BOTA

Eksportet i rikthehen rënies në prill, fasoni po vuan pasojat e tarifave të Trump

n.f Përditësimi i fundit 19 Maj 2025, 14:46

Eksportet i rikthehen rënies në prill, fasoni po vuan pasojat e

TIRANË- Pas një fillimi pozitiv, eksportet i janë rikthyer sërish rënies në muajin prill. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në prill 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 33.1 mld lekë, duke u ulur me 4,7%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo rënie vjen, teksa në mars shitjet jashtë vendit ishin rritur me 4.9%. Të gjitha grupet, me përjashtim të mineraleve dhe makinerive e pajisjeve ishin me rënie në prill.

Gjatë muajit Prill 2025, në rënien e eksporteve prej 4,1% kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,1 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,3 pikë përqindje “Produkte kimike dhe plastike” me -0,8 pikë përqindje etj. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +3,4 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,1 pikë përqindje.

Megjithatë, për 4 mujorin, tendenca mbetet pozitive, si rrjedhojë e ecurisë së mirë në tre muajt e parë të vitit.

Për periudhën janar-prill 2025, eksportet e mallrave arritën vlerën 133 mld lekë, duke u rritur me 2.3% (nga 4,7%, për tremujorin) në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +8,9 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,6 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,5 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,1 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” dhe “Tekstile dhe këpucë” me -0,8 pikë përqindje, etj.

Lëndët djegëse, energjia e mineralet, rritja nga Kosova

“Minerale, lëndë djegëse e energji” është grupi me rritjen më të madhe në katër muajt e parë të këtij viti. Për janar-prill, eksportet arritën në 37.3 miliardë lekë, me një rritje prej 44% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur efektin kryesor e kishin shitjet e Bankers Petroleum në Spanjës, ose energjia, ndikimin kryesor në këtë tendencë e ka dhënë Kosova, që ka pasur një zgjerim të fortë të shitjeve të grupmallit “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”.

Fasoni kthehet sërish në agoni, vuan pasigurinë e krijuar nga tarifat e Trump

Për herë të parë pas shumë muajsh, eksportet e “tekstile dhe këpucë” iu rikthyen rritjes, ndonëse të lehtë në mars, duke u zgjeruar me 4.6%. por kjo rritje ka zgjatur shumë pak. Në prill, ky grup shënoi një tkurrje me 4.7%.

Edhe për katërmujorin tendenca është negative, me një rënie prej 2.87%.

Gjatë vitit 2024, ky sektor ishte në vështirësi, për shkak të rënies së euros, rritjes së kostove të prodhimit dhe rënies së kërkesës në tregjet ndërkombëtare.

Florjan Zekja nga Proeksport Albania thotë se aktualisht vendosja e tarifave nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka krijuar pasiguri në tregjet e Europës, e cila ka ndikuar në periudhën e prodhimit të veshjeve të modës dhe kalimin ndërmjet sezoneve. Sipas tij, kjo ka shkaktuar një rënie të kërkesës në tregjet europiane për tekstile dhe këpucë.

Nga ana tjetër, kompanitë vendase vazhdojnë të përballen me rritje të kostove për shkak të ngritjes së pagave të fuqisë punëtore. Gjithashtu, dobësimi i euros ka përkeqësuar më tej situatën financiare të këtyre kompanive, duke rritur kostot për eksportuesit dhe duke ulur fuqinë blerëse në tregjet europiane.

Materiale ndërtimi dhe metale, tkurrje fortë 32.5%

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” kanë vijuar tendencën rënëse edhe këtë vit, të ndikuar nga reduktimi i aktivitetit të Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend.

Për katër mujorin, ky grup ra me 32.2%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.

Ushqime pije e duhan me rënie në prill

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit po shënon një rritje në sasi, por po penalizohet nga çmimet e ulëta. Në janar-prill, ky grup u rrit me 4.7%, por në prill tendenca ishte negative, me tkurrje prej 2%. Pavarësisht potencialeve, sektori po ndikohet nga rritja e kostove, që po e bëjnë atë më pak konkurrues në rajon si dhe nga ecuria e motit. Rënia e çmimeve është një tjetër faktor ndikues, teksa rritja në sasi ka qenë më e lartë.

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi i kthehen rritjes

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” ishin grupi tjetër që nuk po rritet vitin e fundit. Ky grup po vuan zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Megjithatë në prill, eksportet e këtij grupi morën një kthesë pozitive, me rritje të fortë prej 15.6%. Për katër mujorin grupi u rrit lehtë me 4.7%.

Deficiti tregtar është rritur në prill, por si katërmujor mbetet në ulje për shkak të ecurisë së mirë në tre muajt e parë.

Sipas INSTAT, Në këtë katërmujor, eksportet e mallrave arritën vlerën 133 mld lekë, duke u rritur me 2,3%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 277 mld lekë, duke u ulur me 2,5%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 144 mld lekë, duke u ulur me 6,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Në Prill 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, duke u ulur me 4,1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 5%, në krahasim me Mars 2025. Importet e mallrave arritën vlerën 76 mld lekë, duke u rritur me 0,4%, në krahasim me një vit më parë dhe me 2,5% në krahasim me Mars 2025. Deficiti tregtar i këtij muaji është 43 mld lekë, duke u rritur me 4,3%, krahasuar me Prill 2024 dhe me 9,3%, në krahasim me Mars 2025.

Bien eksportet drejt Italisë, rriten ndjeshëm drejt Kosovës

Në muajin Prill 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rënien më të madhe të eksporteve, në krahasim me Prill 2024 janë: Italia (7,7%), Spanja (27,1%), Kina (32,8%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kosova (87,1%), Greqia (11,4%), Gjermania (10,5%), etj.

Gjatë këtij katërmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova (81%), Greqia (9,3%) dhe Germania (6,6%). Ndërsa vendet me te cilat ka pasur uljen me te madhe jane: Italia (12,5%), Maqedonia e Veriut (30,8%) etj.

Në muajin Prill 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, janë: Kina (11,1%), Maqedonia e Veriut (18,9%), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (3,9%), Turqi (5,6%), Greqia (5,9%), etj.

Gjatë këtij katërmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Itali (1,3%), Turqia (21,9%), Gjermania (9,0%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë: Kina (23,7%), Greqia (3,0%) dhe Spanja (5,7%).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 54,9%, të gjithë tregtisë. Në Prill 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 64,5% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 50,8 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (25,8%), Kina (8,9%), Turqia (7,9%), Greqia (7,4%).

Shkëmbimet tregtare, për katërmujorin e parë 2025, me vendet e BE-së zënë 57,3% të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Prill 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 67,4% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52,4% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,2%), Kina (8,7%) dhe Greqia (7,8%)./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë