Tmerr në Palasë/ Plas arma në një jaht, shkarkohet një karikator i tërë. Policia jep detaje
Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitar&...
Momente paniku janë regjistruar në brigjet e Palasës, ku nga një jaht u dëgjuan të shtëna arme që, sipas dëshmitar&...
Dita e 64-t e protestës kundër qeverisë u mbyll këtë të diel para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarë, akti...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në Dhërmi, duke alarmuar pushuesit dhe banorët e ...
Afera e TEC-eve Lundruese të vendosura në zonën e Triportit në Vlorë sa vjen e thellohet, teksa disa ditë pasi KESH-i hapi nj&eu...
Në ditën e 64-të të protestës përpara Kryeministrisë kundër qeverisë së Edi Ramës, vijojnë të m...
Qytetarë të shumtë, të pajisur me pankarta dhe flamuj, janë mbledhur në Sheshin Skënderbej në Tiranë, nga ku kan&eu...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka sqaruar për herë të parë logjikën e marrëveshjes mes Shqi...
Pas kërkimeve, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të minatorit që humbi jetën pas aksi...
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka kërkuar që procesi të shihet si një konsultim publik 60-ditor, disa kryebashkiakë socialistë...
Enti Rregullator i Ujit pranoi kërkesat e shoqërive rajonale të Ujësjellësave për rritjen e tarifave. Për të mbuluar p...
Italia po vendos pothuajse të gjitha qytetet e saj kryesore nën alarm të kuq për shkak të temperaturave ekstreme.
Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se 19 qytete nga veriu në jug, përfshirë Romën, Milanon, Venecian dhe Napolin, janë tashmë në nivelin më të lartë të alarmit. Deri të hënën, pothuajse të gjitha qytetet kryesore të vendit pritet të jenë në të njëjtin nivel rreziku.
Temperaturat arritën të shtunën në rreth 35 gradë Celsius në shumë zona, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se rreziku prek jo vetëm grupet më të ndjeshme, si të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe personat me sëmundje kronike, por edhe njerëzit e shëndetshëm dhe aktivë.
Sipas buletinit të fundit të Ministrisë italiane të Shëndetësisë, të publikuar të shtunën, deri të hënën rreth 25 nga 27 qytetet kryesore të vendit do të jenë në alarm të kuq.
Vetëm dy qytete pritet të mbeten në nivelin e dytë më të lartë, alarm portokalli: Reggio Calabria, në skajin jugor të gadishullit italian, dhe Messina, në ishullin e Sicilisë.
Ministria u ka bërë thirrje banorëve në zonat e prekura që të shmangin ekspozimin ndaj nxehtësisë dhe rrezet e drejtpërdrejta të diellit gjatë orëve më të nxehta, nga 11:00 deri në 18:00, të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të konsumojnë shumë lëngje.
Temperaturat ekstreme po shkaktohen nga një anticiklon subtropikal me origjinë nga Afrika e Veriut, i cili po forcohet mbi Detin Mesdhe.
Ndërkohë, zjarrfikësit në Greqi, Francë, Portugali dhe Spanjë vazhdojnë të luftojnë me zjarre që kanë përfshirë mijëra hektarë tokë.
Në Francë, rreth 2 mijë e 500 persona u evakuuan të premten në mbrëmje, 31 korrik, në rajonin juglindor të Varit, pasi një zjarr që ishte vënë nën kontroll për disa ditë u riaktivizua, sipas autoriteteve lokale.
Ndërkohë, një zjarr i madh në rajonin jugperëndimor të Gironde është vënë nën kontroll dhe rreth 200 mijë banorë të evakuuar kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre.
Në Greqi, qindra persona, kryesisht turistë, janë evakuuar me anije nga një qytet bregdetar në Beoti, i rrethuar nga një prej shumë vatrave të zjarrit që kanë përfshirë vendin.
Në Spanjë, më shumë se 200 mijë hektarë tokë janë djegur gjatë vitit 2026, rreth pesë herë më shumë se mesatarja për këtë periudhë të vitit, ndërsa edhe në Portugali sipërfaqet e djegura janë mbi nivelet normale, sipas të dhënave të Bashkimit Evropian.
Ndryshimet klimatike po rrisin temperaturat në mbarë botën. Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Copernicus, Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt, me një ritëm rreth dy herë më të lartë se mesatarja globale. Kjo po sjell më shumë valë të nxehti gjatë verës, presion më të madh mbi burimet ujore të Evropës dhe zjarre më të shpeshta e më intensive.
Tre persona humbën jetën dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi pranë një kafeneje...
Bashkimi Evropian do të zhvillojë të martën një mbledhje emergjente për të diskutuar krizën e migracionit në Ceuta,...
Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer në vëmendje idenë e marrjes nën kontroll të Groenlandës, duke lënë të ...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në plazhin Marina di Ragusa në Siçili. Mediat italiane kanë publikuar një video ku shfaq...
Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar konfiskimin e 123 pronave të Dëshmitarëve të Jehovait dhe kalimin e tyre në ...
Alpinisti i famshëm britaniko-nepalez Nirmal Purja, i njohur në mbarë botën si “Nims”, është mes 10 personave që ...
Të paktën 400 sisteme portative të mbrojtjes ajrore (MANPADS) pritet të mbërrijnë në Iran nga Kina. Sipas raportimeve, d&eum...
Spanja ka kritikuar reagimin e disa vendeve të Bashkimit Evropian ndaj fluksit të emigrantëve nga Maroku drejt enklavës spanjolle Ceuta...
Një grua ruse 28-vjeçare, e zhdukur që nga fundi i korrikut, është gjetur e pajetë brenda një valixheje në një ka...
Një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa dhe kryemin...