes për inceneratorin e Fierit, Alqi Bllako ka hedhur akuza të forta kundër prokurorëve...
AKTUALITET
19 Qershor11:00
Daily Mail/ Si mori grabitësi shqiptar pasaportë britanike? Jeton në një pronë 500 mijë euroshe
Arsim Murati , një 46-vjeçar i dënuar në mungesë për grabitje në Shqipëri ka arritur të marrë pasaport&eum...