Të shtënat me armë pranë parcelës me kanabis në Pukë, policia jep detaje
Duke reaguar për ngjarjen në Pukë, Policia e Shkodrës thotë se në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të nj&eu...
Duke reaguar për ngjarjen në Pukë, Policia e Shkodrës thotë se në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të nj&eu...
Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në një zonë të thellë malore të Pukës...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar protestat që prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, duke i cil&e...
Në ditën e 84-t të rezistencës, protestuesit kanë përsëritur kërkesat që, sipas tyre, i bashkojnë në k&eu...
Një rast dhune mes të miturave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të parkut të qytetit në Mitrovicë. Sipas Mit...
Sot shënohet dita e 84-të e protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protestuesit, të mbledhur fillimisht ...
Protesta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës ka hyrë sot në ditën e 84-t, ndërsa protestuesit janë mbledhur s&eum...
Pasditen e 25 korrikut, një supertanker u ankorua në terminalin e naftës Mesaieed në Katar, rreth 40 kilometra në jug të Dohas. ...
Top Channel zbardh të tjera detaje nga dosja hetimore për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ku si autor akuzohet Sokrat Vata. Ky i fundit pa...
Mbi 80 ditë protesta në Shqipëri, nuk kanë pasur ndikim vetëm mbi bulevardin e tiranës në të cilin vërshuan në...

Inteligjenca Artificiale ka krijuar tashmë triliona dollarë vlerë në tregje dhe ka kthyer një grusht specialistësh të teknologjisë në figura të famshme globale.
Publiku është njëkohësisht i entuziazmuar dhe i frikësuar.
Shumë mendje të njohura, nga Bill Gates tek Elon Musk, thonë se kjo teknologji sapo ka nisur të tregojë potencialin e saj.
Megjithatë, nëse bisedon me ekonomistët akademikë, shumica duket çuditërisht pak e interesuar për të studiuar ndikimin e një teknologjie që mund të ndryshojë botën.
Si pasojë, qendra e gravitetit e ekonomisë së Inteligjencës Artificiale po zhvendoset larg universiteteve, ndërsa një grup ekonomistësh të “magjepsur nga AI-ja” po udhëheq këtë valë të re kërkimesh.
Studiuesit universitarë dinë të lëvizin shpejt kur duan. Pas falimentimit të bankës së investimeve Lehman Brothers në vitin 2008, që shkaktoi krizën financiare globale, ekonomistët e kthyen studimin e panikut bankar dhe krizave të kreditimit nga një fushë periferike në një nga temat kryesore të disiplinës.
Po kështu, vetëm dy muaj pas shpërthimit të pandemisë Covid-19 në vitin 2020, gati një e treta e punimeve shkencore të ekonomisë të publikuara nga National Bureau of Economic Research (NBER), një nga institucionet më prestigjioze të kërkimit ekonomik në SHBA, trajtonin në një formë ose tjetër pasojat e pandemisë.
Disa prej këtyre studiuesve u bënë emra të njohur edhe për publikun e gjerë, si Nicholas Bloom i Universitetit Stanford, i specializuar në punën nga shtëpia, apo Emily Oster e Universitetit Brown, e njohur për studimet mbi mbylljen e shkollave gjatë pandemisë.
Në kontrast me këtë, tre vjet e gjysmë pas prezantimit të ChatGPT, që shënoi hyrjen në epokën e Inteligjencës Artificiale, analiza ekonomike e kësaj teknologjie mbetet relativisht e kufizuar.
Pesha e punimeve të NBER-it që fokusohen tek Inteligjenca Artificiale po rritet, por jo me ritëm veçanërisht të shpejtë (shih grafikun 1).
Edhe në vitin 2024, pasi emergjenca e Covid-it kishte përfunduar dhe epoka e AI-së kishte nisur realisht, numri i punimeve për Covid-in ishte më i lartë se ai i punimeve për Inteligjencën Artificiale.
Këtë vit, NBER ka gjasa të organizojë më shumë konferenca për kujdesin shëndetësor sesa për AI-në.
Disa ekonomistë akademikë e kanë shfrytëzuar mundësinë që ofron AI-ja (shih grafikun 2). Susan Athey nga Stanford po studion çfarë ndodh nëse Inteligjenca Artificiale nxjerr njerëz nga tregu i punës.
Basil Halperin nga Universiteti i Virxhinias ka shkruar qartë për mënyrën se si tregjet financiare i vlerësojnë zhvillimet në AI.
Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk është aq i njohur sa Bloom apo Oster. Dhe pak ekonomistë duket se e kuptojnë plotësisht potencialin kërkimor të kësaj fushe.
“Jam habitur nga sa pak kolegë të mi kanë provuar qoftë edhe të flasin me Anthropic ose OpenAI”, thotë një ekonomist akademik shumë i njohur, i cili këmbëngul se ai vetë flet vazhdimisht me laboratorët e Inteligjencës Artificiale.
Një pjesë e madhe e kërkimeve ekzistuese është shumë abstrakte. Sipas Ideas/RePEc, një bazë bibliografike e specializuar për ekonominë, Daron Acemoglu i Massachusetts Institute of Technology renditet si studiuesi kryesor në ekonominë e Inteligjencës Artificiale.
Punimi i tij i vitit 2024, i ndërtuar mbi një model kompleks të rritjes ekonomike në kushtet e AI-së, sugjeron përfitime modeste në produktivitetin e përgjithshëm. Ai ka marrë më shumë se 1,000 citime.
Por modeli nënvlerëson efektin potencialisht transformues të produkteve të reja të Inteligjencës Artificiale që po hyjnë në treg, argumenton Tyler Cowen nga George Mason University. “Përfitimet nga AI-ja dalin të vogla sepse supozohet se AI-ja nuk do të bëjë gjëra të reja.”
Edhe shumë studime empirike të lidhura me AI-në duket se mbështeten në supozime të gabuara. Një punim nga Erik Brynjolfsson i Stanford-it, i renditur i pesti nga Ideas/RePEc, dhe kolegët e tij sugjeron se punësimi i të rinjve në profesionet e ekspozuara ndaj AI-së ka rënë ndjeshëm, duke nënkuptuar se teknologjia po e transformon tashmë tregun e punës.
Por t’ia atribuosh këtë prirje AI-së do të thotë të besosh se kompanitë nisën të largonin punonjësit e rinj që në daljen e parë të ChatGPT-së, një produkt që në atë kohë ishte larg aftësisë për të zëvendësuar njerëzit.
Ekonomistët akademikë mund të jenë të ngadaltë dhe të pasaktë për dy arsye. E para lidhet me llojin e goditjes që përfaqëson AI-ja. Në vitin 2020, Covid-i e ndryshoi botën pothuajse brenda natës dhe efektet u bënë të dukshme thuajse menjëherë në të dhëna (shih grafikun 3).
Në të kundërt, AI-ja po e ndryshon ekonominë në mënyrë më të padukshme, “nën kapakun e motorit”. Norma mesatare e papunësisë në vendet e OECD-së, një klub i vendeve të pasura, është pothuajse e njëjtë me atë të kohës kur u prezantua për herë të parë ChatGPT.
Edhe të dhënat e PBB-së nuk përmbajnë praktikisht asnjë informacion specifik për AI-në; për shembull, investimet në qendrat e të dhënave për Inteligjencën Artificiale mund vetëm të hamendësohen.
Pa një ndikim të qartë makroekonomik dhe pa të dhëna mikroekonomike, ka pak material konkret për ekonomistët që të analizojnë.
Pa dyshim, cilësia do të përmirësohet me kalimin e kohës. Megjithatë, nëse kërkimi mbi modelet më të avancuara të AI-së zhvendoset brenda kompanive, ekonomistët mund të ndjekin rrugën që kanë marrë tashmë “ekonomistët e teknologjisë” në Microsoft, Google dhe kompani të tjera.
Këta studiues zakonisht kalojnë më pak kohë me pyetje të mëdha me rëndësi shoqërore, si për shembull nëse rrjetet sociale janë të mira për fëmijët, dhe më shumë me çështje të ngushta praktike, si mënyra më e mirë për të projektuar ankandet për shitjen e reklamave.
Studimi i Akcigit vëren se, pasi kalojnë përfundimisht nga akademia në industri, studiuesit e AI-së prodhojnë më pak punime shkencore, por më shumë patenta, në fakt një “riorientim nga shkenca e hapur drejt inovacionit pronësor”.
Pastaj vijnë konfliktet e interesit. Studiuesit brenda laboratorëve ka të ngjarë të përballen me presion për të publikuar punime që e paraqesin AI-në si të dobishme dhe të sigurt.
Vitin e kaluar, ekonomisti Tom Cunningham u largua nga OpenAI, pasi, sipas raportimeve, ishte zhgënjyer nga kufizimet mbi atë që mund dhe nuk mund të publikonte.
Ai përfundoi te METR, një institut i dedikuar vlerësimit të modeleve të AI-së dhe rreziqeve që ato paraqesin.
Në një botë me mundësi të mëdha, por edhe me rreziqe të mëdha, shoqëria ka nevojë për studiues të paanshëm që të thonë hapur atë që mendojnë. Ekonomistët akademikë kanë shumë për të rikuperuar./Monitor
Binjaket e bashkuara në kokë, Heloisa dhe Helena, kanë humbur jetën tragjikisht në moshën dy vjeç e shtatë muaj, pas n...
Energjia e shtrenjtë, mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe mungesa e pasardhësve për biznesin po çojnë në...
Një ish-mësues është dënuar me katër vjet e gjysmë burg pasi pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një...
Papa Leoni paralajmëroi të premten se Inteligjenca Artificiale (IA) nuk duhet të lejohet të zvogëlojë njerëzimin, ndërsa...
Volodymyr Zelenskyy thuhet se po kërkon miratimin e Elon Musk për të përdorur dronë të pajisur me Starlink kundër lëshue...
Një burrë dyshohet se vrau shefin e tij dhe më pas tentoi të hante trupin e tij në mes të rrugës. Humberto Joel, i njohur ...
Një 12-vjeçare nga Karolina e Veriut, SHBA, është rrëmbyer nga xhaxhai 38-vjeçar i shoqes së saj, ndërsa më pas...
Një nënë e re që shërbente si korriere droge rrezikon burgun pasi ndihmoi në kontrabandimin e kanabisit me vlerë 13 milion&eu...
Tensionet mes Izraelit dhe Turqisë po rriten për shkak të zhvillimeve ushtarake në Siri. Tel Avivi i ka kërkuar Ankarasë të m...
Një 26-vjeçar belg ka kaluar nga puna si shitës makinash në një jetë brenda familjes mbretërore, pasi është njohu...