BOTA

BBC zbërthen skemën, si funksionon “fabrika” e vrasësve adoleshentë në Europë

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Gusht 2026, 13:16

BBC zbërthen skemën, si funksionon “fabrika” e

Në një periferi të Stokholmit, një burrë i veshur me të zeza doli nga një natë dimri. Me një pistoletë në dorë, ai iu afrua 20-vjeçarit Murad Abdelkader, një student që po kthehej në shtëpi pas një turni pune në McDonald’s.

Vrasësi hapi zjarr, duke qëlluar vazhdimisht ndërsa afrohej drejt objektivit të tij. Plumbin e fundit ia drejtoi kokës së viktimës, ndërsa ai ishte i shtrirë i pafuqishëm në tokë.

Vrasësi ishte 18-vjeçari Atilla Azimov. Në atë natë të shkurtit të vitit të kaluar, ai kishte vrarë njeriun e gabuar.

Ai e kishte kryer krimin për para ,  i punësuar nga Rrjeti Foxtrot, një grup i organizuar kriminal me lidhje me regjimin iranian, i cili është bërë i njohur për taktikat e tij të quajtura “dhuna si shërbim” (Violence-as-a-Service – VaaS).

Që nga viti 2022, Rrjeti Foxtrot dyshohet se është përgjegjës për rreth 35 vrasje, si dhe për një sërë sulmesh dhe tentativash sulmesh ndaj objektivave izraelite në Europë, përfshirë dy raste me eksplozivë dhe granata dore.

Banda rekruton adoleshentë për të kryer sulme në këmbim të parave, por në shumicën e rasteve nuk detyrohet t’i paguajë, sepse autorët kapen nga policia.

Një prej tyre është edhe Johannes Natland, një adoleshent norvegjez i cili të mërkurën u shpall fajtor nga një juri në gjykatën “Old Bailey” në Londër për komplot vrasjeje në West Yorkshire.

Sipas Task Forcës Operacionale GRIMM (OTF GRIMM), grupi i krijuar nga Europol për të luftuar këtë fenomen, vrasësit e rinj rekrutohen përmes rrjeteve sociale dhe marrin udhëzimet e tyre në një mënyrë “të ngjashme me lojërat elektronike”, ku detyrat u paraqiten si misione.

Andy Kraag, drejtues i Qendrës Europiane për Krimin e Rëndë dhe të Organizuar në Europol, e përshkruan këtë fenomen si “outsourcing-un e llogaritur të vrasjes te të rinjtë vulnerabël”.

OTF GRIMM aktualisht përfshin 11 vende të prekura nga fenomeni VaaS: Belgjikën, Danimarkën, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Islandën, Holandën, Norvegjinë, Spanjën, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Udhëheqësi i Rrjetit Foxtrot, Rawa Majid, është larguar nga Suedia dhe më pas nga baza e tij në Turqi, ndërsa aktualisht besohet se ndodhet në kryeqytetin iranian, Teheran.

Policia dyshon se disa prej sulmeve të kryera nga rrjeti janë realizuar për llogari të regjimit iranian, përfshirë një sulm me granatë ndaj ambasadës izraelite në Kopenhagë. Ndërkohë, sulme të tjera lidhen me luftërat e bandave për kontrollin e trafikut të drogës.

Gazetari investigativ suedez i televizionit publik SVT, Diamant Salihu, ka hetuar për tre vite lidhjet mes Foxtrot dhe Iranit.

“Regjimi po urdhëron liderin e Rrjetit Foxtrot që të aktivizojë rrjetin e tij për të kryer sulme ndaj armiqve të regjimit iranian”, tha ai.

“Këta mund të jenë disidentë, gazetarë që janë kundër regjimit, por edhe objektiva izraelite”.

Sipas Salihut, lidhjet me regjimin iranian nisën pas tetorit 2023, kur Majid u largua drejt Teheranit.

“Ai duhej të bënte një marrëveshje që të mund të jetonte lirshëm në Iran, me kushtin që ai dhe rrjeti i tij të punonin për regjimin”, tha gazetari.

Rrjeti Foxtrot dhe Majid u vendosën nën sanksione nga qeveria britanike në prill të vitit 2025.

Si funksionon “fabrika” e vrasësve adoleshentë
Rasti i Johannes Natland tregon mënyrën se si funksionon sistemi VaaS.

Natland, djali i dy gazetarëve nga Stavangeri, kishte pasur një fëmijëri të qetë, por më pas u përfshi në drogë dhe zhvilloi probleme të shëndetit mendor. Ai përfundoi në rehabilitim dhe për një periudhë në një qendër për të mitur.

Aty u njoh me një tjetër adoleshent që përdorte emrin online “UnknownHustler”.

Ishte pikërisht UnknownHustler që i dërgoi Natlandit kërkesën e parë online për të kryer një vrasje në Britani:

“Killing in England 270k”
(270 mijë korona norvegjeze, rreth 21 mijë paund).

Kërkesa vinte nga një tjetër adoleshent me pseudonimin “Generalen”. Në atë kohë ai ishte vetëm 16 vjeç dhe kishte kaluar tre vite në një qendër për fëmijë.

