Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
SERBI- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, nuk ka dashur të ofrojë më shumë hollësi për tërheqjen e letrës së ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç, lidhur me hezitimin e Serbisë për zbatim të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.
Stano ka thënë se nuk ka çfarë të shtojë më shumë sesa deklaratat e të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.Vetë Lajçak ka thënë ditë më parë në Kosovë vetëm se “letra është tërhequr”.
Megjithatë, pak dihet se si është tërhequr letra, kur ka ndodhur kjo. Serbia, në anën tjetër, nuk e ka konfirmuar këtë veprim.
“Në emër të BE-së nuk kam çfarë t’i shtoj asaj që tha i dërguari i posaçëm, Mirosllav Lajçak në takimet në Prishtinë, javën e shkuar, dhe nuk ka nevojë të përsëritet. Pse, kur dhe si ndodhi kjo, nuk është diçka që na takon neve, por u takon autoriteteve të Serbisë t’i adresojnë këto pyetje. Mund të përsëris qëndrimin e BE-së që është i vazhdueshëm që nga dita e parë e Marrëveshjes së Ohrit, e ajo është se të dyja palët kanë obligim të zbatojnë Marrëveshjen, e cila është ligjërisht obliguese. Të dyja palët duhet të punojnë pa vonesa në zbatimin e saj”, ka thënë Stano.
Sipas tij, asnjëra palë nuk do të mund të bëjë hapa përpara drejt integrimeve evropiane, nëse nuk e zbaton këtë Marrëveshje. Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri për normalizim marrëdhëniesh në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa në mars të atij viti për një aneks zbatimi.
Ndonëse palët nuk i kanë nënshkruar ato marrëveshje, BE-ja insiston që ato janë ligjërisht obliguese.
Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Lajçak ka thënë gjatë vizitës në Kosovë se është arritur pajtueshmëri për një rund të ri të dialogut mes dy vendeve, në nivel kryenegociatorësh, por pa përmendur datën.
Më 10 shtator, ai është takuar në Beograd edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Lajçak nuk është deklaruar për mediat, ndërsa Vuçiq ka paralajmëruar se do t’i prezantojë kërkesat që ka Serbia për shkak të atyre që i ka konsideruar “sulme substanciale dhe brutale ndaj popullsisë serbe në veri të Kosovës”.
Ai i thënë së fundmi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se konsideron që shoqëritë në Kosovë dhe Serbi, nuk janë gati për normalizim. Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së, prej vitit 2011. Palët kanë arritur disa marrëveshje, por deri tash vetëm disa janë zbatuar./ REL
SHBA- Gjigantët e teknologjisë digjitale janë urdhëruar të paguajnë taksat dhe gjobat për të cilat kishin luftuar prej...
NORVEGJI- Balena që mendohet se ishte trajnuar si "spiune" nga Rusia dhe e gjetur e ngordhur në fillim të këtij muaji iu nënshtr...
Takimi SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën se do t’i prezantojë kërkesat e Se...
Millosh Vuçeviç SERBI- Kryeministri serb Millosh Vuçeviç së fundmi është shprehur se ka vetëm dy rrugë...
Foto ilustruese MAL I ZI- Mali i Zi dhe Serbia vazhdojnë të konsiderohen si vende udhëheqëse në procesin e anëtarësimit ...
Foto ilustruese MOSKË- Zyrtarët ukrainas kanë thënë më 10 shtator se sulme të shumta ruse me dronë dhe raketa kan&e...
Foto ilustruese SHBA- Donald Trump dhe zëvendëspresidenti i tij J.D. Vance përballen me kritika të reja nga brenda partisë: Haley,...
Foto ilustruese MADRID- Njerëzit me diabet të tipit 2 kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit t&eu...
Foto ilustruese KORE- Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka thënë se Pheniani do të rrisë arsenalin e armëve bërthamore, ka rapo...
ura e shembur VIETNAM- Një urë në Vietnamin verior u shemb pasi u godit nga tajfuni Yagi, i cili ka vrarë më shumë ...