Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

HAMAS- Hamasi, në të kaluarën e tij, ka humbur shumë liderë, por pas çdo eleminimi ka lufuar edhe më fortë. Sigurisht, atëherë luftëtarët kishin kontrollin e territorit ndërsa sot Gaza është e shkatërruar, me popullsinë e shtypur dhe me mbi 40 mijë të vdekur. Reagimi i ashpër i Izraelit pas masakrës së 7 tetorit një vit më parë. Nga ana tjetër, zhdukja e liderit mund të ketë pasoja serioze, veçanërisht nëse ai ka pushtet të centralizuar dhe mbetet pothuajse i vetëm në krye.
Shërbimet sekrete besojnë se menaxhimi i militantëve është në duart e Mohammed Sinwar, vëllait i Yahya Sinwar. I lindur në vitin 1975 në Khan Younis, i arrestuar në ’91 nga izraelitët dhe më pas i liruar pas 9 muajsh, Mohammed u bë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të komandantëve të “Brigadave al Kassam”, përkrah Saad al Arabid dhe Mohammed Deif. Me kalimin e kohës, ai kishte rritur ndjeshëm peshën e tij duke demonstruar aftësi për të “kopsitur” marrëdhënie me grupet e tjera palestineze dhe egjiptiane. Fundi tragjik i shumë anëtarëve të hierarkisë së Hamasit, i kombinuar me punën që ai bëri, e ngjiti Muhamedin më lart. Sipas disa vëzhguesve, ai ka qëndrime ekstreme, të ngjashme me ato të Jahjas.
Ai “ruan” edhe zinxhirët e pengjeve. Panorama e drejtuesve të Hamasit plotësohet nga përfaqësuesit e diasporës, Khaled Meshal, Khalil al Haya dhe Musa Abu Marzouk. Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) pretendon se ka likuiduar shumicën e atyre që ishin përgjegjës për 5 brigadat, 24 batalionet dhe 140 kompanitë që përbënin organizatën. Pothuajse çdo javë, zëdhënësit e ushtrisë izraelite tregonin emrin dhe pozicionin e oficerëve apo individualë të eliminuar. Ata u eliminuan nga dronë, avionë të motorizuar, raketa, aktivitete sekrete. Një listë me qindra identitete. Krerët e Hamasit ishin trajnuar që të kryenin operacione për të penguar armikun. Objektivi i tyre ishte shkaktimi i humbjeve, përdorimi i pengjeve si shantazh, detyrimi i Netanyahut për të pranuar një armëpushim, shkaktimi i një konflikti total me përfshirjen e Iranit, i cili tani ka humbur një partner tjetër në të cilin kishte investuar.
Hamasi, në letër, mund të llogariste në 30 mijë anëtarë, përfshirë milici dhe vullnetarë me kohë të plotë. Izraelitët pretendojnë se kanë neutralizuar rreth 17 mijë, plus 1 mijë të vrarë brenda shtetit hebre më 7 tetor dhe në ditët në vijim gjatë ripushtimit të kibucit. Të paktën 22 batalione, sipas IDF nuk janë më batalione. Një vlerësim i CIA-s që daton në maj beson se Hamasi ka pësuar një reduktim prej 30 deri në 35% në potencialin e rij, që do të thotë se ende shumë mbetet në duart e liderëve. Në fakt, ne e kemi parë këtë në mënyrë të përsëritur muajt e fundit, me izraelitët të detyruar të rikthehen në zonat që ata i konsideronin “të rikuperuara”.
Lëvizshmëria, përdorimi i rrënojave si vendqëndrime, kamuflimi, pajisjet e lehta rezultuan të mjaftueshme për të mbajtur zjarrin të ndezur. Deri më sot ata kanë lëshuar rreth 14 mijë raketa nga rreth 30 mijë që kishin në furnizime. Dhe pastaj tunelet. Zgjatja e tyre e vërtetë është një “mister”. Në fillim flitej për 500 kilometra dhe tani ka nga ata që hipotezojnë dyfishin e saj. IDF pretenduar shkatërrimin në 80%, por muxhahedinët vazhdojnë të dalin nga tunelet për të qëlluar tanket izraelite.
Fronti i Gazës po pasqyrohet edhe në Frontin e Libanit. Hezbollahu ka përjetuar tashmë në një mënyrë edhe më traumatike, zhdukjen e lidershipit të tij. Ai u lëkund për disa ditë, përjetoi momente hutimi, por megjithatë u kthye me forcën e saj, dukshëm më të fortë se ajo e Hamasit, edhe sepse ka mbështetje konkrete dhe të mundshme nga Irani dhe milicitë e tjera shiite (nga Iraku, Jemeni, Siria). Ata nuk mund të kryejnë sulme, por synojnë ta bëjnë Izraelin të mos jetojë në normalitetit. Javët e ardhshme do të jenë prova të një krize ku siguritë janë shembur. Dhe ne do të kemi indikacione nëse sukseset ushtarake të Izraelit do të çojnë në një pikë kthese, siç shpresojnë shumë, apo nëse ato do të jenë fillimi i një faze tjetër të një lufte të pafund.
GJERMANIA- Presidenti Joe Biden zhvilloi një vizitë të shpejtë në Gjermani të premten, ndërsa Berlini e nderoi atë me ...
BRUKSEL- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të premten se aleatët do të vazhdojnë të punojnë së b...
HAMAS- Shumë nga udhëheqësit kryesorë të Hamasit janë vrarë që nga sulmi i grupit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, ...
RAFAH- Pamjet e sulmit ndaj liderit të Hamasit, Yahya Shinwar, janë publikuar nga ushtarët izraelit të shoqëruara nga dëshm...
Viktor Orban BRUKSEL- Kritikat kundër Kryeministrit hungarez, Viktor Orban, brenda Bashkimit Evropian dhe në Budapest po rriten, ndërsa po ...
KOSOVA- Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kërkoi përparim në dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe ...
SHBA- Donald Trump ka folur sërish për pushtimin e shtetit ukrainas nga Rusia. Ish-presidenti amerikan ka fajësuar presidentin ukrainas, Volody...
IZRAEL- Vdekja e Yahya Sinuar u konfirmua zyrtarisht të premten nga Hamasi, i cili nuk tregon prirje për tu tërhequr pavarë...
Foto ilustruese ANGLI- Një foshnjë u mbyt natën e së enjtes në brigjet franceze në Kanalin Anglez pasi një...
Aksidenti TURQI- Gjashtë persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u lënduan kur një autobus turistik u përmbys n&e...