Generalen më pas e rekrutoi Natlandin për atentatin.

Ai ia kaloi më pas një anëtari të Foxtrot me emrin online “Agent 47”, një pseudonim i marrë nga seria e lojërave “Hitman”.

Policia suedeze akuzon Ali Shehad Ahmed, një person i afërt me liderin e Foxtrot, Rawa Majid, se fshihet pas këtij identiteti.

Agent 47 i bleu Natlandit biletën njëdrejtimëshe për në aeroportin e Mançesterit dhe e ndihmoi të siguronte një pasaportë emergjence.

Përmes aplikacionit të komunikimit Signal, ai e udhëzoi gjatë gjithë udhëtimit, përpara se ta kalonte te një tjetër person me emrin online “1”.

Duke e trajtuar thuajse si një personazh në një lojë kompjuterike, “1” i dërgoi një hartë dhe video që tregonin vendndodhjen e armëve të fshehura në një zonë pyjore në Huddersfield.

Më pas i dërgoi edhe një video tjetër që tregonte vendin ku ishte fshehur një shumë parash.

Pasi Natland u vendos në hotel me armët, Agent 47 i shkroi:

“Kemi shumë punë për të bërë nesër.”

Të nesërmen në mëngjes ai u arrestua.

Në atë moment, ai ende nuk ishte informuar se kush ishte objektivi i tij. Hetuesit britanikë po përpiqen ende të zbulojnë nëse bëhej fjalë për një vrasje kriminale apo një sulm politik të porositur nga Irani.

Adoleshentët nuk paguhen kurrë
Generalen ishte një rekrutues aktiv. Përveç Natlandit, ai kishte rekrutuar edhe persona të tjerë që kryen vrasje në Suedi.

Njëri prej tyre ishte Atilla Azimov, i cili po vuan burgim të përjetshëm për vrasjen e personit të gabuar.

Një tjetër ishte një 17-vjeçar që vrau Ahmed Zamzamin në Lund, në jug të Suedisë.

Asnjëri prej tyre nuk mori paratë e premtuara, sepse u arrestuan.

Sipas gazetarit Diamant Salihu, kjo është pjesë e mënyrës së funksionimit të Foxtrot.

“Ata nuk shqetësohen fare nëse adoleshentët kapen. Sepse kur kapen, ata nuk mund të kërkojnë paratë që u janë premtuar dhe ne nuk kemi parë raste ku këta vrasës të rinj të jenë paguar”, tha ai.

“Ka qenë një strategji e qëllimshme për të rekrutuar gjithnjë e më të rinj, sepse ata nuk mendojnë për pasojat e kapjes dhe janë më të gatshëm të marrin rreziqe”.

Përhapja e fenomenit në Europë
Generalen u ndalua pasi po organizonte vrasjen e djalit 14-vjeçar të një oficeri policie norvegjez.

Ai kishte rekrutuar një 15-vjeçar dhe një 17-vjeçar për sulmin me thikë, por 15-vjeçari informoi policinë.

Kur Generelen u arrestua, hetuesit gjetën në telefonin e tij detaje për planin e vrasjes në Huddersfield, çka i lejoi policisë britanike të arrestonte Natlandin në kohë.

Generalen u shpall fajtor në maj dhe po vuan një dënim prej 14 vitesh burg.

OTF GRIMM ka pasur disa rezultate në 15 muajt që nga krijimi i saj. Policia ka kryer më shumë se 280 arrestime, përfshirë disa persona kyç të rrjetit.

Një nga arrestimet më të rëndësishme ishte ai i Ahmedit, i dyshuar si “Agent 47”.

Ai u arrestua në qytetin kurd të Sulaymaniyah në Irak dhe aktualisht është subjekt i një kërkese ekstradimi drejt Suedisë.

Zëvendëskomisioneri kombëtar i policisë suedeze, Stefan Hector, tha se autoritetet po zgjerojnë vazhdimisht bashkëpunimin ndërkombëtar dhe po u tregojnë kriminelëve të organizuar se “nuk mund të ndihen të sigurt askund në botë”.

Në maj, Mohamed “Moewgli” Mohdhi, një ish-reper i përshkruar nga policia suedeze si “aktor qendror” në Foxtrot, u arrestua në Tunizi.

Por vetë Rawa Majid vazhdon të jetë jashtë mundësive të autoriteteve në Iran.

“Ai është ende aktiv”, tha Salihu. “Dhe për sa kohë ky rrjet të jetë aktiv, kam frikë se do të vazhdojmë të shohim sulme ndaj armiqve të regjimit iranian”.

Nuk dihet ende nëse arrestimet kanë dobësuar aftësinë operacionale të Foxtrot, por grupe të tjera kriminale, përfshirë rivalët e tij nga Dalen Network, kanë adoptuar të njëjtën metodë të rekrutimit të të rinjve vulnerabël për vrasje.

Fenomeni u përhap me shpejtësi nga Suedia në gjithë Skandinavinë dhe Europën Veriore, ndërsa rasti Natland tregoi se tashmë ka mbërritur edhe në Mbretërinë e Bashkuar. BBC

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan