Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Qeveria po rrit presionin për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar. Për 2025 ka shumë kthime. Në landin e Renanisë Veriore - Vestfalisë është krijuar një strukturë e pavarur, që vëzhgon se si trajtohen personat e prekur.
Mert Sayim shpesh qarkullon nëpër aeroportet në NRË, kryesisht në Dyseldorf. Vetëm nga aeroporti i Dyseldorfit gjatë vitit 2024 janë dëbuar nga Gjermania përmes linjave ajrore mbi 2800 vetë. Ata që dëbohen janë personat, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil ose që për arsye të tjera nuk kanë perspektivë të qendrojnë në Gjermani.
Më 2024 janë kthyer gjtihsej mbi 20.000 vetë
Sayim punon në Shërbimin e Kishës Evangjeliste si referent për refugjatët, migrantët dhe integrimin e tyre. Puna e tij është që të vëzhgojë në vend realizimin e dëbimeve dhe të dokumentojnë mënyrën se si trajtohen të prekurit ose nëse ka ndonjë sheklje gjatë procedurës. Ai nuk e di saktë numrin e kthimeve. Nga 13.000 kthime që ka pasur më 2022 çdo vit numri ka qenë në rritje dhe më 2024 janë kthyer mbi 20.000.
Nga Gjermania për në Shqipëri më 2024 janë kthyer mbi 1.000 azilkërkues, në Maqedoninë e Veriut gati 1.400 vetë, ndërsa në Gjeorgji mbi 1.800 persona.
Në vitin 2025 kurba është në rritje. Sipas Ministrisë së Brendshme në gjysmën e parë të këtij viti janë dëbuar 12.000 vetë. Sayim do të ketë edhe shumë punë, për të dokumentuar nëse njerëzit i kthejnë sipas ligjeve apo kundër vullnetit të tyre. Përshtypjet ndonjëherë edhe të dhimbshme, që krijon ai nga situata të ndryshme, dokumentohen rregullisht dhe publikohen.
Dëbim ende pa u operuar
Duke prezantuar raportin aktual vjetor për konstatimet gjatë dëbimeve Sayim përshkruan një shembull: "U vëzhgua dëbimi ndër të tjerë edhe i një fëmije, që sapo kishte pasur një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. E kthimi u realizua edhe pa përfunduar ekzaminimi pas operacionit që ishte përcaktuar nga mjeku." Në raste të tilla, tërheq vëmendjen Sayim do të lipsej më shumë sensibilitet dhe fleksibilitet. Kjo strukturë kishtare jep edhe rekomandime, që në rast të personave të sëmurë, duhet paraprakisht të verifikohet situata në vendin e kthimit, nëse është i përshtatshëm kujdesi shëndetsor për indivin me sëmundje të caktuar. Nëse nuk ekzistojnë mundësitë e trajtimit të duhur mjekësor në atdhe, kthimet duhen pezulluar. Jo gjithmonë bëhen verifikime të tilla. Këto organizata bëjnë thirrje për më shumë transparencë dhe akses për monitorimin e procedurave të kthimit.
Sayim thekson, se kjo duhet të rregullohet në nivel landesh dhe federate. I gjithë procesi i dëbimeve duhet të monitorohet: "Konkretisht kemi parasysh që nga momenti i marrjes së personave nga vendbanimi e deri në aeroport." Vëzhgimi i procedurës është parashikuar që në 2008 në një direktivë të BE-së, thotë Sayim.
Ministri i Brendshëm Dobrindt po ndjek një kurs gjithnjë e më të ashpër
Por Gjermania e ka shpërfillur këtë direktivë e bashkë me vende të tjera po punohet për ashpërsim të mëtejshëm të rregullave. Ministri kristiansocial Alexander Dobrindt gjatë një takimi në korrik me homologët e tij nga Austria, Danimarka, Franca, Çekia dhe Polonia u dakordësuan për harmonizimin e rregulloreve. "Kthimet me efikasitet janë një kusht i domosdoshëm për të krijuar besim tek një politikë e ekuilibruar europiane përmigracionin", theksohet në deklaratën e përbashkët./DW
Avioni që barti presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe stafin e saj ngrihet nga pista e bazës ajrore "Mihail Kogalniceanu", pran...
Në Kishën e Familjes së Shenjtë në Qytetin e Gazës, Fouad Abu Youssef, 34 vjeç, vesh një këmishë të gri...
Florida planifikon t'i japë fund të gjitha mandateve shtetërore për vaksinim, duke përfshirë edhe ndjekjen e shkollave nga nxë...
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, e mbrojti të mërkurën sulmin e ushtrisë amerikane ndaj një varke të operuar nga një...
Lutjet e fundit plot ankth të një vajze 5-vjeçare palestineze të bllokuar në një makinë nën zjarrin izraelit ritregohe...
Të paktën 15 persona kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur pasi një tramvaj elektrik në Lisbonë doli nga shinat...
Presidenti rus Vladimir Putin tha të mërkurën se ishte gati të zhvillonte bisedime me Volodymyr Zelenskiy nëse presidenti ukrainas do t...
Pas një rritjeje të re të mbërritjeve të migrantëve, Greqia ka miratuar një ligj që ashpërson qëndrimin e saj ...
Nëse gjithmonë keni menduar se pavdekësia është temë e fanta-shkencës, Xi Jinping dhe Vladimir Putin ndoshta nuk janë da...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç akuzoi të mërkurën Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën për “krijimin ...