Alarm në qytetin e Vlorës, qytetari “ngre në këmbë” Policinë: Më kanë vendosur lëndë plasëse në makinë!
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Pak javë pas vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, i cili u ekzekutua brenda makinës së tij “Range Rover” në Elbasan, të tjera detaje dalin në dritë.
Dosja Hetimore
Nga këqyrja e pamjeve filmike të lëvizjes së automjetit me të cilin është kryer vrasja e shtetasit Mondi Mëhalla, të markës ‘Audi’ A4, ngjyrë e zezë, me targa AB 977 GE, del se kjo makinë lëviz shpesh në aksin Lezhë-Thumanë dhe Kashar-Thumanë dhe anasjelltas. Konkretisht kjo makinë është kapur nga radarët në këto akse rrugore nga datat 23 deri më 29 Nëntor 2025. Ku në drejtim të këtij automjeti dyshohet se ka qenë shtetasi Rolando Gjoni, banues në Lezhë.
Do të ishte pikërisht Rolando Gjoni i cili do të rrëfente për grupin hetues edhe poseduesin e vërtetë të automjetit ‘Audi’ A4, me të cilin ai lëvizte.
Por që çuditërisht vetëm një ditë pasi ai nuk ishte parë në drejtimin e këtij automjeti, më datë 30 Nëntor 2025, pikërisht kjo makinë kishte qenë pjesëmarrëse në ekzekutimin e Mondi Mëhallës në Elbasan.
26-vjeçari që tregoi edhe personin të cilit ia kishte dhënë këtë makinë vetëm një ditë para krimit. Ose më saktë ia kishte kthyer, pasi e kishte përdorur për disa kohë. Ky person sipas Rolando Gjonit, ishte Armando Kola. Një nga të ndaluarit si bashkëpunëtor në krimin e vrasjes së Mondi Mëhallës
Roland Gjoni që ishte parë me këtë makinë edhe në kamerat e sigurisë së një karburanti në vendin e quajtur ‘Tolli’ në Lezhë.
Ku pas ngjarjes së ekzekutimit të Mondi Mëhallës, u bë edhe shoqërimi dhe marrja e tij në pyetje nga Drejtoria Vendore e Policisë në Elbasan.
Dosja Hetimore
Gjatë shoqërimit në polici, Rolando Gjoni, i pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për vrasjen e shtetasit Mondi Mëhalla, tha se automjetin tip ‘Audi’ A4, atij ia ka dhënë një i njohuri i tij. Ky person sipas tij është Armando Paulin Kola. Dhe se Armando ia kishte dhënë për ta mbajtur këtë makinë për disa kohë. Por më datë 29 Nëntor 2025, Rolando Gjoni, thotë se Armando e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se do vi një person që ta marrë makinën ‘Audi’ A4, me targë AB 977 GE, pasi e ka të pamundur që të ndryshojë pronësinë e tij.
Dëshmia e Rolando Gjonit dhënë para grupit hetues mbi bisedat e tij e zhvilluara midis tij dhe Armando Kolës, u provuan edhe nga pamjet filmike të një garazhi në Tiranë.
Ku pasi Armando Kola e kishte njoftuar se automjetin tip ‘Audi’ A4 do vinte ta merrte një person, Rolando Gjoni mësohet se ka udhëtuar drejt kryeqytetit me këtë automjet me qëllim për ta dorëzuar te personi për të cilin ai thotë se Armando i kishte folur.
Gjë që ka ndodhur më datë 29 Nëntor 2025. Vetëm një ditë para se Mondi Mëhalla të ekzekutohej.
Dosja Hetimore
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në vendin e quajtur ‘Blloku i Ambasadës Greke’, pranë parkingut të një pallati, Rolando Gjoni është takuar me tre shtetas të cilët ishin me një automjet të markës ‘BMW’ X1, me targë AB 686 VG. Këta shtetas kanë marrë ‘Audin’ A4, ngjyrë të zezë, me targë AB 977 GE nga shtetasi Rolando Gjoni dhe janë larguar. Nga verifikimet e mëtejshme del se automjeti ‘BMW’ X1, me targë AB 686 VG , rezulton në pronësi të shtetases Sh.T, nga fshati Rajcë, në Prrenjas.
Do të ishte pikërisht ky moment i dokumentuar edhe me pamje filmike, që do zbulonte edhe emrat e personave të cilët ishin të fundit që kishin kontakt me automjetin ‘Audi’ A4 të përdorur në vrasjen e Mondi Mëhallës. Persona ku njëri prej tyre rezultoi se ishte një njohje e ngushtë me viktimën. Ose më konkretisht ishte ortak me të, por që një prishje pazaresh në biznes kishte sjellë edhe përplasje fizike midis tyre, në ditët e fundit para se të ndodhte krimi.
Dosja Hetimore
Nga administrimi i pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë të vendosura në parkingun e pallatit ku u dorëzua makina në Tiranë, tre personat që kanë shkuar për të marrë automjetin ‘Audi’ A4, me targa AB 977 GE, nga shtetasi Rolando Gjoni, janë identifikuar si shtetasit Nevzat Spaho, Marselo Arani dhe Oklid Ndino EL Ouejdi. Të cilët janë njohur edhe nga shtetasi Rolando Gjoni, gjatë paraqitjes së fotografive të tyre, përpara tij, në dëshminë e dhënë në polici.
Situata nga përmbytjet në qytetin e Durrësit është rënduar ndjeshëm pasditen e sotme, si rezultat i reshjeve masive që...
Një qytetar nga Kurbini në mes të ujit në një rrugë të përmbytur, pas reshjeve të dendura të shiut që k...
Sekuestrimi nga SPAK i një automjeti luksoz “Lamborghini Urus” ka çuar në dyert e Gjykatës së Posaçme një b...
Disa ditë më parë, më 30 dhjetor një 67-vjeçar në Pogradec u arrestua me akuzën se kishte përdhunuar dhe lë...
Një vrasës profesionist me pagesë, i akuzuar për porositjen e një vrasjeje si pjesë e një gjakmarrjeje në Shqipëri,...
Jemi në sezonin e gripit dhe ende larg pragut të epidemisë. Instituti i Shëndetit Publik, gjatë prezantimit të buletinit javor, ...
Një i varur nga droga përdori kamionçinën e tij për të vrarë një burrë në një përpjekje brutale p&...
30-vjeçari shqiptar i akuzuar për plagosjen e rëndë të një 52-vjeçari shqiptar, pronar i lokalit "San Lorenzo" në Vi...
19 kandidatë synojnë karriget e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Gjashtë prej tyre do të provojnë fatin një...
Një 13 vjeçar është kthyer në makthin e bizneseve në Tiranë ky i thyen, vjedh para e sende materiale dhe largohet i pashqet...