Ikën Sokol Sadushi/ Kush do të jetë kreu i ri i Gjykatës së Lartë?
Gjykata e Lartë ka hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili do të zëvendësojë Sokol Sadushin ...
Gjykata e Lartë ka hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri, i cili do të zëvendësojë Sokol Sadushin ...
Markos Rodrigez Pantoha, i njohur si “fëmija-ujk i Sierra Morenës”, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeç...
Në 7 qershor të vitit të 2024, Gjykata e Arbitrazhit e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë përmbylli me vendim të...
Një moment qetësie dhe heroizmi shmangu një tragjedi të mundshme në një autostradë në Suedi, kur dy pasagjerë t&eum...
Disa ndryshime nga më të ndryshmet, duke nisur nga ato sociale tek ato infrastrukturore, i detyrojnë shqiptarët në zona të ndryshm...
Një vatër zjarri ka përfshirë rreth një hektar sipërfaqe në fshatin Derstil, në Qendrën Administrative Gjinar, n&...
Sokrat Lipan alias Sokrat Vata dhe 10 persona të tjerë të përfshirë në hetimin për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel ...
Hapet rruga gjyqësore për operatorët e naftës që kanë paditur shtetin për mënyrën e përcaktimit të &cce...
Sezoni turistik i këtij viti, është njollosur nga disa ngjarje të rënda, që kanë pasur për protagonistë edhe staf...
Roberto Galanti, së bashku me mikun e tij Gian Pietro Tonti, u hodh menjëherë në ujë për t’i shpëtuar. “A...

Sokrat Vata dhe 10 personat e tjerë të arrestuar për vrasjen e 20-vjeçarit protugez, Luis Miguel Varela Mendes, dalin sot para Gjykatës së Sarandës për tu njohur me masat e sigurisë. Luis Miguel Varela Mendes me shtetësi portugeze, por me banim në Francë u vra rreth orës orës 05:15 të 18 gushtit në lokalin “Principote”. Konflikti kishte nisur pas një feste në klubin “Principote” dhe më pas ka vijuar në plazhin e “Paradise”.
Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, 29 vjeç, dyshohet se gjatë konfliktit e ka goditur disa herë me thikë 20-vjeçarin portugez, ndërsa David Heurtevent 29 vjeç, i shpallur në kërkim, e ka goditur me grushte. Të dy akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim.
Para goditjes me thikë, në konflikt u përfshinë edhe katër kamarierët e “Principote” Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani, dhe Murat Zhabina, të cilët sipas policisë goditën me grushte 20-vjeçarin dhe më pas u larguan. Në lokal ndodheshin edhe punonjës policie. Miosid Matushaj, Luciano Seferi, punonjës i IEVP Fier, Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe Kristi Koshi, të cilët kishin rolin e bodyguard-ëve.
Sipas hetimeve, ata nuk ndërhynë për të parandaluar konfliktin dhe nuk njoftuan policinë pas ngjarjes. Për këtë arsye, akuzohen për moskallëzim të krimit, ndërsa Miosid Matushaj edhe për mosmarrje të masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme. Gjatë ngjarjes, ndodhej edhe pronari i lokalit 'Principote', Bekim Bulica, i cili pas krimit u largua. Ai është shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit.
Në pranga janë vënë 11 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë, krahas autorit Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, dy turqit që ndihmuan autorin Nuh Mahmutoglu 38 vjeç, dhe Ezgi Perlak 31 vjeçe; Serxhi Selimi, 24 vjeç; Ervis Bunci, 24 vjeç; Ildi Cekani, 21 vjeç; dhe Murat Zhabina 27 vjeç, kamarierë në lokalin “Principote”; si dhe Miosid Matushaj 24 vjeç; Luciano Seferi 44 vjeç; Romeo Shehu 35 vjeç dhe Kristi Koshi 29 vjeç, të cilët ishin pjesë e sigurisë/bodyguard-ëve të lokalit në fjalë. Në kërkim u shpallën David Heurtevent 29 vjeç dhe pronari i lokalit, Bekim Bulica, 36 vjeç.
Autori i krimit u vu në pranga nga policia në Levan të Fierit, në bagazhin e një automjeti, që drejtohej nga shtetasja turke Ezgi Perlak, 31 vjeçe, ndërsa pasagjer ishte shtetasi Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç, po ashtu turk. Sipas policisë, të dy kishin njohje me Sokrat Vatën dhe e kishin fshehur në makinë me qëllim që ta transportonin drejt Tiranës. Për këtë arsye, ata janë arrestuar për “Përkrahje të autorit të krimit”.
Subvencionet e ulëta në bujqësi dhe blegtori, krahasuar me vendet e rajonit, kostot e larta të prodhimit, mungesa e kanaleve ujitëse ...
Mbështetja e sektorit bankar me likuiditet nga Banka e Shqipërisë është në nivele më të ulëta gjatë muajve t...
Hapet rruga gjyqësore për operatorët e naftës që kanë paditur shtetin për mënyrën e përcaktimit të &cce...
Vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten ende larg shfrytëzimit të plotë të paketës financiare prej 6 miliardë eurosh të B...
Ngjarja e para disa ditëve e ndodhur në qytetin e Durrësit, kur i paraburgosuri Altin Ndoci u arratis nga spitali rajonal i atij qyteti, kur is...
Gjatë ditës së sotme (21 gusht) moti do të vijojë të jetë në të njëjtat kushte atmosferike si ditët q&e...
Një rast dhune është regjistruar në orët e parë të mëngjesit të sotëm në klubin e njohur "Ara Club" n&eum...
Vatra të shumta zjarri janë aktivizuar pothuajse në të njëjtën kohë në kodrat e fshatit Dukat të Vlorës, duke ...
Një nga pjesëmarrësit në protestë iu drejtua turmës me një fjalim motivues, duke theksuar se bashkimi i qytetarëve ka si...
Një individ që deri dje drejtonte kompaninë që kishte fituar koncesionin e sterilizimit në shëndetësi, e cila prodhoi nj...