
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka bërë thirrje që vendet evropiane të forcojnë kapacitetet e tyre ushtarake, duke paralajmëruar se siguria e kontinentit përballet me sfida serioze për shkak të kërcënimit rus.
Gjatë samitit të NATO-s që po zhvillohet në Ankara, Frederiksen deklaroi se Evropa duhet të investojë më shumë në mbrojtje dhe të jetë e përgatitur për skenarë të ndryshëm, ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës vijon.
“Evropa duhet të armatoset në mënyrë që të kujdesemi për njerëzit dhe shoqërinë tonë. Nga ana daneze, ne po ia dalim mbanë”, u shpreh kryeministrja daneze.
Ajo theksoi gjithashtu se Danimarka po përmbush objektivat e përcaktuara nga NATO dhe se forcimi i mbrojtjes është një domosdoshmëri për të gjitha vendet aleate.
Frederiksen vuri në dukje se lufta në Ukrainë nuk është vetëm një konflikt mes dy vendeve, por lidhet drejtpërdrejt me sigurinë dhe lirinë e Evropës.
“Duhet të jetë e qartë për të gjithë se është gjithashtu liria dhe siguria jonë që ukrainasit po mbrojnë. Dhe ata nuk mund ta fitojnë luftën me fjalë”, deklaroi ajo.
Komentet e kryeministres daneze vijnë në një kohë kur vendet e NATO-s po diskutojnë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe forcimin e kapaciteteve ushtarake, në një periudhë tensioni të lartë gjeopolitik në Evropë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
7 Korrik12:57
Alarm i kuq në Spanjë nga vala e të nxehtit/ Temperaturat arrijnë deri në 42°C, tre rajone në rrezik ekstrem
Agjencia meteorologjike e Spanjës, Aemet, ka shpallur alarm të kuq për valë të jashtëzakonshme të të nxehtit në d...
Piranjat News
BOTA
7 Korrik13:00
E dyshuara që hodhi në erë oligarkun ukrainas në Monako, gjendet e ekzekutuar dhe varrosur në Kiev
E dyshuara për vrasjen e një oligarku ukrainas në Monako është gjetur e vdekur, raportojnë mediat ukrainase dhe ruse. ...
Piranjat News
BOTA
7 Korrik12:09
Financial Times: Si do të luftonte Evropa pa SHBA-në?
Pas shfaqjes tradicionale të unitetit që pritet në Samitin e NATO-s në Ankara, ushtritë evropiane kanë filluar të përg...
BOTA
7 Korrik11:50
Mashtrimi dhjetëra milionë euro/ Gjermania arreston në avion shqiptarin, po fluturonte nga Dubai
Policia Federale gjermane ka arrestuar në aeroportin e Frankfurtit një mashtrues të kërkuar për një skemë mashtrimi me vler...
Piranjat News
BOTA
7 Korrik11:39
Shpërthime pranë hotelit ku po qëndron Emmanuel Macron në Damask, 18 të plagosur
Alarmi u dha në Damask të martën kur shpërthime u dëgjuan pranë hotelit Four Seasons, ku mediat siriane thanë se ...
BOTA
7 Korrik11:43
Historia që preku Australinë/ Mësuesi sakrifikoi jetën për të paralajmëruar fëmijët nga peshkaqeni
Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre vite nga ngjarja tragjike, historia e mësuesit australian Simon Baccanello vijon të kujtohet si ...
BOTA
7 Korrik11:14
Syzet me inteligjencë artificiale po kthehen në trend, por a po rrezikojnë privatësinë tonë?
Teknologjia e syzeve të pajisura me inteligjencë artificiale po zhvillohet me ritme të shpejta, duke premtuar ta bëjë jetën e p&...
BOTA
7 Korrik11:12
E pazakontë/ Shpenzoi 6 mijë dollarë për Kupën e Botës, por mbeti i bllokuar te porta e hyrjes
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me një familje që kishte shpenzuar mijëra dollarë për të ndjekur ndeshjet e Kup&eum...
BOTA
7 Korrik10:25
Gjendet e vdekur 23-vjeçarja bullgare në Selanik/ Autoritetet nisin hetimet për shkaqet
Një 23-vjeçare me origjinë bullgare është gjetur e vdekur në zonën e Neapolit, në Selanik të Greqisë.
Sip...
BOTA
7 Korrik09:42
Vendimi që mund të ndryshojë garën presidenciale në Francë/ Marine Le Pen pret fatin politik
Marine Le Pen do të mësojë këtë të martë nëse do të ketë të drejtë të kandidojë për...