Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

GUANTANAMO- Grupi i parë i emigrantëve të paligjshëm, të cilësuar nga zyrtarët amerikanë si “ndër më të rrezikshmit”, po mbahet në qelitë e paraburgimit në Guantanamo, në pritje për t’u dëbuar drejt vendeve të origjinës.
Pentagoni konfirmoi të mërkurën se 10 “emigrantë të paligjshëm që paraqesin kërcënim të lartë” mbërritën një ditë më parë në qendrën amerikane të paraburgimit në Gjirin e Guantanamos. Ata po mbahen nën vëzhgimin e punonjësve të rendit për emigracionin.
Zëri i Amerikës njoftoi fillimisht për transferimin e emigrantëve nga qendra ushtarake “Fort Bliss” e Teksasit me një avion ushtarak të martën. Sipas Pentagonit, transferimi i emigrantëve që përbëjnë kërcënim të lartë në qendrën e paraburgimit në Gjirin e Guantanamos është një masë e përkohshme.
Agjencia amerikane për zbatimin e ligjeve të emigracionit, ICE, po ndërmerr këtë veprim për t’u siguruar që këta individë të dërgohen në vendin e tyre të origjinës ose destinacione të tjera të përshtatshme, thuhet në një deklaratë të Pentagonit.
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Kristi Noem, postoi të martën në rrjetin X foto të disa prej emigrantëve teksa po përgatiteshin të hipnin në aeroplanin ushtarak. Ajo i quajti ata “ndër më të këqijtë” ndërsa paralajmëroi se përpjekja për t'i dëbuar ata sapo ka filluar.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare tha më vonë se të këta emigrantë që po transportoheshin me avionin ushtarak ishin anëtarë të bandës famëkeqe venezuelase me shtrirje ndërkombëtare “Tren de Aragua”. Zyrtarët nuk thanë se kur dhe si ishin ndaluar ata. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar planet për të përcaktuar “Tren de Aragua” si një organizatë e huaj terroriste.
Në një postim në rrjetin X të mërkurën, zonja Noem tha se departamenti i saj ishte përgjegjës për arrestimin brenda disa ditësh të “vrasësve të dënuar, përdhunuesve, abuzuesve të fëmijëve, trafikantëve të drogës, pjesëtarëve të bandës MS-13 dhe anëtarëve të kartelit”.
Që nga urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump muajin e kaluar, Pentagoni ka vendosur 300 ushtarë në Guantanamo për të krijuar hapësirat e nevojshme për strehimin e emigrantëve të paligjshëm.
Sipas njoftimeve të shtypit, ata kanë ngritur tenda për të strehuar emigrantët brenda një zone të rrethuar në një pjesë të veçantë të bazës detare. Këto objekte nuk janë ende gati për emigrantët, sipas rrjetit televiziv Fox News.
“Numri i personelit ushtarak në këtë bazë do të jetë në varësi të nevojave të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, agjencia federale që ka rolin drejtues”, thuhet në një deklaratë të Komandës Jugore të Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr operacionet në Amerikën e Jugut, Amerikën Qendrore dhe Karaibe.
Emigrantët që mbërritën të martën do të mbahen në objektin e paraburgimit, sipas një zyrtari amerikan. Burgu i Guantanamos njihet kryesisht për strehimin e të burgosurve ushtarakë dhe të dyshuarve për terrorizëm, mes tyre dhe të përfshirët në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe talebanët.
“Nëse je një pjesëtar i dhunshëm i bandave, ne do t’ju vendosim në një qeli që është ndërtuar për al Kaidën përpara se t’u dërgojmë në vendin tuaj”, tha Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, në një intervistë për rrjetin “Fox News” këtë javë.
Në urdhrin e tij ekzekutiv muajin e kaluar, Presidenti Trump udhëzoi departamentet e Mbrojtjes dhe të Sigurisë Kombëtare që të përgatisin bazën detare në Guantanamo për të strehuar deri në 30,000 emigrantë.
“Disa prej tyre janë aq të rrezikshëm sa nuk u besojmë as vendeve të tjera që t'i mbajnë, sepse ne nuk duam që ata të kthehen mbrapa. Pra, ne do t'i dërgojmë në Guantanamo”, tha Presidenti Trump.
Patsy Widakuswara dhe Aline Barros kontribuuan për këtë lajm.
SHBA- Presidenti Donald Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv që synon të ndalojë sportistët tran...
SERBI- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë se ai ka theksuar rëndësinë e partnertitetit të Ser...
PARIS- Udhëheqësi i ri i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa foli sot në telefon me presidentin francez Emmanuel...
foto ilustruese KOSOVË- Ndërsa partitë politike pohojnë në fushatën për zgjedhjet e së dielës se do të in...
foto ilustruese SHBA- Urdhri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump që të ndërtohet një variant amerikan i &ldq...
KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se Kosova rrezikon të mbet...
PRISHTINË- Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në lidhje me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet më 3 shkurt, ban...
santorini SANTORINI- Një tërmet me magnitudë 5.2 Rihter ka goditur mbrëmjen e sotme Santorinin. Ky është tërmeti m...
pamje nga aksidenti ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali, ku një helikopter është...
marco rubio SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dëshiron që palestinezët të largohen nga Gaza vetëm përkohësi...