AKTUALITET

Zbardhet projektrezoluta, maxhoranca kërkesë Kuvendit: Irani të shpallet shtet sponsor i terrorizmit

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Mars 2026, 15:55

Zbardhet projektrezoluta, maxhoranca kërkesë Kuvendit: Irani të

Deputetët e maxhorancës kanë depozituar në Kuvend një projektrezolutë ku i kërkohet Parlamentit të Shqipërisë të shpallë Republikën Islamike të Iranit si shtet sponsor të terrorizmit dhe të dënojë veprimet e saj destabilizuese në rajone të ndryshme të botës.

Në dokument theksohet se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të drejtës ndërkombëtare dhe mbrojtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, ndërsa nënvizohet se terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike.

Sipas projektrezolutës, raporte dhe vlerësime ndërkombëtare kanë dokumentuar në mënyrë të përsëritur përfshirjen e autoriteteve iraniane, përfshirë Gardën Revolucionare Islamike (IRGC) dhe strukturat e lidhura me të, në financimin, trajnimin dhe armatosjen e grupeve të armatosura jo-shtetërore të shpallura si organizata terroriste në disa rajone.

Dokumenti ndalet edhe te sulmet kibernetike ndaj institucioneve shqiptare, duke përmendur sulmin e vitit 2022 ndaj infrastrukturës shtetërore si dhe përpjekjet e fundit për ndërhyrje në sistemet e Kuvendit të Shqipërisë. Në projektrezolutë kërkohet që Kuvendi të dënojë aktivitetet e Gardës Revolucionare Islamike dhe të shpallë këtë strukturë si organizatë terroriste, si dhe të shpallë Hezbollah një organizatë terroriste proxy të Republikës Islamike të Iranit.

REZOLUTA
Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste.

Kuvendi i Shqipërisë,
Duke qenë se Republika e Shqipërisë është fuqimisht e përkushtuar ndaj parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të drejtës ndërkombëtare dhe mbrojtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare;
Duke qenë se terrorizmi në të gjitha format dhe shfaqjet e tij përbën një nga kërcënimet më serioze ndaj paqes ndërkombëtare, sigurisë dhe shoqërive demokratike;
Duke qenë se raporte të besueshme dhe vlerësime ndërkombëtare kanë dokumentuar në mënyrë të përsëritur përfshirjen e autoriteteve të Republikës Islamike të Iranit në financimin, trajnimin, armatosjen dhe drejtimin e grupeve dhe organizatave të armatosura jo-shtetërore të shpallura si entitete terroriste në disa rajone;
Duke qenë se Republika Islamike e Iranit, përmes institucioneve të saj shtetërore, përfshirë Gardën Revolucionare Islamike (IRGC) dhe strukturat e lidhura me të, ka mbështetur dhe koordinuar aktivitete që destabilizojnë vende në Lindjen e Mesme dhe më gjerë;
Duke qenë se Republika e Shqipërisë ka qenë vetë objekt i veprimeve armiqësore në hapësirën kibernetike, përfshirë sulmin e rëndë kibernetik ndaj institucioneve shtetërore shqiptare në vitin 2022, i atribuar strukturave të lidhura me Republikën Islamike të Iranit, si dhe përpjekjet e ditëve të fundit për sulme kibernetike ndaj sistemeve të Kuvendit të Shqipërisë;
Duke qenë se aktet e dhunës dhe të agresionit, përfshirë sulmet kibernetike kundër institucioneve shtetërore, infrastrukturës kritike dhe shteteve sovrane përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe mund të përbëjnë forma të terrorizmit;
Duke qenë se përdorimi sistematik i frikësimit, i grupeve të armatosura proxy, si dhe i mjeteve hibride për të përhapur frikë dhe destabilizim është i papajtueshëm me normat e marrëdhënieve paqësore ndërkombëtare;
Duke qenë se Republika e Shqipërisë, si anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka në themel të politikës së saj të jashtme dhe të sigurisë parimet e solidaritetit demokratik, shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar;
Duke qenë se populli dhe institucionet shqiptare mbeten të përkushtuara në luftën kundër terrorizmit në të gjitha format e tij dhe në mbajtjen përgjegjës të atyre që sponsorizojnë ose kryejnë akte terrori;
Kuvendi i Shqipërisë:
1.Dënon me termat më të ashpër veprimet e Qeverisë së Republikës Islamike të Iranit që mbështesin, mundësojnë ose kryejnë akte terrorizmi, operacione hibride dhe aktivitete destabilizuese në rajone të ndryshme të botës si dhe shpreh solidaritetin e plotë me vendet mike të Gjirit Persik dhe me Turqinë, të cilat janë shënjestuar nga aktiviteti terrorist i sponsorizuar nga Qeveria e Republikës Islamike të Iranit.

2.Dënon gjithashtu sulmet kibernetike të kryera kundër institucioneve të Republikës së Shqipërisë, përfshirë sulmin e vitit 2022 ndaj infrastrukturës shtetërore dhe përpjekjet e fundit për ndërhyrje në sistemet e Kuvendit të Shqipërisë.

3.Shpall Republikën Islamike të Iranit si Shtet Sponsor të Terrorizmit dhe si shtet që përdor mjete terroriste në ndjekje të objektivave të tij të politikës së jashtme.

4.Dënon aktivitetet e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe entiteteve të lidhura me të për rolin e tyre në mbështetjen e organizatave terroriste, forcave të armatosura përfaqësuese dhe operacioneve destabilizuese.

5.I bën thirrje Qeverisë së Republikës së Shqipërisë që :
– të forcojë masat kombëtare dhe ndërkombëtare për të luftuar terrorizmin e sponsorizuar nga shtetet dhe kërcënimet kibernetike;

– të bashkëpunojë ngushtë me vendet aleate dhe partnere në parandalimin dhe luftimin e financimit të terrorizmit dhe aktiviteteve të lidhura me strukturat shtetërore iraniane;

– të mbështesë nismat në organizatat ndërkombëtare që synojnë përgjegjshmërinë për aktet e terrorizmit, sulmet kibernetike dhe shkeljet e së drejtës ndërkombëtare.

– të shpallë menjëherë Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), si organizatë terroriste,

– të shpallë gjithashtu Hezbollah si një organizatë terroriste proxy të Republikës Islamike të Iranit, duke iu bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Hollandës dhe një numri shtetesh anëtare të BE-së si dhe vende të tjera, të cilat e kanë ndërmarrë më parë këtë përcaktim.
6.U bën thirrje vendeve demokratike, organizatave ndërkombëtare dhe partnerëve të Shqipërisë që të shqyrtojnë masa të koordinuara kundër terrorizmit të sponsorizuar nga shtetet dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër këtyre kërcënimeve.

7.Rikonfirmon përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj paqes ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe mbrojtjes së civilëve nga aktet e terrorit.

8.Udhëzon që kjo Rezolutë t’i përcillet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, qeverive aleate, Organizata e Kombeve të Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë përkatës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë